Admir Miftari nga BDI, në emisionin “Debat në Shenja”, ka folur për qëndrimin e të rinjve të BDI-së dhe VLEN-it ndaj protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ai tha se ekziston një përpjekje mes të rinjve për t’u bashkuar rreth çështjeve kombëtare, duke theksuar se protesta, sipas tij, nuk u politizua pasi nuk u organizua nga BDI.
Duke iu përgjigjur pyetjes pse BDI nuk u unifikua me të rinjtë e VLEN-it, Miftari tha se deklarata e Granit Osmanit për anulimin e pjesëmarrjes e ka vështirësuar një bashkim të tillë.
“Granit Osmani, me sa e pamë ne në media, nuk tha se unë nuk do të jem pjesëmarrës, por tha se anulohet pjesëmarrja në protestë. Tash, kur ke kështu thirrje, është shumë rëndë të unifikohet rinia”, deklaroi Miftari.



