Author: Jeta almakos

Sot në orën 13:30 në Repartin e Punëve të Brendshme (OVR) në Kavadar është denoncuar se në rrugën eksprese Gradsko-Prilep, pas daljes për në Kavadar, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve “Skoda Octavia” me targa të Prilepit, e drejtuar nga Zh.R. (51) nga Prilepi dhe një automjeti “Volkswagen Golf” po ashtu me targa të Prilepit, e drejtuar nga T.M. (39) nga Prilepi. Siç konfirmoi policia për “Makfaks”, në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i automjetit “Skoda” dhe pasagjerja B.B. (42) nga Prilepi, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i ekipit të Ndihmës së Shpejtë…

Lexo më Shumë

Me 56 vota “pro” dhe një “kundër”, Kuvendi sot zgjodhi Katerina Zajkovska Shkup, ekonomiste e diplomuar dhe me master në kontabilitet, financë dhe auditim, si anëtare të re të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Pozicioni vakant në KSHPK u krijua për shkak të dorëheqjes së Cveta Ristovskës, pasi u konstatua se, megjithëse ajo raportoi në pyetësorin e saj se djemtë e saj kishin kompani, ajo nuk raportoi se një nga kompanitë mori pjesë në fushatën zgjedhore të Gordana Siljanovska-Davkovës. Parlamenti filloi debatin e përgjithshëm mbi Projektvendimin për Zgjedhjen e Anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Deputetja…

Lexo më Shumë

Herë këtë enjte e herë atë enjte, Bekim Sali pse na rrejte. Katër muaj zëvendëskryeministri i parë u premton studentëve zgjidhje për provimin e jurisprudencës në shqip, për të përfunduar në pozicionin “pak shqip, pak maqedonisht”. E kur pyetet për deklaratat e Mickoskit që thotë se me VLEN-in nuk negocion, por vetëm bisedon, Sali nxjerr dufin me gazetarët, duke i pyetur nëse janë gazetarë. Nëse rikthehemi në periudhën e kaluar, ndaj peticionit të dorëzuar nga studentët më 1 shkurt te Ministria e Drejtësisë (Peticioni, kronika 1 shkurt Avni), Sali disa ditë më vonë e shpalli ligjin e jurisprudencës me defekt.…

Lexo më Shumë

Sot maturantët iu kanë nënshtruar provimit të dytë eksternë për lëndën e gjuhës amtare dhe letërsi. Zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejamni, vizitoi shkollën e mesme e qytetit të Shkupit, “Cvetan Dimov” dhe “Zef Lush Markun”, me qëllim siç tha, ndjekjen nga afër të procesit të zhvillimit të Maturës Shtetërore. Risi në këtë vit, Sulejmani tha se  në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Mesëm, për herë të parë po zbatohen tri lloje të provimeve të maturës – matura shtetërore, matura shtetërore profesionale dhe matura shtetërore artistike. DRITON SULEJMANI, ZV/MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS “Me këto ndryshime…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton, se nesër fillon regjistrimi në shkollat e mesme publike, për vitin shkollor 2026–2027. Aplikimi, ashtu si edhe në vitet e kaluara, bëhet në mënyrë elektronike dhe realizohet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit identifikohen me llogaritë ekzistuese të përdoruesve në schools.mk. “Regjistrimi i parë i nxënësve në afatin e qershorit do të realizohet nga data 12 deri më 15 qershor, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla do të realizohet më 16 dhe 17 qershor. Listën përfundimtare të renditjes me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira, shkollat duhet ta publikojnë më 18 qershor.…

