Drejtori i burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski, paralajmëroi se Ministrisë së Drejtësisë do t’i propozojë amnisti ose ulje të dënimeve me 10, 15 apo 20 për qind, me qëllim zvogëlimin e mbipopullimit në burgje. Ai per “360 gradë” tha se gjatë tre viteve të fundit, numri i të burgosurve në Idrizovë është rritur për rreth 200 persona, ndërsa institucioni përballet me mungesë të stafit dhe mjeteve financiare.
Sipas të dhënave të 7 shtatorit, në Idrizovë ndodheshin 1.296 të dënuar, ndonëse kapaciteti zyrtar është 1.187 persona. Nëse përfshihen edhe të dënuarit që janë me leje, në spital ose në arrati, numri arrin në 1.467.
Si zgjidhje afatgjatë, Jovanovski propozon zbatimin më të madh të masave alternative, si puna në dobi të komunitetit dhe dënimet me kusht.
Data 11.10.2026
Aktuale
- Alarm për shtetasit e Maqedonisë në Arabinë Saudite: Sulme me raketa dhe dronë, ambasada lëshon paralajmërim urgjent
- Burgjet në Maqedoni janë të stërmbushura! Idrizova propozon amnisti ose ulje të dënimeve
- Parashikimi i motit: Një fundjavë e vranët me reshje shiu
- Parashikimi i motit
- Tabaku: Parku Rinia po kthehet nga një park i qytetarëve në një oborr për kullën e pakicës
- Blerina Matraku pas videove me Adi Hilën: U tradhtova dhe u shita, s’e dija që kishte kamera
- Programi ambicioz i Qeverisë së Kosovës: 200 projektligje për një të ardhme më të mirë
- Rritja e rasteve të gripit në Kosovë: Çfarë duhet të dini



