Kumtesë nga VLEN: Me votën dhe nënshkrimin e tyre, Talat Xhaferi dhe BDI e lanë gjuhën shqipe jashtë provimit të jurisprudencës. Pra, jo vetëm që nuk e mbrojtën shqipen, por me vetëdije e përjashtuan atë, në dëm të shumë studentëve shqiptarë. Dokumenti i datës 27 gusht 2019, i nënshkruar nga Talat Xhaferi, e nxjerr të vërtetën në shesh. Problemi me provimin e jurisprudencës dhe përjashtimin e gjuhës shqipe mban vulë të pastër politike. Në kohën kur Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte tashmë në fuqi, Talat Xhaferi, si kryeparlamentar, jo vetëm që nuk kërkoi harmonizimin e ligjit për provimin e…
Author: Jeta almakos
Këshilli i Miqësisë Shqiptaro-Amerikane (AARC) zhvilloi një takim të rëndësishëm dhe përmbajtësor me senatorin amerikan Cory Booker, anëtar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet në Ballkan dhe roli i shqiptarëve në rajon. Në një klimë të polarizuar politike në SHBA, në takim u theksua se mbështetja për Kosovën dhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane mbetet e fortë dhe bipartizane. Të dyja krahët politikë në Uashington e konsiderojnë faktorin shqiptar si element kyç për stabilitetin në Ballkan. Gjatë bashkëbisedimit, senatori Booker u pajtua se është në interes strategjik të SHBA-së që Kosova të integrohet në NATO…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, sot iu drejtua Forumit të Diplomacisë në Antalya, duke theksuar rëndësinë e rezultateve konkrete, bashkëpunimit rajonal dhe planifikimit strategjik në kushtet e sfidave aktuale globale, raporton Anadolu. Në fjalimin e tij në panelin me titull “Korrja e paqes në Ballkan: Dialogu, biznesi dhe lidhshmëria”, Mucunski shprehu falënderim ndaj Ministrisë së Jashtme të Turqisë për organizimin e ngjarjes, duke vlerësuar se forumi “po bëhet gjithnjë e më thelbësor dhe më relevant çdo vit”. Ai theksoi rolin e Turqisë si një aleat i rëndësishëm, duke vënë në…
Partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka bërë të ditur se ka rënie serioze prej 61% të investimeve të huaja direkte në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, me vlerë totale prej vetëm 468 milionë euro. BDI njoftoi se të dhënat e publikuara në analizat rajonale për Investimet e Huaja Direkte në Ballkan kanë treguar një alarm serioz për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky është një nga rezultatet më të dobëta në rajon dhe sinjal i rëndë për ekonominë e vendit, ka theksuar BDI. Partia opozitare, po ashtu ka thënë se investitori i huaj kërkon siguri juridike, institucione…
Aeroportet e Shkupit dhe Ohrit janë liderë në rajon, konfirmuar edhe mediat ndërkombëtare. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mbetet lider në rajon me një rritje prej 32 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk. “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mbetet lider në rajon me një rritje prej 32 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për këtë vit, nga mbi 390 mijë vende të reja të ofruara, për shkak të ndikimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ka një rënie…
Në margjina të Forumit diplomatik në Antali, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova realizoi takim me kryetarin e TIKA-s, Abdulla Eren, ku u konfirmua bashkëpunimi i shkëlkqyeshëm dhe partneriteti i fuqishëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë. Presidentja falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme nga TIKA, e cila me mbi 1.300 projekte të realizuara ka kontribut të dukshëm dhe të përhershëm në disa sektorë: arsim, shëndetësi, trashëgimi kulturore dhe infrastrukturë. “për të, me rëndësi të posaçme është ndihma në sektorin shëndetësor, posaçërisht investimi në pajisje bashkëkohore mjekësore për Klinikën për radioterapi dhe onkologji, që kontribuon për avancimin e shëndetit publik, si…
