Author: Jeta almakos

Dy vajza të mitura, 9 dhe 11 vjeç, nga Fushë-Kruja humbën jetën tragjikisht mesditën e kësaj të premteje në plazhin e Tales në Lezhë. Mësohet se dy të miturat, kushërira, ishin futur në det për t’u larë, së bashku me prindin e njërës prej tyre. Por deti i trazuar dhe me shumë dallgë i ka marrë dy vajzat e vogla dhe i ka nxjerrë më pas në breg në një distancë të largët nga njëra-tjetra. Pushuesit e pranishëm në zonë kanë ndërhyrë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë, por pavarësisht ndihmës së parë të dhënë për të miturat, ka qenë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka mbajtur të premten në mbrëmje Kuvendin Zgjedhor të Degës në Vrapçisht, ku janë konstituuar organet dhe strukturat drejtuese që do të udhëheqin aktivitetin politik të degës në periudhën e ardhshme. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, njoftoi se kuvendi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe me unitet të plotë, ndërsa uroi të zgjedhurit e rinj për detyrat që do të ushtrojnë. “Jam i bindur se me përkushtim, punë dhe afërsi me qytetarët do ta forcojnë edhe më tej organizimin tonë në Vrapçisht”, deklaroi Ahmeti. Ai theksoi se BDI-ja mbetet forca më e…

Lexo më Shumë

Policët në Maqedoni nga tani do të mund të mbajnë mjekër të rregullt dhe lloje të caktuara tatuazhesh, pasi Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë ndryshime në Rregulloren për sjelljen dhe marrëdhëniet e ndërsjella të punonjësve në MPB. Nga Ministria informojnë se Rregullorja është miratuar më 4 maj të këtij viti, ndërsa me iniciativë të Sindikatës së Pavarur të Policisë janë propozuar ndryshime që lidhen me pamjen e policëve. Pas shqyrtimit të propozimit, MPB i ka pranuar ndryshimet dhe më 1 qershor janë miratuar plotësimet. Sipas rregullave të reja, policët me uniformë do të mund të kenë mjekër, por…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut nuk është në progres, por në vendnumërim. Pa datë për anëtarësim, pa hapje reale të klasterit të parë, pa lëvizje serioze që nga raporti i fundit. Ndërsa Mali i Zi prin dhe Shqipëria ecën përpara, kjo qeveri e VLEN-it na ka lënë në fund të tabelës, me fjalime boshe dhe fotografi për Facebook. VLEN premtoi Evropë, por solli stagnim. Premtoi dinjitet për shqiptarët, por solli nënshtrim politik. Premtoi ndikim në qeveri, por sot as raportet evropiane nuk ua fshehin dot dështimin. Kur vendi mbetet pa progres, përgjegjësia nuk mbulohet me propagandë. VLEN nuk është zëri i ndryshimit,…

Lexo më Shumë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Alsat-M ka thënë se në këto dy vite si VLEN dhe partner në qeveri kanë marrë hisen që ju takon shqiptarëve, dhe kjo sipas tij, “vërehet me shifra dhe numra konkretë”. Ai këtu përmend veçmas projektet e rëndësishme si Korridori 8, Rruga Shkup- Bllacë dhe tjera. “Ne në këto dy vite kemi marrë hisen tonë, mbi 3 miliardë euro janë në vendbanimet shqiptare duke filluar nga Korridori 8, Rruga Shkup- Bllacë, Universiteti ‘Nënë Tereza’, Sheshi Skënderbe, ndërsa mbi 100 milionë euro janë të ndara për komunat shqiptare”, ka thënë Mexhiti. Ai tha…

Lexo më Shumë

Pas protestës së banorëve të Debreshit ka reaguar komuna e Gostivarit e cila thotë se tanimë ka ndërmarr hapa konkret për zgjidhjen e këtij problemi. Nga komuna thonë se kanë realizuar edhe disa takime me banorët dhe përfaqësues të shoqatave lokale të cilët i kanë njoftuar se punimet për ndërtimin e një linje të re të ujësjellësit tanimë kanë filluar. Paralelisht është planifikuar edhe rregullimi i burimit të ujit mbi fshatin Debresh, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm. Komuna e Gostivarit njëherit shprehë keqardhje për problemet me furnizimin me ujë të siç…

