Arlinda Rrushaj Sadiku
Reflektim personal mbi konsumerizmin arkitektonik ne Kosove, ne Ballkan e tutje!
Konsumerizmi eshte fenomen ku njerezit aspirojne, enderrojne, blejne apo krijojne te mira pertej nevojave bazike. Me shume hapesire, me shume gjana, me ble dicka trendy, me ndertu dicka ma mbreselenese, me efekt *wow*. Padyshim qe ajo qe kemi mund te na sherbeje edhe ma tutje, por duke rene pre e konsumerizmit, na duket e pamjaftueshme. Nuk na mjafton ma ajo qe kemi dhe vazhdimisht synojme ma shume.
Ne arkitekture, kjo merr forme fizike. Shnderrohet ne deshire per nje shtepi shume ma te madhe, nje kat shtese, nje hyrje ma impozante pa ndonje nderlidhje te qarte me perdorimin, nje fasade xhami qe nuk i pergjigjet funksionit. Te gjitha keto, shpesh, per me u dallu ne mesin e mases se gjere. Apo sic kemi qef te shprehemi ne arkitekte, secila ndertese lufton per statusin landmark! Por, nese cdo ndertese synon te bohet landmark, cka ndodh me qytetin si teresi?
Brenda hapesirave, konsumerizmi eshte edhe ma i frikshem, sepse eshte ma shkurtpames. Merr formen e trendeve te reja ne kuzhine pothuajse cdo vit, materialeve trendy qe sjane natyrale, jo te qendrueshme, por te lira, dhe nje deshire gjithnje e ma te madhe per ta ndryshu enterierin cdo tri vite, sepse na eshte ba bajat.
Ajo cka ndertojme nuk tregon vetem se si jetojme, por edhe se si duam te na shohin te tjeret. Ne nje menyre, arkitektura behet edhe shprehje e imazhit qe duam ta krijojme per veten. Shtepia eshte deshmi suksesi, ndertesa e biznesit si shprehje prestizhi, kurse enterieri si nje imazh i yni qe duhet te jete gjithmone taze, ashtu si garderoba apo deshira jone per ta ruajt pamjen rinore.
Por, a eshte vetem kjo deshire per status e prestizh qe reflektohet nepermjet konsumerizmin arkitektonik?
Une mendoj qe problemi eshte shumeshtresor, e nje nga nenshtresat lidhet me mungesat qe kane karakterizu historine tone te banimit gjate 70–80 viteve te fundit.
Kete ma se miri e kuptoj prej vetes. Jo vetem si arkitekte, por si nje femije qe ka kalu femijerine ne nje banese prej vetem 54 m2. Imagjinoni, 3 femije e 2 prind ne nje banese nje dhomshe, si ne kengen e Adelines.
Fale zgjuarsise se nanes, njeri prej ballkoneve ishte shnderru ne kuzhine. Kishim ridestinu nje hapesire per nje funksion te domosdoshem, te cilin banesa nuk kishte mundesi te na e ofronte. Por ky ridestinim kishte cmimin e vet. Pasi mbyllja ishte improvizim i kohes, kjo nenkuptonte qe nana shumicen e kohes gatunte ne te ftofet.
Sot, kur e analizoj kete zgjidhje, shoh njekohesisht aftesine per tu adaptu kushteve, por edhe kompromisin qe vinte pas zgjidhjeve te improvizuara. Keto improvizime i shihja kudo: ne shkalle te mbyllura, terasa te mbyllura, kulme te rrafsheta te shnderrume ne kulme te pjerrta. Apo tryezari e dhoma te ndenjes qe naten shnderroheshin ne dhoma te fjetjes.
Te gjitha improvizime.
Keto funksiononin, edhe pse nenkuptonin ma shume pune dhe sakrifice. Nenkuptonin levizjen e mobiljeve, shtrirjen e shtreterve dhe, ne mengjes, kthimin e cdo gjeje ne vendin e vet. Multifunksionalitet qe kerkonte kohe dhe mund. Dhe kete pershtatje te vazhdueshme ma se shpeshti e benin nanat tona.
Por problemi ma i madh nuk ishte mundi apo koha, por mungesa e privatesise, nje cmim shume i larte per nje gjenerate te tere!
Prandaj, nuk dua ta romantizoj mungesen e hapesirave adekuate per jetese te shendoshe. E di nga eksperienca cka do te thote nje dhome shtese, nje kuzhine e ngrohte ose mundesia per ta mbylle deren per pak privatesi.
Dhe kur nana ime, me ne fund, ndertoi shtepi, e ndertoi katerkateshe dhe me bodrum.
Nga 54 m2 tek 5 nivele ka nje histori qe nuk mund te lexohet vetem permes dimensioneve. Ka vite pershtatjeje, pune, si dhe nje deshire shume te madhe per jete ma te rahatshme. E kuptoj pse, pas aq shume viteve kufizime, mundesia per ma shume hapesire mund te ndihet si liri.
