BALFIN Group ka kontribuar me 52,7 milionë euro në taksagjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.
Shifra është bërë publike nga vetë Grupi përmes një postiminë rrjetet sociale dhe tregon një rritje të kontributit fiskal tëkompanive të BALFIN në ekonomitë ku ato ushtrojnëaktivitetin.
Kontributi prej 52,7 milionë eurosh përbën një hyrje tëdrejtpërdrejtë në buxhetet publike të vendeve ku operon Grupi. Përtej aktivitetit tregtar dhe investimeve, kompanitëkontribuojnë kështu në financimin e shërbimeve publike dhenë të ardhurat fiskale të ekonomive vendase.
Rritja e taksave të paguara, lidhet me zgjerimin e aktivitetit tëkompanive të Grupit, zhvillimin e bizneseve ekzistuese dhepraninë në tregje të reja. Kjo e vendos kontributin fiskal si njënga treguesit konkretë të peshës ekonomike që aktiviteti i Grupit gjeneron në tregjet ku është i pranishëm.
BALFIN Group thekson se rritja e biznesit shkon paralelishtme kontributin në ekonomitë dhe komunitetet lokale. Grupivijon të zgjerojë aktivitetin e tij ndërkombëtar, ndërsainvestimet në sektorë të ndryshëm synojnë krijimin e vlerësafatgjatë.
Me aktivitet në disa vende dhe në sektorë si retail-i, pasuritë e paluajtshme, shërbime financiare, menaxhimi i aseteve, turizmi, etj. Me mbi 5000 të punësuar drejtperdrejtë dhe mbi15,000 të tjerë në aktivitete ngushtësisht të lidhur me kompanitë e Grupit, aktiviteti i BALFIN gjeneron kontributekonomik përmes taksave, punësimit, investimeve dhezhvillimit të bizneseve në tregjet ku operon.



