Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se janë propozuar ndryshime ligjore që do t’u mundësojnë mjekëve dhe infermierëve të pensionuar të vazhdojnë të punojnë deri në moshën 70-vjeçare. Këto ndryshime aktualisht janë në procedurë qeveritare. Sipas tij, vendi përballet me mungesë të theksuar të kuadrit shëndetësor, si mjekë ashtu edhe infermierë. Për këtë arsye, Ministria synon të shfrytëzojë përvojën dhe kapacitetin profesional të personelit të pensionuar. Me ndryshimet e propozuara, të gjithë mjekët dhe infermierët që paraqesin kërkesë në institucionet ku ka mungesë të stafit do të kenë mundësi të vazhdojnë punën edhe pas pensionimit. Ata do të marrin njëkohësisht…
Author: Jeta almakos
Për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe paqëndrueshmërisë në bursat botërore pas konfliktit në Lindjen e Mesme, Qeveria paralajmëron gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në dispozicion kanë mundësinë që TVSH-ja të ulet nga 5% në 0%. “Ne kemi në dispozicion mundësinë që TVSH-në nga 5% ta bëjmë 0%, për shkak se marzha që kanë si distributorët ashtu edhe shitësit, sipas nesh është nën 15%, ndërsa sipas tyre është nën 10%. Ishte shumë e rëndësishme mbledhja në fillim që patëm me të gjitha zinxhirët e marketeve,…
Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me paditë e ngritura nga prokuroria publike ndaj figurave të larta të BDI-së, duke i cilësuar ato si dëshmi të një realiteti që, sipas tij, është mbajtur i fshehur për vite me radhë. Sipas Qokut, për më shumë se dy dekada, qytetarët janë mbajtur në një gjendje mjegulle politike dhe institucionale, ndërkohë që një elitë e caktuar është pasuruar në kurriz të tyre. Ai thekson se përfaqësuesit e kësaj elite kanë zgjedhur për vete shërbime private shëndetësore dhe arsimore, brenda dhe jashtë vendit,…
Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën për Kanal 5 ka folur edhe për rastin e Haqim Ramadanit, i cili është angazhuar me punë në komunën e Çairit. Mexhiti ka thënë se Haqimi ka përvojë në sferën e pushtetit lokal, është jurist i njohur dhe se me një përvojë të tillë nuk do ta linte në rrugë. “Pas asaj betejë nuk kishte logjikë që të kthehet aty ku kryetar komune është kundërkandidati i tij. Unë Haqim Ramadanin me atë përvojë dhe si një politikan i shkëlqyeshëm, nuk do ta lë në rrugë. Atë e mora nga komuna e…
Deputetja e VLEN-it, Mimoza Musa thotë se Ligji i ri për Arsimin e Lartë është më shumë në shërbim të universiteteve shqiptare se sa të universiteteve në përgjithësi, pa i cenuar ato. Duke folur për korrigjimet e bëra, Musa përmend faktin që është shtuar ndikimi i studentëve në organet drejtuese të universiteteve dhe në këshillin kombëtar, që nënkupton pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në vendimmarrje. “E para është që projektet dhe publikimet shkencore që në fillim ishin të njëjta për të gjithë universitetet, tani ka ndryshuar edhe atë pikërisht në bazë të njësive akademike të cilat secili universitet i ka.…
Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burg ish-avokatin e shtetit dhe avokatin aktual Fehmi Stafa, i cili u kap në flagrancë duke marrë ryshfet. Sipas Prokurorisë, ai kishte kërkuar gjithsej 100 mijë euro për të ndikuar te një gjyqtar i Apelit në Shkup, me qëllim heqjen e masës së paraburgimit për klientin e tij, Ljupço Pecov, i njohur si “Djalli”. Në momentin e arrestimit, ai kishte marrë 20 mijë euro. Stafa e ka pranuar plotësisht fajin dhe ka arritur marrëveshje me Prokurorinë, çka ndikoi në dënim më të ulët. Ndërkohë, hetimet çuan edhe te…
Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh një nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës për studentët shqiptarë. Mexhiti ka deklaruar se BDI po ankohet ndaj ministrit aktual të Drejtësisë, Igor Filkov, për qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje, por sipas tij, kjo është e pabazë duke pasur parasysh se pesë ministrat e fundit të Drejtësisë kanë qenë pikërisht nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe nuk e kanë zgjidhur këtë problem. Mexhiti gjithashtu ka theksuar…
Krenar LLOGA Zotëria i nderuar në foto është z. Rosario Petta, kryetar i Komunës së Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëve) në Sicily, Itali. Edhe pse kanë kaluar shekuj nga koha e shpërnguljeve pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që nga viti 1600 aty është hapur shkollë ku mësohej edhe gjuha shqipe. Komuna përdor dokumente dygjuhëshe dhe tabela rrugore në shqip dhe italisht (Në Itali ka rreth 50 komuna arbëreshe, me prani historike dhe përdorim të gjuhës arbëreshe). Në Maqedoninë tonë, edhe pse jemi autoktonë dhe të vjetër sa vetë dielli e toka, për arsimim në gjuhën amtare dhe për…
Lëvizja Studentore Shqiptare ka paralajmëruar zhvillime të reja në lidhje me kërkesën për dhënien e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke lënë të kuptohet se mobilizimi i radhës mund të jetë në prag, shkruan gazeta KOHA. Në një njoftim të shkurtër, studentët bëjnë të ditur se është mbajtur një mbledhje organizative për të përcaktuar hapat e ardhshëm, ndërsa detaje konkrete pritet të publikohen në ditët në vijim. “Sot u mbajt mbledhja organizative rreth hapave të radhës. Së shpejti do të njoftohen të gjithë për veprimet që do të ndërmarrim”, thuhet në njoftimin e nxjerrë nga njëri nga udhëheqësit e…
Me flamuj kuqezi dhe pankarta për të drejtën e barabartë në arsimim, studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, marshuan në Shkodër. Përveç studentëve, qytetarë të Shkodrës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe sistemit të drejtësisë, ishin pjesë e marshimit paqësor në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe. Protesta e të rinjve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka sjellë reagime edhe nga klasa politike në Tiranë dhe Prishtinë.
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Ljupço Georgievski ka reaguar me një deklaratë ironike lidhur me debatet për “bullgarizimin” e vendit, duke theksuar se fenomeni po merr edhe dimensione absurde dhe se diskursi i tillë vjen nga Serbia. Ish-lideri i VMRO-DPMNE-së kritikon ashpër heshtjen e asaj që ai e quan “patriotizëm i rremë” në vend, duke shtuar se askush nuk reagon ndaj këtyre narrativave. Ja postimi i plotë: Lufta kundër bullgarizimit të Maqedonisë ka edhe një anë komike: Kur serbët i quajnë Goce Delchev dhe Dame Gruev agjentë bullgarë. Kur serbët e quajnë VMRO organizatë terroriste bullgare. Kur serbët, në mes…
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër lidhur me procedurat ndaj Artan Grubi, duke i cilësuar ato si hakmarrje të pastër politike dhe “gjueti shtrigash” informon Tetovasot. Ademi theksoi në “Dialog në Lajm” me Sefer Tahirin se nëse ekziston sadopak drejtësi në vend, hetimi duhet të mbyllet menjëherë dhe kallëzimi penal të hidhet poshtë. “Ky është një konstruksion i pastër politik dhe hakmarrje ndaj z. Grubi. Nëse ka pak drejtësi në këtë vend, hetimet duhet të mbyllen dhe kallëzimi penal duhet të hidhet poshtë”, deklaroi Arbër Ademi. Ai gjithashtu ngriti pyetje edhe për rolin…