Edhe une, si shume te tjere te asaj gjenerate, mund te tundohem te mbidimensionoj gjate projektimit, jo vetem te shtepive. Mund ta kemi te veshtire te mos biem pre e kesaj deshire qe fshihet si nenshtrese ne te kaluaren tone. Formimi profesional bie ndesh me te, por nuk e fshin dot kujtesen emocionale te te jetuarit ngushte. Kete e kuptoj shume mire!
Por pikerisht ketu fillon pyetja ime: A po projektojme per nevojat e jeteses qe kemi sot, apo po mundohemi t’i japim hapesire nderdijes sone, asaj qe na mungonte dikur?
Si kunderpergjigje, me kujtohen fjalet e nje profesori tim: ne arkitekture cdo gje duhet te jete ne ekuiliber me nevojen, as e nendimensionume, as e mbidimensionume.
Me kalimin e viteve, por edhe me ngritjen e vetedijes ndermjet profesionisteve per arkitekture te qendrueshme, ky mesim merr nje kuptim ma te thelle per mu. Eshte e kunderta e konsumerizmit arkitektonik.
Edhe pse verehet ma se lehti te madhesia e hapesirave, ky ekuiliber nuk perfundon vetem te dimensionet apo proporcionet. Ka te beje me aftesine per ta kuptu nevojen, me projektu ne ekuiliber me te, me e respektu deshiren, por edhe me i kuptu pasojat e zgjedhjeve tona.
Ashtu sic mungesa kishte nje cmim, edhe teprica krijon detyrime qe shpesh nuk i kemi mendu: ma shume mirembajtje, ma shume materiale dhe nevoje ma te madhe per konsum te energjise; dhe jo domosdoshmerisht arkitekture me e mire!
Permes ketij tensioni te vazhdueshem mes mungeses dhe teprices, dua ta ngre kete ceshtje ne fushen e arkitektures qe prodhohet ne Kosove, ne Shqiperi, ne Maqedoni, por edhe ne Ballkan.
Jo vetem ne shtepite tona, por edhe ne shkolla, spitale, qendra tregtare e ndertesa te tjera. Ndertojme shkolla te medhaja, me korridore e hapesira impozante, por pa kabinete te shkencave e pa pajisje per mesim praktik. Apo spitale te medhaja, por pa laboratore te mjaftueshme e pajisje adekuate. Pra, kemi hapesire, por jo domosdoshmerisht kushte per funksionin qe ajo duhet ta permbushe. Sa prej asaj qe investojme shkon ne madhesine dhe pamjen e nderteses, e sa ne ate qe ndodh brenda saj? Apo mirembajtje te vazhdueshme te nderteses si jashte por dhe brenda.
Sa prej asaj qe projektojme e ndertojme i pergjigjet nevojave te paramendume a analizume mire? Sa udhehiqet nga deshira per madheshti, nga tregu, trendet, ose nga nenshtresa e vjeter, frika me rrenje se nuk kemi mjaft hapesire?
Dhe ku jemi ne, arkitektet, ne kete nexus?
A i ndihmojme ata per te cilet projektojme ta kuptojne cka nenkuptojne hapesirat qe po propozojme, jo vetem ne aspektin fizik, te permbushjes se funksionit apo identitetit arkitektonik, por edhe cfare ndersjellin keto hapesira ne te ardhmen?
Pikerisht ketu e shoh edhe pergjegjesine tone si arkitekte. Jo vetem ta realizojme deshiren e klientit, por ta ndihmojme ta dalloje nevojen reale nga teprica qe krijon detyrime te reja. Ta kuptoje jo vetem cka fiton me nje hapesire shtese, por edhe cka nenkupton ajo per perdorimin, mirembajtjen, konsumin e energjise dhe mundesine per tju pershtat nevojave qe ndryshojne me kohen.
Dhe ketu dua te jem e qarte: nuk eshte qellimi im ta kritikoj deshiren per nje shtepi ma te madhe, per ma shume rehati apo per nje hapesire qe na perfaqeson. Perkundrazi, historia ime me ka mesu ta kuptoj shume mire kete deshire. Por ta kuptosh deshiren per ma shume nuk do te thote domosdoshmerisht ta arsyetosh cdo teprice.
Mendoj qe detyra jone eshte pikerisht ta gjejme ate ekuiliber mes deshires dhe nevojes, mes lirise per te kriju dhe pergjegjesise per ate qe ndertojme. Jo ‘ua imponojme njerezve menyren se si duhet te jetojne, por tju ndihmojme te marrin vendime ma te informume, duke i kuptu edhe pasojat afatgjata te tyre.
Fast architecture / Arkitektura e shpejte
Konsumerizmi ne arkitekture nuk shfaqet vetem me deshiren per te ndertu ma shume, por edhe me deshiren per ta ndryshu vazhdimisht ate qe tashme kemi dhe qe funksionon.
Kjo i ngjan shume fenomenit “fast architecture”, vecanerisht ne enterier, nje menyre projektimi dhe konsumi qe ndjek ritmin e “fast fashion”. Ndryshon ngjyra e sezonit cdo vit, ndryshojne materialet trendy cdo 6 muj, ndryshon edhe menyra e prezantimit permes renderave ne media sociale, dhe papritmas ambientet tona marrin pamjen e skenografive te showbizit apo te stilit te skenografise hollivudiane.
