Mungesa e terminëve për kontrolle mjekësore dhe rezultatet që vonohen vazhdojnë të përbëjnë shqetësim për qytetarët. Pritja shpeshherë nuk përfundon me kryerjen e ekzaminimit sepse edhe pas marrjes së rezultateve ato nuk arrijnë të kontrollohen në kohë. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski thotë se problemi me terminët është problem global.
“Ajo që nuk ka mjek, nuk ka infermiere, nuk ka terminë nuk është vetëm problem i vendit tonë, ai është një problem global”, tha Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë.
Klekovski thotë se në shumicën e rasteve vonesat janë si pasojë e mungesës së personelit. Sipas tij shqyrtohet mundësia që kontrollet e thjeshta të kryhen jo vetëm nga mjekët por dhe punonjës të tjerë shëndetësor.
“Për shembull, në Zhirovnicë kemi një farmaci, por nuk kemi mjek. A duhet që aty të mundësohet matja e tensioni i gjakut ose të bëhet kontrolli i sheqerit në gjak, por këto fillimisht duhet të jenë pjesë e shërbimeve që ligjërisht do të lejohen. Bëhet fjalë për një propozim që prej më shumë se dy vitesh qëndron i lënë mënjanë dhe është harruar. Qëllimi im është që kudo ku ka një punonjës shëndetësor të trajnuar, pavarësisht nëse është infermier, mjek apo farmacist, të mundësohet kryerja e kontrolleve të thjeshta, si matja e tensionit të gjakut, matja e nivelit të glukozës në gjak dhe të ngjashme”, Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë.
Maqedonia e Veriut renditet si vendi i parë në rajon për vdekshmëri nga sëmundjet kardiovaskulare. Sipas dhënave të vitit 2025, 6888 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e kësaj sëmundje. Shkalla e vdekshmërie është 37,4% për 1000 banorë. Sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet si diabeti i padiagnostikuar vazhdojnë të jenë sëmundjet më të rrezikshme ndërsa diagnostikimi i tyre mund të jetë shumë i lehtë.



