Më 03/04.10.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria G.P. (21), S.B. (37), M.H.Z. (39), S.M. (19) dhe një 17-vjeçare, të gjithë nga Shkupi, si dhe M.I. (38) nga Velesi, H.D. (25) nga Gostivari dhe E.S.E. (22) nga Turqia, pasi gjatë kontrollit te ata janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një substancë pluhurore e bardhë.
Më 03.10.2026, në orën 16:45, në rrugën „Kiro Ristovski-Dërnc“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria L.A. (36) nga Tetova. Gjatë kontrollit te ai janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me kokainë dhe një thikë kuzhine.
Më 03.10.2026, në orën 22:00, në rrugën „120“ në Tetovë, në një bastore sportive, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria K.A. (34) nga Tetova. Gjatë kontrollit te ai është gjetur një send me mbetje kokaine. Në lidhje me rastin enjëjtë, nga liria është privuar edhe personi përgjegjës i objektit, S.R. (62) nga fshati Çellopek, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 216 të Kodit Penal, „mundësim i përdorimit të drogave narkotike“.
Më 04.10.2026, në orën 01:20, në rrugën „Ivo Lola Ribar“ në Gostivar, nëpunës policorë të SPB Gostivar e kanë privuar nga liria S.A. (29) nga Gostivari. Gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar një paketim me kokainë.
Më 03.10.2026, në orën 23:45, në Shtip, nëpunës policorë të Njësisë për Tregti të Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Shtip i kanë privuar nga liria A.Gj. (22) dhe V.I. (24), të dy nga Shtipi. Gjatë kontrollit te ata është gjetur dhe konfiskuar një substancë kokërrzore dhe marihuanë.
Më 03.10.2026, në orën 21:30, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, pjesëtarë të policisë e kanë privuar nga liria J.M. (37) nga Çekia, pasi në bagazhin e tij personal, në një automjet me targa çeke, me të cilin udhëtonte, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Më 03.10.2026, në orën 21:30, në Kavadar, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë, në koordinim me nëpunës policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Jug, e kanë privuar nga liria A.G. (31) nga Kavadari, pasi gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Data 06.10.2026
Aktuale
- Revolucioni i Inteligjencës Artificiale: Beam i Reflection AI Sfidon Dominimin Kinez
- Kaos në kazino në Manastir, 4 persona sulmojnë edhe sigurimin
- Përplasje gjatë protestës në Prishtinë, 12 të lënduar, 6 prej tyre efektivë. Shoqërohen 3 protestues
- Trump konfirmon: Bombarduesit amerikanë u larguan nga baza në Britani për shkak të kërcënimeve
- Protestat për arsimin përshkallëzohen në Francë, sindikatat bashkohen kundër qeverisë së Lecorny
- Siljanovska-Davkova: Çështja me Bullgarinë nuk mund të cilësohet as si bilaterale, as vetëm si problem me BE-në
- Arrestohet nipi i Hashim Thaçit
- Ramush Haradinaj i bashkohet protestës: Po më dhimbëseni ju dhe ata në Hagë



