“Valixhet po bëhen gati dhe kërkimet për destinacionin ideal tashmë kanë filluar. Qoftë për disa ditë në bregdet, në qytetet evropiane apo edhe aventura më të largëta, por kureshtja mbetet se cilat janë destinacionet më të kërkuara. Për këtë kemi kontaktuar angjencinë ETC travel nga ku ata thanë se edhe këtë vit fluksi i udhëtimeve është i lartë”. Sa kanë rezervuar tashmë qytetarët dhe cilat destinacione po kryesojnë listën e preferencave? Interesimi i qytetarëve në Maqedoninë e Veriut vazhdon të dominohet nga Turqia dhe Egjipti. Sipas të dhënave nga agjencitë turistike, mbi 10 mijë qytetarë kanë zgjedhur Turqinë, ndërsa mbi…
Author: Jeta almakos
Partia Socialiste e Shqipërisë festoi sot 35-vjetorin e saj që nga themelimi në vitin 1991. Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se në protestën në kryeqytet ka pasur edhe persona nga Kosova apo Tetova, që sipas tij njësoj si opozita kanë hedhur gurë në bulevard dhe kanë fshehur dorën. “Asgjë normale edhe në faktin se, megjithëse në Vlorë e duan projektin dhe hallin e kanë se po nuk dëmtohet sezoni nga anulimet e rezervimeve për protestës, forca të ndryshme hidhen në bulevard, gurë deri edhe nga Kosova dhe Tetova dhe fshehin dorën, njësoj si nga opozita që derdh…
Në një atmosferë festive dhe miqësore, në ambientet e Qendrës Shqiptare për Fëmijët me Nevoja të Veçanta në Elbasan u organizua aktiviteti me rastin e “Salvation Day” të Republikës së Azerbajxhanit, duke bashkuar institucione vendore, përfaqësues të komunitetit dhe fëmijë në një ditë solidariteti dhe gëzimi. Me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, u shpërndanë dhurata për 50 fëmijë me nevoja të veçanta. Gjithashtu, fëmijëve iu ndanë certifikata dhe çmime vlerësimi për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Prefekturës së Elbasanit, Këshillit të Qarkut Elbasan, institucioneve vendore, si dhe përfaqësues të…
Përfytyroni një llogari bankare që nuk ju merr asgjë – jo vetëm sot dhe nesër, por përgjithmonë. Në kushtet kur shpenzimet e përditshme vazhdojnë të rriten, pritjet për shërbime bankare të qarta dhe transparente janë më të mëdha se kurrë. Shumat e vogla mujore, edhe pse shpesh të pavërejtshme, kanë ndikim afatgjatë mbi financat personale. ProCredit Bank e njohu këtë realitet dhe prezantoi një zgjidhje që mundëson përdorimin e një llogarie bankare pa tarifa mujore. Me ofertën “0 Përgjithmonë”, ProCredit i eliminon përgjithmonë tarifat mujore për llogarinë bankare dhe vendos një standard të qartë për transparencë. Kjo ofertë hap një…
Grupi i Punës për Reformën e Legjislacionit Zgjedhor mbajti sot seancën e tetë, ku u diskutuan çështjet e mbetura lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor, njoftoi Ministria e Drejtësisë. Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve që më herët kishin paraqitur propozime dhe rekomandime për reformën zgjedhore. Ata patën mundësinë të shpjegonin më hollësisht propozimet e tyre dhe të përgjigjeshin në pyetjet e anëtarëve të Grupit të Punës. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, zgjidhjet e dakorduara do të përfshihen javën e ardhshme në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor. Më pas, dokumenti do t’u dërgohet anëtarëve…
Lidhja Shqiptare ka reaguar lidhur me transmetimin e ndeshjeve të Kampionatit Botëror në futboll, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e komentimit në gjuhën shqipe për publikun shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Sipas reagimit, për më shumë se dy dekada Kampionati Botëror është transmetuar përmes televizionit publik dhe televizioneve private në vend, duke u mundësuar të gjithë qytetarëve qasje të barabartë në këtë ngjarje sportive me interes të lartë publik. Lidhja Shqiptare thekson se të drejtat e transmetimit këtë vit janë siguruar nga Arena Sport, ndërsa për publikun maqedonas është mundësuar komentim në gjuhën maqedonase. Megjithatë, sipas tyre, për shqiptarët nuk…
Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti tha se gjatë ditës së djeshme u votua faza e parë e ndryshimeve në Ligjin për lojërat e fatit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që siç tha, fillon kufizimi i vërtetë institucional i lojërave të fatit, largimi i tyre nga fëmijët dhe shkollat. Mexhiti shkruan se presin të përfundojë plotësisht miratimi i Ligjit dhe më këtë, shtoi se përmbushet një nga premtimet më domethënëse të VLEN. “Me miratimin e fazës së parë të sjelljes së Ligjit për lojërat e fatit, fillon kufizimi i vërtetë institucional i lojërave të fatit, largimi i tyre…
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) ka shënuar një arritje të rëndësishme në renditjen ARBU 2025/2026 (Academic Ranking of Balkan Universities), duke u renditur si universiteti privat më i mirë në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve të publikuara nga ARBU, IBU ka zënë vendin e parë mes universiteteve private në vend, ndërsa është renditur në vendin e pestë në nivel kombëtar, duke përfshirë të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publike dhe private. Renditja bazohet në një sërë kriteresh, përfshirë performancën akademike, produktivitetin shkencor, aktivitetet kërkimore dhe dukshmërinë ndërkombëtare. Rezultatet konfirmojnë progresin e vazhdueshëm të universitetit në ngritjen e cilësisë së arsimit…
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Besar Durmishi, vizituan kompani nga Komuna e Çairit që kanë përfituar mbështetje institucionale për zgjerimin e aktiviteteve të tyre, investime të reja dhe krijimin e vendeve të punës. Gjatë vizitave, u theksua rëndësia e mbështetjes së sektorit privat si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe forcimit të ekonomisë vendore. “Zhvillimi ekonomik ndërtohet nga njerëzit që investojnë, krijojnë dhe hapin vende të reja pune. Prandaj, mbështetja për bizneset nuk është vetëm mbështetje për kompanitë, por investim në të ardhmen ekonomike të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve,”…
Në emisionin “Debat” në TV Shenja, ku të ftuar janë përfaqësuesi i VLEN-it, Admir Shabani, dhe ish-ministri i Shëndetësisë, nga radhët e BDI-së Ilir Hasani, u diskutua për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe pasojat e shfuqizimit të mekanizmit të njohur si Balancuesi. Gjatë debatit, Shabani theksoi se, sipas tij, periudhat me më shumë punësime në administratën publike kanë qenë ato kur Balancuesi nuk ka qenë në fuqi, nga ana tjetër Hasani tha se mekanizmi nuk është dashur të hiqej pa një zgjidhje të re ligjore. “Më tepër punësime ka pasur kur nuk ka pasur Balancuesi”, tha Shabani “I mirë…
Përfaqësuesi i VLEN-it, Admir Shabani, duke folur në emisionin “Debat” në TV Shenja, ka deklaruar se Ligji për Përfaqësim të Drejtë përmban mekanizma mbrojtës që do të garantojnë zbatimin e tij në praktikë. Sipas Shabanit, këta mekanizma do të jenë plani i punësimit dhe metodologjia mbi bazën e së cilës do të përcaktohen punësimet në institucionet shtetërore. “ Mekanizmat mbrojtës do të jenë plani për punësim dhe metodologjia në bazë të së cilës do të përcaktohen punësimet, por prapë fokus kryesor do të mbetet profesionalizmi dhe çështja e etnisë”, tha Shabani. Ai theksoi se qëllimi i ligjit është të sigurojë…
I ftuar në emisionin“Debat në Shenja”, përfaqësuesi i BDI-së, Ilir Hasani, ka kritikuar ashpër propozim-ligjin që ishte paraparë të kalonte në lexim të parë, duke e cilësuar atë si një “fluskë” dhe “letër të zbrazët”. Hasani tha se gjatë kërkesës së tij që ligji të hiqej nga rendi i ditës, e kishte quajtur atë “fluskë”, pasi sipas tij, një fluskë shkrihet dhe nuk mbetet asgjë prej saj. Ai vlerësoi se propozim-ligji nuk sjell përmbajtje konkrete dhe se është hartuar në mënyrë që të ruhet me masa nga ana e koalicionit VLEN, pa përfshirë opozitën në proces. Sipas Hasanit, zëvendëskryeministri Arben…