Lexo më Shumë

“Më çoni në Qafë të Botës të shoh ÇAMËRINË!”, ky ishte titulli i  filmit, premiera e të cilët u mbajtë  të mërkurën në Shkup në kuadër të “Muajit të Çamërisë, e cila organizohet nga  Shoqata Kulturore “Vizioni M” në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini”. Filmi është realizuar nën skenarë të  Luan Ramës dhe  nën regji të Pandeli Çeços, ndërsa Alket Veliu është producentë. Filmi flet për një të moshuar e cila në fëmijërinë e saj u ka mbijetuar masakrave dhe gjenocidit grek mbi popullësinë çame dhe e cila ka mall për vendlindjen e saj dhe i njejti është i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me pritjet për lëvizjet ekonomike në pjesën e BPV-së, deklaroi: „Ne mbetemi te ato projeksione që i kishim, se do të jetë mbi 3,5%. Duke pasur parasysh se në tremujorin e parë realizuam një rritje reale prej 3,1%, ndërsa sipas vlerave të harmonizuara 3,3%, respektivisht 3,3% sipas vlerave të harmonizuara në nivel sezonal, që në raport me bruto produktin vendor paraqet një nga rezultatet më të mira në Evropë në këtë moment. Sado që individë të caktuar të duan ta shtrembërojnë të…

Lexo më Shumë

Më 10.06.2026, në periudhën nga ora 18:00 deri në orën 24:00, në territorin e komunave Gjorçe Petrov dhe Saraj, Njësiti për Siguri në Trafikun Rrugor dhe Njësia e Stacioneve Policore me Kompetencë të Përgjithshme pranë SPB Shkup realizuan një kontroll të përforcuar në fushën e trafikut, me ç’rast u ndërmorën 156 masa. Prej tyre, 35 masa për drejtimin e motoçikletës pa helmetë mbrojtëse, shtatë masa për drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës pa patentë shoferi, tre masa për motoçikleta të paregjistruara, dy masa ndaj shoferëve fillestarë. U shqiptua një masë për mosndalim në shenjën “STOP” dhe 108 masa për lloje…

Lexo më Shumë

VLEN nuk premton, por realizon. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka prezantuar rezultatet konkrete të zbatimit të sistemit One Stop Shop në Pikën Kufitare Bllacë, i cili ka sjellë një ndryshim të prekshëm për qytetarët. Nga 4.6 milionë udhëtarë në periudhën 2024-2025, numri është rritur në 6.6 milionë në periudhën 2025-2026, apo mbi 2 milionë udhëtarë më shumë, ose një rritje prej 44 për qind. Këto janë rezultate konkrete të angazhimit për kufij më efikasë, pritje më të shkurtra dhe lëvizje më të shpejtë e më të lehtë për të gjithë. VLEN vazhdon të dëshmojë se qeverisja me…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i Lëvizjes Studentore, Mevlan Ademi, së bashku me Çlirim Isenin, kanë zhvilluar një takim në Bruksel me deputetë të Parlamentit Evropian dhe këshilltarë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, ku kanë ngritur shqetësimet për moszbatimin e të drejtave gjuhësore dhe të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Sipas Ademit, në takim morën pjesë eurodeputetët Kathleen Van Brempt dhe Thijs Reuten, si dhe këshilltarët për zgjerimin e BE-së, Joeri Maas dhe Ine Goris. Gjatë bisedimeve, bashkëbiseduesit diskutuan për, siç u tha, situatën shqetësuese të moszbatimit të ligjit dhe të drejtave kushtetuese që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe, si dhe…

Lexo më Shumë

Në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti ka kujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, duke e cilësuar atë si momentin që shënoi fillesat e vetëdijes kombëtare shqiptare. “Sot, në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, kujtojmë një nga ngjarjet më madhore të historisë sonë kombëtare, një moment që shënon fillesat e vetëdijes kombëtare shqiptare”, thuhet në reagimin e tij. Ai vlerësoi se Lidhja e Prizrenit mbetet simbol i unitetit, vetëdijes kombëtare dhe përpjekjes së organizuar për të ardhmen e kombit shqiptar. Në mesazhin e tij, Mexhiti riafirmoi rëndësinë e vlerave të bashkimit,…

Lexo më Shumë

Në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), që po mbahet në Sofje, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, zhvilloi një takim me ushtruesen e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Gjatë takimit, të dyja bashkëbisedueset shprehën gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në funksion të stabilitetit dhe të ardhmes evropiane të rajonit. Siljanovska-Davkova e uroi Haxhiun për organizimin dhe zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, duke riafirmuar mbështetjen për aspiratat euroatlantike të vendit dhe gatishmërinë për ndarjen e përvojave dhe ekspertizës maqedonase në proceset…

Lexo më Shumë