Author: Jeta almakos

Ka përfunduar procedura për blerjen e autobusëve të rinj dhe është nënshkruar marrëveshja, ndërsa aktualisht është në rrjedhë afati për dorëzimin e tyre – deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, duke theksuar se kryeqyteti do të ketë përparësi në shpërndarjen e automjeteve. “Shkupi prej atyre 150 autobusëve ka përparësi, gjegjësisht derisa të plotësohet kuota prej 100 autobusësh për qytetin, nuk do t’u dorëzohen autobusë komunave të tjera. Këtë e ka thënë edhe ministri, zoti Nikollovski, dhe këtë e ka thënë edhe kryetari i Qeverisë, kështu që ja, po e përsëris edhe një herë”, tha kryetari i Shkupit.…

Lexo më Shumë

Drejtori i Institucionit Kombëtar Muzeu Historik – Krushevë, Miha Oxhaklieski, sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra, duke theksuar se vendimi është një akt personal, moral dhe etik, si dhe shprehje e përgjegjësisë ndaj institucionit dhe publikut, përcjell TV21. Dorëheqja e Oxhaklieskit vjen pas reagimeve në opinion lidhur me xhirimin e videoklipit “Sexy Mama” nga reperi kosovar Don Xhoni, brenda monumentit “Makedonium” në Krushevë, i cili është trashëgimi kulturore e mbrojtur e shtetit. Në dorëheqjen e tij, Oxhaklieskit thekson se në rastin konkret nuk është shkelur asnjë ligj, rregullore apo akt tjetër, dhe as nuk është vepruar në kundërshtim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgievski, njoftoi një fushatë të gjerë pastrimi ekologjik për qytetin, e cila do të zhvillohet nesër, më 30 shtator, duke filluar nga ora 10:00. Siç njoftoi Gjorgievski në rrjetet sociale, fushata pritet të përfshijë disa mijëra vullnetarë dhe do të përfshijë të gjithë qytetin e Shkupit, pra të gjitha komunat e Shkupit. Sipas njoftimit, të gjitha komunat, kryetarët e komunave, ambasadat, studentët, figurat publike, sportistët dhe qytetarët do të marrin pjesë në fushatë. Qëllimi është të kontribuohet për një mjedis më të pastër dhe më të rregullt në lagjet dhe lagjet e Shkupit përmes…

Lexo më Shumë

Qeveria, në seancën e sotme, shqyrtoi informacionin lidhur me gjendjen e krijuar si pasojë e avarisë teknike në ndërtesën e “Nova Makedonija”, ku janë të vendosura tetë institucione shtetërore, si dhe masat e ndërmarra deri më tani dhe aktivitetet e planifikuara për sanimin e dëmeve dhe normalizimin e plotë të kushteve të punës. Duke marrë parasysh pasojat e avarisë, veçanërisht depërtimin e ujit në një pjesë të instalimeve elektrike, si dhe nevojën për kryerjen e të gjitha kontrolleve të nevojshme teknike dhe të sigurisë para rikthimit të objektit në funksion të rregullt, Qeveria miratoi një konkluzion me të cilin rekomandohet…

