Pa burime financiare, nuk mund të ketë një gjyqësor të pavarur dhe efikas, tha presidentja e RMV-së, Gordana Sinjanovska Davkova. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, ajo tha se i kupton dilemat e të gjithëve në lidhje me ndryshimet ligjore që po përgatiten në gjyqësor, por se beson në deklaratën e Prokurorit Publik të Shtetit, Nenad Saveski, i cili tha se sheh zgjidhje në aspektin e financimit. “Nuk po flasim vetëm për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, po flasim për mbështetje logjistike shumë të rëndësishme për punën e gjyqësorit, përfshirë Këshillin Gjyqësor dhe institucionet e tjera, që do…
Author: Jeta almakos
Partnerët e koalicionit qeveritar ende nuk kanë përmbyllur të gjitha bisedimet për rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë. Pasi gjatë fundjavës që kaloi kryeministri Mickoski takoi partnerët e koalicionit, bisedimet do të vazhdojnë përsëri deri në fund të muajit. „Në bisedimet e para mund të them se mbizotëron ambient konstruktiv. Gjatë kësaj jave do të kemi përsëri takime, pres që këto të jenë përfundimtare, gjatë vikendit të formalizohen me emra e mbiemra dhe specifika të tjera. Përndryshe po ekziston mundësia për shkëmbim të resorëve dhe për këtë është biseduar”theksoi kryeministri Hristijan Mickoski. Nga VLEN shprehen se kanë ndjekur punën e funksionarëve…
Fundi i qershorit sjellë lajme të mira për shoferët e automjete, pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur uljen e çmimeve të derivateve të naftës me një mesatare prej 6,61 për qind, krahasuar me vendimin e javës së kaluar. Çmimet e derivateve të naftës u rriten ndjeshmëm pas fillimit të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, madje duke filluar me shifra dy shifrore e për të vazhduar më pas edhe me rritje më të lehta, ndërsa sot kur lufta është ndërprerë, Komisioni ka vendosur që çmimi i dizelit të ulët për 7 denarë për litër, kurse i benzinës për…
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës është paralajmëruar për “një seri sulmesh të vazhdueshme dhe shqetësuese ndaj institucioneve, organizatave dhe qytetarëve bullgarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, raportoi “BGNES”. Letra nga eurodeputetja Denica Saçeva drejtuar Presidentit Pablo Espan dhe anëtarëve të grupit EHP/HD PSSE u dërgua përpara sesionit veror të asamblesë, i cili zhvillohet nga 22 deri më 26 qershor në Strasburg. Në të, Saçeva thekson se djegia e dy makinave diplomatike përpara ambasadës bullgare në Maqedoni nuk mund të konsiderohet një rast i izoluar. Saçeva deklaron se incidenti nuk mund të konsiderohet i izoluar pasi është pjesë e…
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska, duke folur sot për një grup të punonjësve të Klinikës për Fëmijë, të cilët kanë ngelur pa kontrata pune tha se, dikasteri që ajo drejton jep miratim në bazë të mjeteve të disponueshme te çdo institucion. Ajo tha se, vitin e fundit, për këtë klinik, janë dhënë miratime për punësime në kohë të pacaktuar për 38 persona. Sipas saj, janë miratuar edhe disa avancime të tjera dhe shtoi se, ministria nuk mund të jap miratime për punësime vetëm për këtë klinikë, por duhet të shofin edhe nevojat e klinikave të tjera. Gordana Dimitrieska…
Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, në një konferencë për media, tha se kërkojnë nga Prokuroi Publik, Islam Abazi, që menjëher të hapë lëndë dhe t’i verifikojë të gjitha informacionet që lidhen me furnizimet publike, gardhet mbrojtëse dhe shumat milionëshe. Sipas Elmazit për shkak, se janë publikuar informacione skandaloze lidhur me punën e ish Drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi. Siç tha Elmazi, pretendohet se Rustemi ka ushtruar presion ndaj njërës prej kompanive më të mëdha evropiane për prodhimin e gardheve mbrojtës që e njëjta të mos marrë pjesë në tender të hapur në Republikën e…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se sot ka realizuar takim me Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Sh.S. znj. Nicole Varnes. Sipas Ahmetit, në takim është biseduar për cështjet aktuale, si ato vendore por edhe ndërkombëtare. “Sot pata kënaqësinë të takoj Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Sh.S. znj. Nicole Varnes. Gjatë takimit zhvilluam një bisedë të hapur dhe konstruktive për çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë mbi sundimin e ligjit, rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira ndëretnike,…
Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të gazetarit kosovar Berat Buzhala, duke e akuzuar atë dhe disa figura të tjera publike nga Kosova se po sulmojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht Tetovën, transmeton Zyrtare.net Në një postim publik, Qamili thotë se e njëjta strukturë që, sipas tij, prej vitesh ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tani është aktivizuar kundër shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ai kritikon gazetarin Berat Buzhala, analistin Blerim Latifi dhe persona të tjerë, duke pretenduar se kanë heshtur për raste të rëndësishme që kanë prekur shqiptarët në vend,…
Mbi 200 shahistë nga vende të ndryshme u mblodhën sot në Kodrën e Diellit për të marrë pjesë në turneun tradicional ndërkombëtarë të shahut, i organizuar nga Vizioni M. Amosferë Para nisjes së garave, organizatorët ndanë mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe kontribuuesit që kanë mbështetur realizimin e këtij aktiviteti. Atmosferë Në mesin e pjesëmarrësve kishte edhe garues nga Kosova. Në një prononcim për TV Shenja, njëri prej tyre tha se është pjesëmarrës i rregullt i këtij turneu dhe se çdo vit i bashkohet këtij organizimi. NDERIM SARAÇI – KAMPION I KOSOVËS NË SHAH Jam kampion i Kosovës për 12 herë me…
Një tjetër tragjedi raportohet të ketë ndodhur në Durrës ku një 11-vjeçar është mbytur në det teksa po lahej. “Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”, njofton policia.
Më 20.06.2026 në ora 17:30, para parkut të Universitetit të Tetovës është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike mes M.D. (20) dhe L.A. (26), të dy nga Tetova. Gjatë përleshjes është përdorur armë e ftohtë, me çka L.A. i ka shkaktuar plagë me thikë M.D.-së, i cili është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Zyrtarët policorë, të cilët po siguronin ngjarjen, kanë ndërhyrë menjëherë, me çka në vendngjarje është gjetur një thikë, ndërsa L.A. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastin.
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar se në rastin e dyshimeve për shpërdorim në Federatën e Futbollit të Maqedonisë janë siguruar edhe katër persona, të cilët paraprakisht ishin të pakapshëm për organet e rendit. Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy nga të dyshuarit sot kanë dalë para gjykatësit të procedurës paraprake. Për njërin është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa për tjetrin masa e pranisë gjatë procedurës. Dy personat e tjerë, sipas Prokurorisë do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake gjatë ditës së nesërme. Në hetimin për shpërdorime në FFM janë të dyshuar gjithsej 18 persona…

