Qeveria, në seancën e sotme, shqyrtoi informacionin lidhur me gjendjen e krijuar si pasojë e avarisë teknike në ndërtesën e “Nova Makedonija”, ku janë të vendosura tetë institucione shtetërore, si dhe masat e ndërmarra deri më tani dhe aktivitetet e planifikuara për sanimin e dëmeve dhe normalizimin e plotë të kushteve të punës.
Duke marrë parasysh pasojat e avarisë, veçanërisht depërtimin e ujit në një pjesë të instalimeve elektrike, si dhe nevojën për kryerjen e të gjitha kontrolleve të nevojshme teknike dhe të sigurisë para rikthimit të objektit në funksion të rregullt, Qeveria miratoi një konkluzion me të cilin rekomandohet që institucionet e vendosura në këtë objekt ta riorganizojnë përkohësisht punën e tyre.
Sipas rekomandimit, të punësuarit përkohësisht duhet t’i kryejnë detyrat e tyre të punës nga shtëpia, pa prani fizike në ndërtesë.
Kjo masë ndërmerret ekskluzivisht për arsye parandaluese dhe sigurie, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë së të punësuarve, paralelisht me vazhdimin e pandërprerë të proceseve të punës dhe funksionimin e institucioneve.
Shërbimet kompetente po punojnë intensivisht për sanimin e pasojave dhe krijimin e kushteve për kthimin e sigurt dhe të plotë të të punësuarve në objekt.



