Avokati i Popullit ka kërkuar nga Ministria e Brendshme të gjitha informacionet e nevojshme nga momenti i ndalimit dhe arrestimit të personave të dyshuar për transport droge, ngjarje për cilën ditë më parë policia doli me kallëzime përkatëse penale. Zyra e Avokatit të Popullit kërkon të dijë gjendjen faktike mbi dyshimet, arsyetimin e përdorimit të dhunës dhe rezultatet nga aksioni. Këto të fundit MPB-ja një ditë më parë i shpjegoi në hollësi.
Informacione të detajuara mbi intervenimin, identitetin e personave të përfshirë dhe dëshmitë materiale përfshi edhe dokumentacionin mjekësor;
Analizë e arsyeve dhe mënyrën se si është përdorur forca policore në rastin konkret;
Rezultatin ligjor të procedurës, parregullsitë e konstatuara nga Kontrolli i Brendshëm dhe statusi juridik i lëndës në Prokurorinë Publike.– Avokati i Popullit.
Avokati i Popullit në mendimin e tij të bazuar mbi informacionet me karakter publik vlerëson se çdo përdorim i tepërt i forcës derisa subjekti i dyshuar është i neutralizuar bie në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat njerëzore. Ditë më parë policia konstatoi se dy të rinjtë nga Saraji i Shkupit janë ndaluar mbi dyshimet për drogë. Ata kanë refuzuar t’i binden urdhrit policorë, kanë marrë armën e policit dhe janë arratisur. Pas një kohe nga shpejtësia e lartë sipas policisë, janë aksidentuar në autostradë, ndërsa paraprakisht e kanë hedhur nga makina drogën që kishin për mision ta shisnin. Si rezultat i aksionit, policia ka bastisur edhe një adresë ku ka gjetur drogë shtesë që sipas tyre lidhet me aktivitetet e dy trafikantëve të arrestuar më 7 tetor nga policia. Ndaj tyre rëndojnë kallëzimet penale për tregti me drogë dhe pengesë e personit zyrtarë. Kontrolli i Brendshëm ka hapur procedurë ndaj 6 policëve pjesëmarrës në aksion për të cilët në rast se konstatohet përdorimi i forcës mbi kornizat ligjore, do të merren masa për suspendim nga vendi i punës. Policët ndërkohë kanë denoncuar disa persona në polici për kërcënime me jetë pasi identiteti i tyre u shpalos në rrjetet sociale dhe u kërcënuan ata dhe familjet e tyre. Sindikatat e policëve kanë reaguar duke kërkuar zbardhje të rastit, dënime të duhura për trafikantët e drogës dhe garanci ligjore e institucionale për policët e përfshirë në aksion, duke theksuar se bëhet fjalë për njësitin elitare me rezultate më të mira në luftën kundër trafikimit me lëndë narkotike. /Alsat.mk



