Author: Jeta almakos

Pasditën e sotme ka nisur takimi i paralajmëruar ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe përfaqësuesve të VLEN-it, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë rikonstruimi i Qeverisë, raporton SHENJA. Sipas informacioneve, një nga temat kryesore të bisedimeve është edhe statusi i ministrit Fatmir Limani, largimin e të cilit e kërkojnë nga VLEN. Në takim është diskutuar edhe puna dyvjeçare e kësaj përbërjeje qeveritare, si dhe prioritetet dhe sfidat që e presin ekzekutivin në periudhën e ardhshme. Ndërkohë, për nesër është paralajmëruar një takim i tjetër i kryeministrit Mickoski me përfaqësuesit e ZNAM-it, partneri i dytë më…

Lexo më Shumë

Drejtori i ESHPI-së, Eljesa Neziri, është nderuar me mirënjohje të veçantë nga ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, për kontributin dhe mbështetjen e dhënë në procesin e mbrojtjes së rubinit si gur gjysmë i çmuar kombëtar. Gjatë ndarjes së mirënjohjes, ministrja Bozhinovska theksoi se ky proces përfaqëson një hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë natyrore dhe minerale të vendit. “Dëshiroj të falënderoj drejtorin Eljesa Neziri për bashkëpunimin e shkëlqyer institucional dhe përkushtimin që tregoi gjatë gjithë procesit. Mbështetja e ESHPI-së ishte kyçe për finalizimin me sukses të kësaj nisme me rëndësi të veçantë kombëtare”,…

Lexo më Shumë

Gati një dekadë nga themelimi, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shënoi sot një arritje historike. Në seancën e 105-të të Kuvendit të RMV-së, me 59 vota “PËR” dhe asnjë kundër, u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Universitetit, duke kurorëzuar procesin e konsolidimit institucional. Kjo reformë substanciale sjell këto përmirësime kyçe: Zyrtarizimi i tre fakulteteve të reja: Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Shkencave Humane. Diploma në tri gjuhë: Mundësimi i lëshimit të diplomave dhe shtojcave të tyre në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze. Modernizimi institucional: Përditësimi i simboleve zyrtare dhe dispozitave në përputhje me kërkesat ligjore dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti bullgar Rumen Radev ka lëshuar kritika të reja ndaj udhëheqjes së RMV-së, duke thënë se autoritetet në Shkup po bëjnë gjithçka që është e mundur për të vonuar pranimin e vendit në Bashkimin Evropian. Ai tha gjithashtu se nuk sheh nevojë për një takim të ri me kryeministrin Hristijan Mickoski. Deklarata e Radevit vjen pas miratimit të raportit të fundit të progresit për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, i cili thekson edhe një herë detyrimet që vendi duhet të përmbushë në kuadër të procesit evropian. Dokumenti vë në dukje rëndësinë e Protokollit të Dytë të Marrëveshjes së Fqinjësisë…

Lexo më Shumë

Dymbëdhjetë migrantë janë gjetur në një automjet udhëtarësh të llojit “Mercedes”, pasi shoferi paraprakisht ka refuzuar të ndalojë në shenjën e policisë, ka shkaktuar aksident trafiku dhe është arratisur në drejtim të panjohur. Rasti në SPB Shkup është denoncuar dje, më 17.06.2026 rreth orës 19:47, kur është njoftuar se në autostradën nga Gradsko në drejtim të Shkupit po lëviz një automjet i dyshimtë me targa që i bënin pjesë një makine tjetër. Pasi shoferi nuk ka ndaluar në shenjën e ndalimit të dhënë nga policia, në nyjën rrugore pranë Miladinovcit është kthyer mbrapa dhe ka vazhduar të lëvizë në një…

Lexo më Shumë

Ilço Gjorgjioski, ish-kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), është ndaluar në një aksion të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë Financiare. Nën udhëheqjen e një prokurori nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me MPB-në dhe Policinë Financiare, që nga orët e hershme të mëngjesit po zhvillohet një aksion në disa lokacione, ku po kryhen kontrolle, ndërsa në kuadër të këtij aksioni është ndaluar edhe ish-drejtuesi i Federatës të Futbollit të Maqedonisë. Së bashku me të është ndaluar edhe Olgica Mladenovska, përgjegjëse për financat…

