Ndonëse më 7 mars të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë nënshkroi kontratën me Parkingjet e Qytetit për ndërtimin e parkingjeve të reja, pacientët që frekuentojnë Qendrën Klinike “Nënë Tereza” edhe më tutje vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe mungesa të vend-parkimeve. I pyetur nga TV Shenja për kaosin që krijohet në Qendrën Klinike, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka ofruar zgjidhje alternative deri në zgjidhjen e problemit në tërësi. “Në javën e parë si ministër i shëndetësisë, nënshkruam kontratë me një institucion privat që të mundet në ndërkohë të punësuarit të parkohen atje…
Author: Jeta almakos
Koalicioni VLEN vlerëson se autostrada Shkup–Bllacë po hyn në fazën e realizimit konkret, ndërsa me përfundimin e procedurës për përzgjedhjen e kontraktorit, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore dhe strategjike për vendin po merr drejtimin e duhur. Nga VLEN thonë se për 24 vjet me radhë, qytetarëve iu është premtuar kjo autostradë, por siç thonë ata ajo mbeti vetëm në letër. KOALICIONI VLEN “Ky nuk është vetëm një investim në asfalt dhe beton. Është një investim në lidhjen strategjike me Kosovën, në zhvillimin ekonomik, në qarkullim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave dhe në krijimin e mundësive të…
Fillimi i punimeve për Autostradën Shkup-Bllacë është lajm i madh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Më në fund kjo autostradë po bëhet realitet, pas dekadash premtime e demagogji boshe. Vetëm një grup njerëzish sot nuk mund t’i gëzohen kësaj arritjeje të VLEN-it. Vetëm kryesia e BDI-së, në vend që të festojë me të gjithë shqiptarët, ka dy ditë që sikletoset e arsyetohet. Sepse ata nuk e bënë për 24 vjet, ndërsa ne po e bëjmë për 24 muaj. E rikujtojmë BDI-në se shqiptarët po e presin këtë autostradë me dekada. Sipas afateve të premtuara publikisht, ajo duhej…
Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë Shëndetësia moderne nuk ndërtohet vetëm me pajisje të reja, programe të reja kompjuterike apo objekte të reja. Ajo ndërtohet me institucione që dinë të menaxhojnë ndryshimin, me njerëz që kanë kompetencat për ta udhëhequr transformimin dhe me një model financiar që siguron vazhdimësi, e jo varësi nga ciklet e projekteve. Në kolumnat e mëparshme kam shkruar për një sistem shëndetësor që flet një gjuhë të përbashkët, për pacientin që e rimerr vendin qendror dhe për inteligjencën që i shndërron të dhënat në vendime të duhura në kohën e duhur. Por asnjëri nga këto shtylla nuk…
Kryetarja e Partisë Liberal-Demokratike (LDP), Monika Zajkova, ka deklaruar se është e papranueshme të flitet për zgjedhje të reja në kohën kur qytetarët po përballen me rritje të inflacionit, çmimeve dhe vështirësi ekonomike. “Me vjen sinqerisht keq që vetëm LDP-ja flet për uljen e shpenzimeve joracionale në shtet. Duhet të flasim me fakte – a kemi rritje të inflacionit? Po. A kemi rritje të çmimeve të plehrave artificiale? Po, dhe kjo vërtetohet me raporte zyrtare. Në kushte kur gjendja ekonomike po përkeqësohet për shkak të krizave globale, është e papërshtatshme të flitet për shpenzime që paguhen drejtpërdrejt nga xhepi i…
Sot jemi këtu për të shënuar hapjen e këtij objekti të mrekullueshëm, një investim tërësisht privat. Qëllimi dhe detyra jonë si Qeveri është t’i mbështesim iniciativat private, veçanërisht kur ato kanë për synim ta lehtësojnë jetën, të krijojnë vlerë të shtuar dhe ta rrisin cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë. Prandaj, ne si Qeveri e mbështesim plotësisht këtë frymë sipërmarrëse. I uroj investitorit dhe pronarit të këtij objekti, si dhe njerëzve që do t’i përdorin shërbimet e tij, sepse vërtet kërkon guxim të hysh në një investim të tillë. Për mua, njerëzit që hyjnë në investime të këtij lloji janë…
