Veton Surroi Ndoshta këtë nuk e dinë kryeministri Rama, protestuesit, publiku i gjerë duke më përfshirë mua që po shkruaj, por kështu disi duket fillimi i fundit të një periudhe, fundit të një qeverisjeje, mbase fundit të një procesi Fillimi i fundit duket kur një person si kryeministri Rama përpiqet për dy javë rresht të gjejë fajtorët pse qytetarët me rend e rregull deri tani të paprecedentë dalin për të kërkuar dorëheqjen e tij. Një listë e gjatë ekzotike fajtorësh u gjetën për këto dy javë, mes të cilëve “armiqtë e jashtëm” ishin edhe grekët që nuk dëshiruakan rritje të…
Author: Jeta almakos
Faleminderit eurodeputetëve dhe miqve tanë në Bruksel për mbështetjen e tyre në mbrojtje të ligjit dhe të gjuhës shqipe. Kështu e nis statusin e tij, Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, ndërsa ka komentuar amendamentin e miratuar nga Parlamenti i Evropës që i nën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Statusi i plotë i Mevlan Ademit: Faleminderit eurodeputetëve dhe miqve tanë në Bruksel për mbështetjen e tyre në mbrojtje të ligjit dhe të gjuhës shqipe. Parlamenti Evropian…
Gjatë seancës së sotme Parlamentit Europian miratoi edhe amendamentin për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut. Sipas draftit PE i bën thirrje autoriteteve të RMV-së që të zgjidhin sa më shpejt këtë çështje si dhe kërkon që protestat e studenteve të mos portretizohen si faktor destabilizues apo si të motivuara politikisht. “I bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të…
Kryetari i Çairit dhe njëheritë bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka vizituar punimet që po zhvillohen me intensitet në terren për ndërtimin e Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, raporton Zyrtare. Gjatë vizitës së realizuar së bashku me stafin e universitetit, Mexhiti ka inspektuar ecurinë e punimeve, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për arsimin e lartë në gjuhën shqipe. “Shqiptarët tashmë po marrin hisen që u takon. Gur mbi gur, Kampusi i Universitetit ‘Nënë Tereza’ po bëhet realitet!”, ka shkruar Mexhiti në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar pamje nga vizita në vendpunishte. Ndërtimi i kampusit…
Vendimi i Gjykatës Kushtetutese, e cila shfuqizoi vendimin e Komunës së Tetovës nga viti 2007 për riemërtimin e një sërë rrugësh dhe hapësirash publike, ka ngjallur reagime në opinion. Sipas vendimit që ka marr sot Gjykata Kushtetuese, emërtimet shqiptare janë zëvendësuar me emërtimet të vjetra maqedonase, siç mund të ceket rasti i Sheshit Iliria duke u emërtuar në Marshall Tito. Në lidhje me këtë vendim skandaloz të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ku sipas tij Gjykata destabilizuese e Maqedonisë së Veriut anuloi emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, të…
Me iniciativën dhe koordinimin e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, një delegacion i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup zhvilloi një vizitë disa ditore në Tiranë, të fokusuar në forcimin e bashkëpunimit akademik, shkencor dhe rinor ndërmjet institucioneve të dy vendeve. Delegacioni, i përbërë nga Rektori Prof. Dr. Bekim Fetaji, Kryetari i Kuvendit Studentor Universitar Besar Sejdiu, Sekretari i Kuvendit Studentor Universitar Driton Zendeli, Jasir Memedi dhe përfaqësues të tjerë të universitetit, zhvilloi një sërë takimesh me institucione shqiptare dhe aktorë të rëndësishëm të jetës akademike dhe publike. Një nga zhvillimet më të rëndësishme të…
