Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajllovski, ka paralajmëruar rritje të pagave për pjesëtarët e Armatës dhe punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes nga 1 janari, si dhe një zgjidhje afatgjatë për statusin e ushtarëve profesionistë që mbushin 45 vjeç.
Gjatë ceremonisë në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, ai bëri të ditur se propozimi për ushtarët mbi 45 vjeç është shqyrtuar në kolegjiumin qeveritar dhe pritet të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
Sipas Misajllovskit, ushtarët do të mund të vazhdojnë karrierën deri në pensionim, ndërsa parashihet edhe marrëveshje e re kolektive me sindikatat, pa cenuar të drejtat ekzistuese të punonjësve.
Ministri njoftoi gjithashtu se gjatë mandatit të tij janë paguar mbi 26 milionë euro për çështje gjyqësore që lidhen me vitet 2019 dhe 2020.
Data 16.10.2026
Aktuale
- Gjermania: Deklarata e Trumpit se Zelenskyy nuk është “njeri i mirë” është retorikë zgjedhore
- VIDEO/ E rëndë, efektivi tenton t’i thyej këmbën protestuesit, momenti kur e godet me shkelm tek gjuri
- (VIDEO) Lehtësohet marrja e terapisë për sklerozën multiple
- Rritje pagash për ushtarët nga 1 janari, zgjidhje për ata që mbushin 45 vjeç
- Venera Azizi: Letërnjoftimin dhe patentën e shoferit po e sjellim në formë të digjitalizuar
- Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Strumicës, Kostadin Kostadinov, për legalizim të paligjshëm
- “Çdo xhuma e lusja Zotin të ma falte një djalë”, Mozzik emocionon me shkrim pasi u bë baba i një djali
- Një muaj pas aktgjykimit në Hagë, Çitaku: Do të qëndrojmë pranë çlirimtarëve deri në kthimin e tyre