Kryetari i komunës Çairi, Izet Mexhiti ka njoftuar se në lagjen Gazi Babë po përmbyllet një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që i jep zonës një pamje të re dhe kushte më të mira për banorët. Sipas tij, është finalizuar asfaltimi i rrugës 157, segment që lidh zonën nga xhamia deri te shkallët në bulevard. Projekti është realizuar nga fillimi dhe përfshin rrjet të ri të ujësjellësit, kanalizim atmosferik funksional, ndriçim publik modern, asfalt cilësor si dhe trotuare të rregulluara për rritjen e sigurisë. “Ky është një investim që kthehet drejtpërdrejt te qytetari, duke lehtësuar lëvizjen dhe duke përmirësuar standardin e…
Një skemë kontrabande me orë “Apple” është zbuluar në Shkup, ku një dyqan celularësh dyshohet se ka zëvendësuar produktet e sekuestruara me kopje të lira dhe ka nxjerrë origjinalet në shitje. Rasti u zbulua në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga një ekip mobil doganor, gjatë kontrollit të një dërgese me tableta nga Dubai. Gjatë kontrollit, inspektorët zbuluan 20 orë inteligjente që nuk ishin të deklaruara në dokumentacionin doganor. Orët u sekuestruan dhe u vendosën në kasafortë sigurie, por po atë ditë persona me qasje i zëvendësuan me kopje të lira, ndërsa origjinalet iu dorëzuan importuesit. Me urdhër të prokurorit publik,…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në North Macedonia, duke i cilësuar ato si standard demokratik të panegociueshëm. Gjatë një takimi me aktivistin dhe studentin tetovar Mevlan Ademi, njërin nga udhëheqësit e protestave paqësore për të drejtat gjuhësore, si dhe në prani të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ministri Gonxhja diskutoi mbi nevojën për respektim të plotë të përdorimit të gjuhës amtare në të gjitha nivelet institucionale dhe publike. Statusi i plotë i ministrit Gonxhja: Me aktivistin Mevlan Ademi, studentin tetovar…
Shkruan: Prof. Dr. Ferid Muhiq “E kam ndjekur shkatërrimin e Gazës për dy vite me radhë, për çdo ditë kam parë mijëra njerëz të vrarë, pafund fëmijë (a mund të ketë njeri, kaq të pandjeshëm sa të numërojë fëmijët e vrarë pa iu copëtuar zemra?), kam parë njerëz që bombardoheshin pa ndërprerje dhe për herë të parë jam përballur seriozisht me çështjen e madhështisë dhe degradimit të njeriut! Kam parë njerëz të sëmurë, të uritur e të ngrirë që endeshin pa qëllim mes rrënojave dhe kam parë se si atyre që mbetën gjallë u ndërpritej furnizimi me ujë, ushqim, energji…
Autoritetet garantojnë se Autostrada Kërçovë–Ohër, do të lidhet me Strugën dhe do të përfundojë me Shqipërinë përmes Korridorit 8. Ky projekt kushton 1.3 miliardë euro, prej të cilave sipas zv.ministres së Transportit Kaltrina Zekolli, 500 milionë euro tashmë janë lëshuar për kompaninë Bechtel dhe Enka ndërsa vetëm për vitin 2026 janë lëshuar mbi 90 milionë euro. Ajo shtoi se, nëse do të ketë nevojë për fonde shtesë, do të bëhet rishikim i buxhetit. “Në Korridorin 8, po punohet në të gjitha segmentet. Aktualisht për segmentin Trebenishtë – Qafëthanë, kryeministri paralajmëroi se priten përfaqësuesit e UNESCO-s që të gjendët zgjidhje. raporti…
Pesë automjete u përfshinë në një zjarr që shpërtheu sot pasdite në rrugën “Lazar Liçenoski” nën Kalanë e Shkupit, përballë Stadiumit të Qytetit, informojnë nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Tre automjete u dogjën pjesërisht dhe dy u dogjën plotësisht. Zjarri u shua me ndërhyrjen e tre automjeteve zjarrfikëse dhe tetë zjarrfikësve. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, tha se zjarri është raportuar në orën 15:40 dhe se është raportuar se digjet bar i thatë, mbeturina dhe makina të parkuara. “Me ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve, zjarri u lokalizua dhe u shua plotësisht…

