Partia VLEN ka vlerësuar se parashikimet e reja të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore për rritjen ekonomike, si dhe investimet në infrastrukturën rrugore, janë tregues të zhvillimeve pozitive ekonomike në vend.
Ata thonë se, FMN-ja ka rritur parashikimin e rritjes ekonomike nga 3,1 në 3,5 për qind, ndërsa Banka Botërore nga 2,9 në 3,2 për qind. VLEN-i ka theksuar gjithashtu projektet në autostradën Shkup–Bllacë dhe në Korridorin 8, si dhe uljen e inflacionit dhe mbështetjen për bizneset vendore.
“FMN-ja nga 3,1 në 3,5 për qind, Banka Botërore nga 2,9 në 3,2 për qind. Të dyja këto institucione presin rritje më të lartë ekonomike këtë vit.
Autostrada Shkup–Bllacë është pritur me dekada. Ne do t’ia vëmë PIKËN!
Në Korridorin 8, nga Tetovë–Gostivar deri në Kërçovë–Ohër, po punohet. Më 12 tetor vumë gurthemelin edhe për Bukojçan–Kërçovën, që plotëson lidhjen e Pollogut me Kërçovën dhe Ohrin, drejt Shqipërisë dhe porteve të Adriatikut.
Inflacioni nga 4,5 për qind në maj të vitit 2024, në 2,7 për qind këtë shtator.
Përkrahja për bizneset vendore dhe hapja e vendeve të punës mbeten kryefjala jonë.
VLEN-i n’punë!”, thuhet në komunikatën e partisë VLEN.
Data 15.10.2026
Aktuale
- Facebook ofron përdoruesve mundësinë për të formësuar algoritmin e rekomandimeve
- Askush nuk e priste, këngëtarja e njohur kosovare zbukon se është shtatzënë
- Gjimnazistët në Kamëz protestojnë: Një valë e re e bojkotit shkollor
- VLEN: FMN-ja dhe Banka Botërore rrisin parashikimet për ekonominë tonë!
- Dyshime për dhunë gjatë arrestimit në Saraj, Avokati i Popullit kërkon dokumentet
- Flakët përpijnë një Mercedes në Shkup, dëmtohet edhe një veturë tjetër
- Policia e Shtetit reagon për protestat, apel prindërve: Kontrolloni ku ndodhen fëmijët tuaj
- Alarmohet Turqia: Vërshimet e papritura rrezikojnë jetën e të famshmëve



