Me ndryshimet e propozuara, çdo qytetar madhor, gjatë vizitës te mjeku i tij amë, do të japë një deklaratë nëse pajtohet ose jo që pas vdekjes së tij të jetë dhurues i organeve dhe indeve për qëllime shërimi. Kjo deklaratë do të evidentohet në listën e sistemit kombëtar të evidencave elektronike në shëndetësi – “Termini im”. Ligji parashikon gjithashtu mundësinë që qytetari në çdo kohë ta ndryshojë vendimin e tij. Me këto ndryshime, për herë të parë shteti do të ketë një pasqyrë më të saktë mbi gatishmërinë e qytetarëve, si dhe mbi nivelin e informimit dhe besimit të tyre…
Author: Jeta almakos
Edhe ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski e dënoi fuqishëm aktin e djegjes së veturave të Ambasadës Bullgare, që ndodhi të hënën në Shkup. Ai u shpreh se autori është gjetur për një kohë shumë të shkurtë dhe se prokuroria tani do ta trajtoj rastin me procedurë të shpejtuar. Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme “Autori që dyshohet për djegjen e veturave në pronësi të ambasadës bullgare është identifikuar shumë shpejtë, është siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Kombëtare, edhe ato ishin të kyqur në kuadër të ndarjes së informacioneve kyçe lidhur me…
Sot, Qeveria votoi për të vënë në funksionim sistemin “One Stop Shop” për kontrolle të përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë. Kjo përmbyll procesin e krijimit të këtij sistemi me tre vendet fqinje të Republikës së Maqedonisë së Veriut që nuk janë pjesë e zonës Shengen, duke marrë parasysh se ai tashmë funksionon me Serbinë dhe Kosovën. Për finalizimin e plotë, mbetet të nënshkruhet një marrëveshje midis dy Ministrive të Brendshme. Futja e sistemit do të fillojë fillimisht në pikën kufitare Qafasanë, dhe më pas do të zgjerohet në pikat e tjera kufitare me Shqipërinë. Kjo do të mundësojë kalimin…
Kryeminstri Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar edhe dhjetëra investime të reja nga Turqia, të cilat siç tha, do të vijnë në Zonat Industriale-Teknologjike Zhvillimore të vendit. Ai tha se pas forum biznesit të mbajtur në Stamboll, ka marrë premtimin nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan që edhe kompani të tjera do të vijnë të investojnë në Maqedoni. “Sa i përket investitorëve tjerë potencial që eventualisht do të vinin nga Turqia, si rezultat i biznes forumit që e organizuam, në periudhën që pason pres disa dhjetëra investime potenciale që do të operacionalizohen. Presidenti Erdogan, personalisht më tha se do të angazhohet që…
Evazioni fiskal vazhdon të mbetet një sfidë për institucionet dhe një nga faktorët që dëmton mbledhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Megjithëse qytetarët kanë mundësi të raportojnë parregullsi të ndryshme tatimore, numri i denoncimeve tregon se dyshimet për shmangie të detyrimeve fiskale vazhdojnë të jenë të pranishme. Vetëm gjatë vitit 2025, në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) janë pranuar 897 raportime, ndërsa në pesë muajt e parë të vitit 2026 janë regjistruar edhe 264 raportime të tjera. Nga DAP thonë se qytetarët dhe personat juridik vazhdimisht paraqesin ankesa dhe raportime për parregullsi të mundshme tatimore dhe shmangie…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme ka dënuar ashpër incidentin e ndodhur sot në Shkup, ku janë djegur automjete në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë. Në reagimin zyrtar, Ministria thekson se institucionet kompetente tashmë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e të gjitha rrethanave që lidhen me ngjarjen. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i jep mbështetje të plotë institucioneve kompetente për zhvillimin e një hetimi të shpejtë, efikas dhe transparent, me qëllim identifikimin e përgjegjësve dhe sanksionimin e tyre në përputhje me ligjin”, thuhet…