Lexo më Shumë

Mungesa e terminëve për kontrolle mjekësore dhe rezultatet që vonohen vazhdojnë të përbëjnë shqetësim për qytetarët. Pritja shpeshherë nuk përfundon me kryerjen e ekzaminimit sepse edhe pas marrjes së rezultateve ato nuk arrijnë të kontrollohen në kohë. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski thotë se problemi me terminët është problem global. “Ajo që nuk ka mjek, nuk ka infermiere, nuk ka terminë nuk është vetëm problem i vendit tonë, ai është një problem global”, tha Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë. Klekovski thotë se në shumicën e rasteve vonesat janë si pasojë e mungesës së personelit. Sipas tij shqyrtohet mundësia që kontrollet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se, pavarësisht krizës globale energjetike, vendi nuk përballet me probleme për furnizim me gaz dhe naftë. Sipas Mickoskit, normalizimi i plotë i mundshëm i furnizimit global me naftë dhe gaz mund të pritet vetëm në pranverën e vitit të ardhshëm. Megjithatë, Mickoski theksoi se Qeveria ka një plan për përballimin e pasojave të mundshme nga çrregullimet në tregjet e energjisë. Ai informoi se dje ka biseduar me kompanitë më të mëdha të naftës dhe theksoi se naftësjellësi funksionon. Hristijan Mickoski, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut “Është mirë që kemi një plan, që naftësjellësi funksionon; është mirë…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme informoi se një grup i organizuar kriminal nga Shkupi është shkatërruar në një aksion të koordinuar policor. Gjatë kontrolleve në 12 lokacione janë ndaluar pesë persona, ndërsa janë sekuestruar pushkë automatike, pushkë snajper, pistoleta, municion të kalibrave të ndryshëm, jelek taktik, pajisje për komunikim, telefona celularë dhe mjete të konsiderueshme financiare. Sipas policisë, 34-vjeçari K.I. dyshohet se që nga viti 2023 ka vepruar në kuadër të një organizate me ideologji të lidhur me ISIS-in, duke përhapur propagandë radikale dhe duke rekrutuar të rinj. Ndaj K.I. është ngritur kallëzim penal për terrorizëm dhe trafikim të paligjshëm me armë,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dhënë detaje nga takimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Në emisionin “Debat në SHENJA”, ai tha se dy subjektet kanë koordinuar aktivitetet për zgjedhjet lokale në Bërvenicë. Taravari vlerësoi se AKI-ja e ka filluar me sukses vitin zgjedhor, duke iu referuar rezultateve në Gostivar dhe Vrapçisht. Ai tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 tetorit në Bërvenicë do të jenë një tjetër moment i rëndësishëm për koalicionin. ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT “Ka pasur një takim të kryesive të ngushta mes Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së, në të cilin…

Lexo më Shumë

VLEN ka mobilizuar të gjitha strukturat e saj politike dhe institucionale në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, në prag të zgjedhjeve të 18 tetorit. Pas hapjes së shtabit në Bërvenicë, ku ishin të pranishëm drejtues të VLEN-it, deputetë, kryetarë komunash dhe përfaqësues të strukturave partiake, aktivitetet janë zhvendosur në terren, në vendbanime të ndryshme të komunës. Funksionarë të niveleve të ndryshme të VLEN-it kanë qenë pranë Jakup Huseinit në takimet me banorët e Çellopekut, Radiovcës, Gurguricës, Miletinës dhe Tenovës, duke përcjellë mesazhin për mbështetje të kandidaturës së tij dhe programit për Bërvenicën. Takimet në…

Lexo më Shumë

Tetori, Muaji i Kursimeve, sjell një sërë aktivitetesh tëHalkbankës – Filijala Saraj, me fokus të veçantë në edukiminfinanciar, promovimin e kulturës së kursimit dhe prezantimine mundësive dhe produkteve bankare për qytetarët e Komunëssë Sarajit. Gjatë këtij muaji, Filijala e Halkbankës në Saraj do tëzhvillojë vizita dhe aktivitete në shkollat e ndryshme tërrethinës së Sarajit, me qëllim që të rinjtë të njihen që nëmoshë të hershme me rëndësinë e kursimit, planifikimitfinanciar dhe menaxhimit të përgjegjshëm të parave. Në kuadër të aktiviteteve promovuese, ekipi e Filijalës së Sarajit do të jetë i pranishëm edhe nëpër shkolla, ku përmestakimeve dhe prezantimeve promotive do…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, me rastin e 28 Shtatorit – Ditës së Boshnjakëve, u ka uruar bashkëqytetarëve boshnjakë dhe mbarë komunitetit boshnjak shëndet, mbarësi, suksese dhe paqe. Në urimin e tij, Mexhiti ka theksuar se boshnjakët janë pjesë e rëndësishme e mozaikut të Çairit dhe të shoqërisë, ndërsa tradita, kultura dhe kontributi i tyre e pasurojnë jetën e përbashkët. “Le të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri ku respektojmë njëri-tjetrin, ruajmë dallimet tona dhe ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë”, ka porositur Mexhiti. Ai e ka përmbyllur mesazhin me urimin: “Gëzuar Ditën e Boshnjakëve!”

Lexo më Shumë

Gjashtë persona janë arrestuar në Shkup dhe rrethinë nën dyshimin për vepra penale që lidhen me terrorizmin, në një aksion të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare. Aksioni po zhvillohet në disa lokacione nën drejtimin e një prokurori nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Detajet zyrtare pritet të bëhen publike pas përfundimit të operacionit. Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga Sitel, gjatë kontrolleve janë gjetur disa pushkë snajper, disa pistoleta dhe flamuj me simbole të ISIS-it. Po ashtu, dyshohet se janë sekuestruar pajisje për nxjerrje ilegale të kriptovalutave.…

Lexo më Shumë