Lexo më Shumë

Për 22 vjet me radhë BDI kishte pushtetin lokal, kishte pushtetin qendror, kishte ministra, zëvendëskryeministra, deputetë dhe drejtorë institucionesh. Kishte gjithçka, përveç një zgjidhjeje të plotë dhe të qëndrueshme për emrat e rrugëve në Tetovë. Sot, në vend që të japë llogari pse kjo çështje mbeti e pazgjidhur për më shumë se dy dekada, BDI përpiqet të flasë për afate njëvjeçare dhe të kërkojë fajtorë diku tjetër. Është e lehtë të kërkosh përgjegjësi nga të tjerët kur vetë ke pasur në duar të gjitha mekanizmat e pushtetit dhe nuk e ke zgjidhur problemin. Qytetarët e Tetovës e dinë mirë se…

Lexo më Shumë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim deklaruan se kërkesa për shfuqizimin e emrave shqip të rrugëve në Tetovë, është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese që në mars të vitit 2025. Sipas BDI-së, kjo është një goditje e rëndë për identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve. BDI kritikoi VLEN-in pasi nuk kanë ndërmarrë hapa juridik për mbrojtjen e vendimit të vitit 2007. BDI u shpreh se pretendimi i VLEN-it se vendimi për emërtimin e rrugëve gjoja nuk ka qenë në fuqi është argumenti më i dobët dhe më i paqëndrueshëm që mund të ofrohet ndërkohë që tha se ata nuk mund të ikin nga…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ngritur aktakuzë kundër vrasësit serik nga Nagoriçani i Vjetër, i cili dyshohet se ka kryer katër vrasje me paramendim dhe dy tentativa vrasjeje të së njëjtës formë të kualifikuar. Sipas ekspertizave të kryera gjatë hetimit, 25 vjeçari i kreu veprimet për motive të tjera të ulëta, përkatësisht me qëllimin për të kënaqur pasionet e tij seksuale ndaj trupave të vdekur femra. Gjatë hetimit, prokuroria ka zbuluar se, natën midis 05.01.2025 dhe 06.01.2025 në fshatin Kleçovcë, ai me dashje ia mori jetën një gruaje të moshuar dhe të pafuqishme. Ai hyri në shtëpinë e saj…

Lexo më Shumë

Banorët e Debreshit kanë ngritur zërin kundër mungesës së vazhdueshme të ujit të pijshëm, duke organizuar protestë dhe duke kërkuar reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse. Sipas tyre, problemi me furnizimin me ujë ka kaluar çdo kufi durimi dhe po vështirëson seriozisht jetën e përditshme të familjeve. Protestuesit kanë tentuar të futen me forcë, madje ata kanë demuluar edhe xhamin hyrës të derës kryesore. Sipas informacionëve, protesta ka mbaruar ndërsa policia ende gjenden në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të hetimit, Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka dorëzuar sot Aktakuzë kundër një 25-vjeçari, banor i Staro Nagoriçanit, i dyshuar për kryerjen e katër veprave penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 4 e Kodit Penal, si dhe dy tentativa për vrasje të të njëjtës formë të kualifikuar. Meqenëse me dashje ka privuar nga jeta disa persona, sipas nenit 123 paragrafi 3 të Kodit Penal, ai rrezikon dënim me burgim prej së paku 10 vitesh ose me burgim të përjetshëm. Sipas ekspertizave të kryera gjatë hetimit, ai i ka kryer veprat nga motive jashtëzakonisht të ulëta,…

Lexo më Shumë

Pushime për ju, kurse kursimet tuaja rriten. Aty ku je! Këtë verë, ndërsa shijoni pushimet verore, kursimet tuaja mund të punojnë për ju dhe të sjellin fitim të sigurt që nga dita e parë. Me ofertën promocionale të ProKredit Bankës, kursimi merr një dimension të ri: norma fikse interesi, transparencë dhe rritje të parashikueshme. Oferta promovuese verore e ProKredit ofron normë fikse interesi me kushtet më të mira në treg: • 3,55% normë fikse interesi për depozitat në denarë, me afat depozitimi prej 25 muajsh; • 2,65% normë fikse interesi për depozitat në euro, me afat depozitimi prej 25 muajsh.…

Lexo më Shumë