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria 17 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Katërmbëdhjetë persona drejtonin automjete pa patentë shoferi, prej të cilëve pesë ishin të mitur, ndërsa tre persona drejtonin nën ndikimin e alkoolit. Gjashtë persona në Shkup (dy të mitur), katër persona në Tetovë (tre të mitur) dhe nga një person në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Prilep drejtonin automjete pa patentë shoferi. Nga një shofer në Kumanovë, Makedonska Kamenicë dhe Shkup drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit. Shoferi në Shkup, më parë, me…
Qeveria e dënon ashpër aktin vandal dhe të papranueshëm të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup. “Këto veprime përbëjnë sulm ndaj parimeve të sigurisë, marrëdhënieve diplomatike dhe të drejtës ndërkombëtare dhe nuk duhet të kenë vend në një shtet demokratik. Institucionet kompetente tashmë po ndërmarrin masa intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve. Si Qeveri, duam të dërgojmë një mesazh të qartë se çdo tentativë për nxitje tensionesh, përhapje të urrejtjes apo cenim të sigurisë do të sanksionohet maksimalisht. Shteti ka kapacitetet dhe do të reagojë…
Në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, sonte Sheshi Skënderbeu u shndërrua në arenë sportive, ku sportistët e rinj të Klubit të Mundjes Shkupi dhe klubit mysafir Ballkanec nga Shtipi zhvilluan ndeshje miqësore para një numri të madh qytetarësh dhe dashamirësh të sportit. Gjatë mbrëmjes u zhvilluan gjithsej gjashtë duele interesante, ku mundësit e rinj demonstruan talent, përgatitje fizike, disiplinë dhe shpirt garues, duke krijuar një atmosferë të veçantë sportive në zemër të Çairit. Në përfundim të aktivitetit u ndanë mirënjohje për sportistët, trajnerët dhe përfaqësuesit e të dy klubeve, si shenjë vlerësimi për angazhimin e tyre në…
Ndërkohë që qytetarët kanë mbushur prej 15 ditësh sheshin para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, një lëvizje e papritur ka ardhur nga brenda grupit të PS. Marjana Koçeku e njohur edhe si “Neo Malësorja”, ka njoftuar se nga sot do të jetë deputete e pavarur. Koçeku jep kështu një shembull distancimi nga grupi socialist duke frymëzuar protestën e sotme në ditën 15-të. “Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i…
Kim Mehmeti Bëhuni gjithnjë e më shumë, sepse kështu e zbukuroni Shqipërinë dhe vetëm kështu do ta mposhtni Piktorin, i cili nuk e kursen as familjen e Presidentit amerikan për ta mbuluar fytyrën vetjake të shkatërrimtarit të shqiptarisë. Brohorimat tuaja kundër plehut politik tridekadësh, që ka mbuluar mëmëdheun, janë ftesa më e sinqertë për investitorët e huaj dhe investimi më i madh strategjik që ndonjëherë është bërë në Shqipëri. Jo vetëm se po e largoni plehun politik që e ka mbuluar dhe po e kalb Shqipërinë, por ju po e shpëlani edhe mëkatin e gjeneratës sime, e cila ju la…
Me thënien latine “Historia est magistra vitae”, (Historia është mësuesja e jetës) Ramadan Ramadani, opinionist shqiptar nga Shkupi Maqedonia e Veriut ka qëndrim se protestat politike që prej dy javësh po zhvillohen në Tiranë dhe qytetet tjera, brenda dhe jashtë vendit janë europiane dhe do shpiejnë Shqipërinë në BE. “Mos u hamendni dhe dyshoni aspak se këto protestat në Shqipëri janë proeuropiane dhe si epilog do kenë Shqipërinë në BE. Ne nga afër kemi pa shembullin, sidomos të Bullgarisë dhe Kroacisë, se para se të hyjë në BE një shtet përjeton riformatim dhe shkundje të madhe!”, thekson Ramadani.