Kryetari i Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Zhelinë, ka folur edhe për zhvillimet politike në vend dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Ahmeti theksoi se zgjedhjet duhet të mbahen në pranverë, por shtoi se strukturat e partisë duhet të jenë të përgatitura edhe për një skenar tjetër, raporton TS. “Zgjedhje në pranverë duhet të ketë, por ne duhet të përgatitemi për në vjeshtë”, deklaroi Ahmeti para anëtarëve dhe simpatizantëve të BDI-së në Zhelinë. Ai bëri thirrje për mobilizim dhe organizim të strukturave partiake, duke vlerësuar se…
Filipçe dhe LSDM nuk po ofrojnë zgjidhje për Maqedoninë, por po ofrojnë lëshime të reja që mundësojnë shantazhe të reja, thonë nga OBRM-PDUKM. ‘ “Filipçe po vepron si avokat i Sofjes zyrtare dhe ka vënë interesat e të tjerëve para atyre maqedonase. Ai është i fiksuar pas përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, gjë që tregon se nuk ka vija të kuqe për LSDM-në kur bëhet fjalë për interesat kombëtare dhe dinjitetin e shtetit. Ndërsa Qeveria sjell investime, hap perspektiva dhe punon për një standard më të mirë jetese, Filipçe dhe LSDM ofrojnë vetëm politika kapitullimi, servilizmi dhe përmbushjeje të axhendave…
Një grua 28-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas njoftimit të SPB Shkup, më 12 qershor 2026, rreth orës 13:45, e reja ka raportuar se po atë ditë, rreth orës 09:50, në zonën e Qendrës në Shkup, vjehrra e saj 56-vjeçare me inicialet S.O. fillimisht ka dëmtuar automjetin transportues të familjes, të tipit “Peugeot Boxer”. Më pas, sipas denoncimit, e dyshuara me përdorimin e forcës fizike e ka nxjerrë 28-vjeçaren nga automjeti dhe e ka rrëzuar në tokë. Si pasojë e incidentit, gruaja ka pësuar…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti të shtunën kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Kreu i Qeverisë deklaroi se gjatë takimit me presidentit Erdogan, u konfirmua bashkëpunimi tradicionalisht i ngushtë, miqësor dhe strategjik midis dy vendeve. Mickoski vlerëson se marrëdhëniet e shkëlqyera politike bazohen në respekt të ndërsjellë, besim dhe miqësi të sinqertë midis dy popujve. “Diskutuam mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, rritjen e tregtisë, investimet e reja, si dhe për promovimin e bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, energjisë, turizmit, arsimit dhe mbrojtjes”, deklaroi kreu i Qeverisë. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Theksova rëndësinë e Turqisë si…
“Valixhet po bëhen gati dhe kërkimet për destinacionin ideal tashmë kanë filluar. Qoftë për disa ditë në bregdet, në qytetet evropiane apo edhe aventura më të largëta, por kureshtja mbetet se cilat janë destinacionet më të kërkuara. Për këtë kemi kontaktuar angjencinë ETC travel nga ku ata thanë se edhe këtë vit fluksi i udhëtimeve është i lartë”. Sa kanë rezervuar tashmë qytetarët dhe cilat destinacione po kryesojnë listën e preferencave? Interesimi i qytetarëve në Maqedoninë e Veriut vazhdon të dominohet nga Turqia dhe Egjipti. Sipas të dhënave nga agjencitë turistike, mbi 10 mijë qytetarë kanë zgjedhur Turqinë, ndërsa mbi…
Partia Socialiste e Shqipërisë festoi sot 35-vjetorin e saj që nga themelimi në vitin 1991. Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se në protestën në kryeqytet ka pasur edhe persona nga Kosova apo Tetova, që sipas tij njësoj si opozita kanë hedhur gurë në bulevard dhe kanë fshehur dorën. “Asgjë normale edhe në faktin se, megjithëse në Vlorë e duan projektin dhe hallin e kanë se po nuk dëmtohet sezoni nga anulimet e rezervimeve për protestës, forca të ndryshme hidhen në bulevard, gurë deri edhe nga Kosova dhe Tetova dhe fshehin dorën, njësoj si nga opozita që derdh…