Lexo më Shumë

Nga sot fillon procesi i rikonstruimit të Qeverisë, ndërsa sipas informacioneve takimet e para me partnerët e koalicionit VLEN dhe ZNAM do të mbahen nesër dhe të shtunën. Pas kësaj do të dihet se cilët ministra dhe drejtorë do të largohen nga pozitat për shkak të mungesës së rezultateve në punën e tyre. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se deri tek ai vijnë informacione se një pjesë e ministrave nuk e kryejnë punën e tyre, por vetëm i shfrytëzojnë privilegjet e pushtetit, gjera shtoi se nuk do të ketë tolerancë të papërgjegjshmërisë dhe devijimit nga parimet e Qeverisë. “Është e qartë…

Lexo më Shumë

Katerina Zajkovska është zyrtarisht anëtare e re e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, pasi dha deklaratë solemne para kryeparlamentarit Afrim Gashi, një javë pas zgjedhjes së saj në Kuvend. Ajo u votua më 11 qershor me shumicë të thjeshtë, me 56 vota “pro” dhe një “kundër”, ndërsa kandidatura e saj ishte renditur e para nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime me 90.67 pikë. Zajkovska, e diplomuar në ekonomi me master në kontabilitet, financë dhe revizion, u përzgjodh nga pesë kandidatë që aplikuan për këtë pozitë. Ajo zëvendëson Cveta Ristovskën, e cila dha dorëheqje në shkurt mes polemikave publike dhe…

Lexo më Shumë

Forumi Shqiptar në Mal të Zi ka ftuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, që të jetë pjesë e javës së dytë të Akademisë Politike që organizohet nga kjo forcë politike shqiptare. Në njoftimin zyrtar, Forumi Shqiptar vlerëson lart përvojën e Osmanit në qeverisje, diplomaci dhe proceset eurointegruese, duke e cilësuar atë si një prej figurave që ka luajtur rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ftesa vjen në një periudhë kur Osmani vazhdon të jetë aktiv në jetën politike të Maqedonisë së Veriut si nënkryetar i BDI-së, ndërsa njëkohësisht…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së partisë në Karposh, ku ka vlerësuar organizimin dhe përkushtimin e anëtarësisë ndaj vlerave mbi të cilat, sipas tij, është ndërtuar rrugëtimi politik i Bashkimit Demokratik për Integrim. Në fjalimin e tij, Ahmeti u ndal te historia dhe sfidat me të cilat janë përballur shqiptarët e Karposhit ndër vite, duke kujtuar periudhat kur ata ishin të ekspozuar ndaj padrejtësive, presioneve dhe përpjekjeve për margjinalizim. “Karposhi mban në kujtesën e tij kohë jo të lehta, kur shqiptari përballej me padrejtësi, me frikë dhe me përpjekje të vazhdueshme për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti kampionin e ri Abdulaziz Azizi, fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian në kategorinë U15, duke vlerësuar suksesin e tij si një arritje që nderon jo vetëm sportin, por edhe të gjithë komunitetin. Gjatë takimit u theksua rëndësia e mbështetjes së talenteve të reja dhe krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e sportit, si një investim afatgjatë për të ardhmen e të rinjve. “Sukseset e sportistëve tanë dëshmojnë se talenti ekziston, por kampionët ndërtohen me punë, përkushtim dhe mbështetje. Çdo investim në sport është investim në brezat që nesër…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese ka anuluar vendimine Këshillit Komunal të Tetovës të vitit 2007, me të cilin u ndërruan rrugët e qytetit. Pas këtij vendimi ka reaguar BDI-ja, e cila vlerëson se po vazhdon sulmi ndaj çdo vlere shqiptare dhe ndaj realitetit të ndërtuar pas Marrëveshjes së Ohrit. Ish-partia në pushtet vlerëson se ky është skandal dhe provokim i drejtpërdrejtë ndaj bashkëjetesës, barazisë dhe themeleve të shtetit të ndërtuar pas vitit 2001.  BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Udhëheqësia aktuale e Komunës së Tetovës, e cila dikur premtonte se do t’i ndryshonte edhe emrat e tjerë të rrugëve, u tregua e paaftë edhe për…

Lexo më Shumë