Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, me propozim të Shoqatës së Gjyqtarëve, ka nominuar dr. Betim Jahjan, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup dhe doktor i shkencave juridike në fushën e së drejtës penale, për përfaqësues të shtetit në Këshillin Konsultativ të Gjyqtarëve Evropianë (KKGJE), organ këshillimor pranë Këshillit të Evropës, me seli në Strasburg të Francës.
Dr. Betim Jahja është gjithashtu anëtar i Asociacionit Amerikan të Alumnit. Nominimi i tij synon të kontribuojë në forcimin e përfaqësimit të vendit në mekanizmat evropianë të drejtësisë dhe në afirmimin e ekspertizës profesionale të gjyqësorit vendor në nivel evropian.
Ministri Shasivari vlerëson se ky nominim shpreh përkushtimin institucional ndaj vlerave dhe standardeve evropiane në drejtësi, si dhe gatishmërinë e vendit për të marrë pjesë aktive në proceset e zhvillimit dhe avancimit të tyre.
“Integrimi evropian nuk nënkupton vetëm përafrimin me standardet e përbashkëta, por edhe pjesëmarrjen aktive në zhvillimin dhe zbatimin e tyre. Përfaqësimi në mekanizmat evropianë të drejtësisë është mundësi për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe për të afirmuar ekspertizën juridike të vendit tonë në nivel evropian”, thekson Shasivari.
Ministri i Drejtësisë i ka uruar dr. Betim Jahjas sukses në ushtrimin e kësaj përgjegjësie, duke shprehur pritjen që kontributi i tij të ndihmojë në avancimin e standardeve evropiane të gjyqësorit, pavarësisë së gjyqësorit dhe sundimit të së drejtës.
Data 16.10.2026
Aktuale
- Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Strumicës, Kostadin Kostadinov, për legalizim të paligjshëm
- “Çdo xhuma e lusja Zotin të ma falte një djalë”, Mozzik emocionon me shkrim pasi u bë baba i një djali
- Një muaj pas aktgjykimit në Hagë, Çitaku: Do të qëndrojmë pranë çlirimtarëve deri në kthimin e tyre
- Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut në Romë: Institucione të forta për zbatimin e rregullave ndërkombëtare
- Drejt Strasburgut: Dr. Betim Jahja nominohet për përfaqësues të vendit në Këshillin Evropian të Gjyqtarëve
- “Djali im është me ju” – Kreu i FNSH-së në Tiranë debaton me protestuesit: Ju kam xhan, vetëm paqësisht
- Stojko Ramov është zgjedhur kryetar i ri i SASHK-ut
- Drogë, armë dhe para në banesë – kallëzim penal ndaj 24-vjeçarit nga Shkupi!



