Çmimet e konsumit dhe të prodhimit të Kinës u rritën më shpejt në shtatorin e sivjetshëm se gjatë të njëjtit muaj të vitit të kaluar, me çmimet e fabrikave që morën vrull, ndërsa inflacioni i konsumit mbeti i moderuar, treguan të dhënat zyrtare të mërkurën.
Teguesi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit 0.9 % në bazë vjetore, ndërsa treguesi i çmimeve të prodhimit (PPI) 5 %, nga përkatësht 0.8 % dhe 3.8 % që ishte rritja në gusht, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës.
Në bazë mujore, CPI-ja u ngrit me 0.2 %, ndërsa PPI-ja 1.2 %. CPI-ja bazë, e cila përjashton çmimet e ushqimeve dhe të energjisë, u shtua me 1 % në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke mbetur e pandryshuar krahasuar me muajin gusht.

Inflacioni i konsumit mbetet i moderuar
Çmimet e ushqimeve ranë me 1.7% në bazë vjetore, duke ushtruar presion mbi Treguesin e Përgjithshëm të Çmimeve të Konsumit (CPI), ndërsa çmimet e produkteve joushqimore u ngritën 1.5 %. Çmimet e shërbimeve u rritën me 0.8 %, duke dhënë njëfarë mbështetjeje për çmimet e konsumit.
Të dhënat sugjerojnë se presioni me bazë të gjerë mbi çmimet e konsumit mbetet i kufizuar, pavarësisht rritjeve në disa kategori, tha Bruce Pang, profesor i asociuar i jashtëm në Shkollën e Biznesit të Universitetit Kinez të Hong-Kongut (CUHK).
Çmimet e fabrikës po marrin hov
Rritja më e shpejtë e PPI-së pasqyron një rritje më të madhe të çmimeve për materialet industriale dhe produktet e tjera të nivelit të sipërm. Çmimet e materialeve të prodhimit u rritën me 6.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa çmimet e mallrave të konsumit u ulën 0.1%.
Çmimet e prodhimit industrial u rritën 6.9 %, duke tejkaluar rritjen e çmimeve të fabrikës dhe duke treguar vazhdimin e presionit mbi kostot për disa prodhues.
Të dhënat e çmimeve për muajin shtator tregojnë një rimëkëmbje të vazhdueshme të ekonomisë kineze, theksoi Pang.
Për të ardhmen, mbështetja më e fuqishme me politika e masa monetare relativisht lehtësuese pritet të mbështesin rimëkëmbjen graduale të çmimeve, të përmirësojnë paraqitjen e biznesit dhe të krijojnë një mjedis ekonomik më të favorshëm, ndërsa Kina nis zbatimin e Planit të saj të 15-të Pesëvjeçar (2026–2030), shtoi ai.



