Një 65-vjeçar nga Haraçina është arrestuar në Likovë, pasi dyshohet se transportonte dru pa vulën përkatëse dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Sipas MPB-së, rreth orës 18:00, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë vërejtur personin me inicialet Xh.A. (65) duke drejtuar një automjet transportues në fshatin Likovë.
Policia bëri të ditur se në automjet janë gjetur dru pa vulë, ndërsa drejtuesi nuk është ndalur pas sinjalit “STOP” të policisë dhe ka tentuar të largohet.
65-vjeçari është ndaluar dhe dërguar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Data 09.11.2026
Aktuale
- BE-ja: Izraeli të sigurojë akses të plotë humanitar në Gaza për shkak të përkeqësimit të krizës humanitare
- Propozimet e Arsim Bajramit për Apelin e ish-krerëve të UÇK-së
- “Kemi 84 vota”/ PD bojkotoi Komisionin, Balla paralajmëron se PS mund ta miratojë e vetme Reformën Zgjedhore
- Gjykata e Koçanit refuzon kërkesën e Iva Mihailovas për t’u kyçur online në gjykim
- Mbi 2.100 amendamente për Ligjin e Prokurimeve Publike, pushteti tërhiqet nga neni që kundërshtoi presidentja!
- Mickoski për “Alta Bankën”: Nuk do të realizohen skenarët e zinj të LSDM-së, do ta shpëtojmë bankën dhe ajo do të vazhdojë të funksionojë
- Rënia e çmimeve të derivateve: Çfarë na pret në të ardhmen?
- 21-vjeçari në Kumanovë sulmon një roje sigurie në kazino



