Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, së bashku me Konsullin e Nderit, Imer Selmani, dhuruan çanta shkollore dhe mjete mësimore e didaktike për fëmijët e Bibliotekës Linkest në Manastir, me mbështetjen e kompanisë Infosoft Office.
Meidani falënderoi Emirën për përkushtimin dhe punën me fëmijët, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj.
“Mbështetja e shqiptarëve të Manastirit dhe veçanërisht e fëmijëve të tyre është një përkushtim që shkon përtej detyrës diplomatike”, u shpreh ambasadori Meidani.



