Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar pas djegjes së Kolegjit të Europës në Tiranë, duke thënë se është dhënë shumë punë për ta sjellë atë në rajonin e Ballkanit.
Osmani, thotë se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme politike dhe se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por se ka arritje që i takojnë gjithë vendit, përtej cdo qeverie e partie.
“E di sa shumë jemi angazhuar për ta sjellë Kolegjin e Europës në rajonin tonë. Edhe ne e kemi dashur në Shkup. E dinim se çfarë peshe kishte. Me ardhjen e tij, perspektiva europiane merrte një adresë konkrete.
Pas Bryzhit dhe Natolinit, kjo adresë u bë Tirana. Ishte një njohje e madhe për Shqipërinë dhe krenari për të gjithë ne. Të rinj nga vende të ndryshme të Europës do të vinin në Tiranë për të mësuar e për t’u përgatitur për të ardhmen e përbashkët europiane.
Prandaj, pamjet e zjarrit dhe dëmtimit të ambienteve të Kolegjit më dhembën. E di sa vështirë fitohet një besim i tillë dhe sa shumë punë duhet që një vend të arrijë deri aty.
Nuk dua të hyj në përplasjet e brendshme politike të Shqipërisë. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të kërkojnë përgjegjësi nga pushteti. Por ka arritje që i takojnë gjithë vendit, përtej çdo qeverie e partie.
Kolegji i Europës është një prej tyre. Ta godasësh atë do të thotë të godasësh edhe një simbol të së ardhmes europiane të Shqipërisë.
Qeveritë vijnë e shkojnë. Ajo që ndërtojmë për brezat që vijnë duhet të mbetet”, ka shkruar Osmani.
Data 15.10.2026
Aktuale
- Facebook ofron përdoruesve mundësinë për të formësuar algoritmin e rekomandimeve
- Askush nuk e priste, këngëtarja e njohur kosovare zbukon se është shtatzënë
- Gjimnazistët në Kamëz protestojnë: Një valë e re e bojkotit shkollor
- VLEN: FMN-ja dhe Banka Botërore rrisin parashikimet për ekonominë tonë!
- Dyshime për dhunë gjatë arrestimit në Saraj, Avokati i Popullit kërkon dokumentet
- Flakët përpijnë një Mercedes në Shkup, dëmtohet edhe një veturë tjetër
- Policia e Shtetit reagon për protestat, apel prindërve: Kontrolloni ku ndodhen fëmijët tuaj
- Alarmohet Turqia: Vërshimet e papritura rrezikojnë jetën e të famshmëve