Gjithashtu, eshte shqetesuese se si fjala “moderne” perdoret shpesh si garancion i pashpjegum i cilesise se projektimit.
Jo domosdoshmerisht nje “open plan”, qofte ne banim, qofte ne zyre, eshte qasja ma e mire. Ne fakt, shpesh anashkalohet ajo qe duhet te jete evidente: projektimi duhet te ndjeke si funksionin, ashtu edhe menyren e jeteses apo te punes.
Nje ndertese apo ambient mund te jete shume modern, por jo domosdoshmerisht i mendum mire. Mund te duket bukur ne fotografi, te ngjalle emocion fillestar, por te jete i parehatshem, i veshtire per mirembajtje ose i realizum me materiale qe nuk i pershtaten perdorimit, kane jete te shkurter apo jane bile edhe te damshme per shendetin ( prsh. disa materiale te brendshme me baze plastikem).
Dua ta bej nje dallim: cmimi i ulet nuk e bon automatikisht nje material te pasigurt apo jo te qendrueshem, ashtu sic cmimi i larte nuk garanton cilesi.
Por kur pamja dhe shpejtesia e projektimit dhe realizimit behen prioritet, duhet te pysim veten cka po mungon: pershtatshmeria e produktit, kontrolli i specifikacioneve teknike, siguria, emetimet e demshme, carbon footprint, apo dhe qendrueshmeria gjate perdorimit.
Nje panel qe imiton gurin apo drurin mund te jete zgjidhje e arsyeshme ne nje rast, por krejt e papershtatshme ne nje tjeter. Gjithmone duhet shtru pytja: pse e zgjedhim, ku e vendosim dhe sa duhet te zgjase materiali?
A i sherben hapesires dhe funksionit, apo vetem efektit WOW?
Kur nje material jeteshkurte vendoset per hir te nje renderi po aq pompez sa jeteshkurte, cikli i zevendesimit behet pjese e projektit qe ne fillim. Klienti blen nje “fast architecture”, por bashke me te blen edhe detyrimin per ta rinovu enterierin shume shpejt.
Keshtu krijohet nje cikel i vazhdueshem ku ambientet ndryshohen jo sepse nuk funksionojne ma, por sepse nuk duken ma bashkekohore.
I kthehem baneses 54 m2. Ndryshimet apo pershtatjet e asaj kohe lindnin pikerisht nga nevoja. Nuk ishin zgjedhje te lira estetike.
Sado qe nuk dua ta minimizoj nevojen per liri te kreativitetit, e kundershtoj “fast creativity”, kreativitetin qe prodhon ndryshim per hir te ndryshimit e jo te cilesise.
E njejta logjike shfaqet edhe ne shkallen e projektit dhe te dimensionimit.
Nje ndertese mund te sherbeje si reklame per veten dhe per ate qe shitet brenda saj, pa e respektu kontekstin perreth. Fasada premton luks dhe ekskluzivitet. Forma e pazakonte synon te terheqe shikime, te dallohet nga rrethina dhe nga pjesa tjeter e qytetit, shpesh duke e eliminu kohezionin urban apo duke mos e marre fare parasysh.
Apo sic kemi qef ne arkitektet te shprehemi, secila ndertese lufton per statusin e nje landmark!
Por, nese secila ndertese synon te jete landmark, cka ndodh me qytetin si teresi? A duhet secila ndertese me u dallu, apo ndonjehere vlera e saj qendron pikerisht ne menyren se si pershtatet me rrethinen dhe kontribuon ne krijimin e nje teresie urbane?
Problemi nuk eshte deshira per te kriju arkitekture te vecante, por kur kjo deshire merr perparesi ndaj funksionit, kontekstit dhe jetes brenda nderteses.
Per shembull, nje fasade xhami mund te perzgjidhet per te reflektu ndjenjen e luksit. Nga jashte mund te duket mbreselenese. Por nese diellzimi dhe hijezimi nuk jane analizu mire, perdoruesit brenda perballen me mbinxehje, nevoje per ftohje te vazhdueshme dhe masa shtese per hijezim.
Pamja qe e “shet” objektin, i krijon problemet gjate perdorimit.
Apo nje hyrje impozante mund ta beje nje institucion apo banke te duket e suksesshme dhe e rendesishme, pa e ba ma te lehte apo ma funksionale pritjen apo marrjen e sherbimeve.
Pikerisht ketu lind pyetja: A projektojme vetem qe nje ndertese te dallohet, apo i kushtojme te njejten vemendje edhe permiresimit te perdorimit te perditshem?
Sa eshte cmimi i pershtypjes se pare perballe rahatise, funksionit dhe eliminimit te shpenzimeve shtese te mirembajtjes?
Dhe ne fund, a duhet ta masim suksesin e nje ndertese me ate se sa shume bie ne sy, apo me ate se sa mire i sherben jetes brenda saj, sot dhe ne te ardhmen?
Sepse pyetja nuk eshte vetem sa hapesire mund te ndertojme, por sa hapesire na mjafton, per cka na duhet dhe cfare kostoje jemi te gatshem te bartim per te.