Ligji për përfaqësim të drejtë dhe Adekuat, i propozuar nga Qeveria, sipas kreut të Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela, nuk është aspak i mirë, madje është i dëmshëm. Sela tha se ligji është njësoj si balancuesi, vetëm paketimi është ndryshe. Ai u bëri thirrje deputetëve që të kenë kujdes, ndërsa akuzoi OBRM-PDUKM-në se po e djegë Marrëveshjen e Ohrit. “Unë mendoj se ky ligj është shumë i dëmshëm, është shumë i dëmshëm dhe shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë që të kenë kujdes, ligjet e tilla të cilat kanë për qëllim që avazh avash ta çmontojnë Marrëveshjen…
Dy vjet më parë, shumëkush nuk besonte se kjo mund të ndodhte. Dy vjet më parë, askush nuk fliste e as që i bëhej vonë për zhvillim, sepse shteti ishte kapur nga oligarkët e klasa politike ishte zhytur thellë në korrupsion. Sot, ndryshimet janë të dukshme. Këtë e tha bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti gjatë fjalës së tij në Kuvendin themelues të partisë duke shtuar se si çdo ndryshim, edhe rotacioni politik nuk mund të kalonte pa shumë lëkundje e tensione pikërisht, sepse një klase politike të cilës i ka skaduar afati u ndje e cënuar nga humbja e pushtetit.…
Në Kuvendin themelues të VLEN-it, të mbajtur në Tetovë, nënkryetarja e partisë, Mimoza Musa, rikujtoi rrugëtimin e koalicionit, sfidat e tejkaluara dhe rezultatet e arritura, duke theksuar se VLEN është konsoliduar si një alternativë serioze politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Duke folur për fillimet e këtij projekti politik, Musa tha se rruga ka qenë e mbushur me sfida, por se ato nuk e kanë ndalur përkushtimin për të çuar përpara vizionin e VLEN-it. “Kjo rrugë nuk ka qenë aspak e lehtë, na punuan pas shpine, na tradhtuan, por nuk u dorëzuam. U ngjitëm lart e më lart dhe…
Pasditen e sotme janë krijuar vranësira të paqëndrueshme, të cilat filluan fillimisht në rajonet ekstreme veriperëndimore dhe pjesë të rajoneve lindore të vendit, si dhe në rajonin e Pollogut. Jostabiliteti aktualisht vazhdon të zhvillohet në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës, ku ka paraqitje të shirave të rrëmbyeshëm, erërave të forta, bubullimave dhe breshërit, njoftoi Departamenti Meteorologjik. Deri në fund të ditës, pritet të vazhdojë të ketë vranësira të paqëndrueshme në nivel lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta, dhe herë pas here me breshër të mundshëm. Gjatë natës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme. Do…
Një zjarr që shpërtheu këtë mëngjes pranë Institucionit Korrektues Veles – Prevalec u rindez gjatë ditës, pasi fillimisht u vu nën kontroll. Zjarri u vu re rreth orës 09:50 në një zonë të hapur dhe, falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve, situata u stabilizua për një kohë të shkurtër. Megjithatë, rreth orës 13:00, erërat e forta kontribuan në rindezjen e zjarrit dhe përhapjen e tij drejt fshatit Vojnicë në Komunën e Çashkës. Në vendngjarje janë dërguar zjarrfikës nga Departamenti Territorial i Zjarrfikësve të Velesit me disa automjete, si dhe vullnetarë, punonjës nga kompanitë e shërbimeve dhe ekipe nga sektori pyjor.…
Me ndryshimet e propozuara, çdo qytetar madhor, gjatë vizitës te mjeku i tij amë, do të japë një deklaratë nëse pajtohet ose jo që pas vdekjes së tij të jetë dhurues i organeve dhe indeve për qëllime shërimi. Kjo deklaratë do të evidentohet në listën e sistemit kombëtar të evidencave elektronike në shëndetësi – “Termini im”. Ligji parashikon gjithashtu mundësinë që qytetari në çdo kohë ta ndryshojë vendimin e tij. Me këto ndryshime, për herë të parë shteti do të ketë një pasqyrë më të saktë mbi gatishmërinë e qytetarëve, si dhe mbi nivelin e informimit dhe besimit të tyre…

