Një fëmijë vetëm njëvjeçar nga Kumanova është helmuar nga detergjenti dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit.
Rasti është raportuar më 13 tetor, në orën 21:32, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) të Kumanovës, nga ku bëjnë të ditur se fëmija ishte sjellë në spital pas helmimit.
Policia njofton se po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.



