Fatmir Bytyqi
“Multilateralizmi nuk është një ideal i së kaluarës. Ai është e vetmja mënyrë realiste për t’u përballur me problemet e sësotmes. Asnjë shtet i vetëm nuk mund të parandalojë njëpandemi, të stabilizojë klimën, të sigurojë zinxhirë furnizimi tëqëndrueshëm, të rregullojë inteligjencën artificiale, të garantojëstabilitet financiar apo të realizojë zhvillim të qëndrueshëm. Asnjë shtet, sado i fuqishëm qoftë, nuk mund të ndërtojë i vetëmpaqe të qëndrueshme. Prandaj, mesazhi ynë është i qartë: nanevojitet multilateralizëm. Një multilateralizëm i fuqishëm, efikas dhe përfaqësues, i aftë të sjellë rezultate për njerëzit. Njëmultilateralizëm që mbron të drejtat e njeriut, fuqizondemokracinë dhe avancon barazinë gjinore.”
Me këto fjalë, të shqiptuara nga foltorja e sesionit të 81-të tëAsamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, presidenti iKëshillit Evropian, António Costa, përshkroi thelbin e kohës nëtë cilën jetojmë. Bota po bëhet gjithnjë e më e ndërvarur, pornjëkohësisht edhe gjithnjë e më e fragmentuar. Luftëratndërpresin rrugët tregtare, goditjet energjetike ushqejnëinflacionin, teknologjia rishpërndan fuqinë ekonomike, ndërsandryshimet klimatike po shndërrohen në një kosto tëdrejtpërdrejtë për prodhimin, ushqimin dhe jetën e përditshme. Në një botë të tillë, multilateralizmi është mekanizmi më ifuqishëm përmes të cilit shtetet e vogla mund ta mbrojnëbarazinë e tyre politike, sigurinë ekonomike dhe perspektivënzhvillimore.
Qeveria jonë udhëton intensivisht, ndërsa anëtarët e sajdëshirojnë të shihen dhe të fotografohen në sa më shumë vendeanembanë botës. Nga Uashingtoni në Nju-Jork e deri nëkryeqytetet evropiane, renditen takime, fotografi dhekomunikata. Mirëpo, kilometrat diplomatikë nuk janë dëshmi se shteti e di se në ç’drejtim po lëviz bota. Udhëtimet tregojnëprani, ndërsa drejtimin e përcaktojnë politikat. Politika e jashtmenënkupton të dimë se cilin interes kombëtar përfaqësojmë, cilataleanca ndërtojmë dhe çfarë vlere krijojmë.
Kryeministri Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme, paraqiti disa vlerësime të sakta. Ai tha se globalizimi nuk po zhduket, por po riformësohet, se zinxhirët e furnizimit po ndryshojnë dhe se prodhimi po bëhetsërish çështje gjeopolitike. Gjithashtu, vuri në dukje se shtetetnuk pyesin më vetëm se ku mund të prodhohet diçka me kostonmë të ulët, por edhe se kujt mund t’i besohet. Me këto vlerësimemund të pajtohem, por një botë e përshkruar drejt ende nuknënkupton edhe një shtet të pozicionuar drejt.
Edhe më i rëndësishëm është konstatimi i tij se për një fuqi tëmadhe, një vlerësim i gabuar gjeopolitik mund të nënkuptojëndryshim të strategjisë, ndërsa për një shtet të vogël i njëjtigabim mund të nënkuptojë një dekadë të humbur. Fjalimin e tijnuk duhet ta vlerësojmë sipas forcës retorike, por sipaspolitikave që qëndrojnë pas fjalëve të shqiptuara. Nëse njëvlerësim i gabuar mund të na kushtojë një dekadë të tërë, Qeveria ka detyrimin të dëshmojë se e kupton gjeopolitikën dhegjeografinë e re ekonomike që po krijohet rreth nesh.
Mickoski tha gjithashtu se “vlerat nuk ruhen me fjalime”, duke vendosur kështu edhe kriterin sipas të cilit duhet të vlerësohetparaqitja e tij. Vlerat, partneritetet dhe siguria ekonomike marrinkuptim politik përmes institucioneve funksionale, aleancave tëbesueshme, marrëveshjeve të lidhura, investimeve të realizuaradhe rezultateve që qytetarët mund t’i ndiejnë. Këtu arrijmë tepyetja thelbësore: ku është strategjia maqedonase për botën qëkryeministri e përshkroi drejt?
Kjo strategji duhet të përmbajë një plan konkret për përfshirjen e kompanive maqedonase në zinxhirët e rinj evropianë tëfurnizimit, përcaktimin e saktë të kapaciteteve prodhuese qësynojmë të tërheqim dhe mekanizmat përmes të cilëvemarrëdhëniet me SHBA-në, BE-në dhe partnerët e tjerëstrategjikë do të shndërrohen në kapital, teknologji, tregje të rejadhe siguri më të madhe energjetike. Kjo do të ishte një politikë e jashtme që prodhon zhvillim.
Nga komunikatat qeveritare më së shpeshti mësojmë se me këështë takuar kryeministri. Nuk mësojmë se cila marrëveshjeështë arritur, cili projekt është dakorduar, sa është vlera e tij, ngacilat burime do të financohet dhe brenda cilit afat do tërealizohet. Takimet në margjinat e ngjarjeve janë pjesë e zakonshme dhe e dobishme e diplomacisë. Ato mund të hapindyer dhe të përgatisin terrenin për procese më thelbësore. Problemi lind kur margjinat bëhen tërësia e politikës sonë tëjashtme, ndërsa një shtrëngim i shkurtër duarsh në korridorparaqitet si sukses shtetëror.
Jo shumë kohë më parë dëgjonim premtime shumë më tëzëshme. Publiku bindej se “partneritetet strategjike” të reja do tësillnin miliarda, ndërsa partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar u paraqit si një cikël investues prej pesë miliardë paundësh. Sot retorika është më e përmbajtur, ndoshta sepse u dëshmua se miliardat shpallen më lehtë sesa sigurohen dhe realizohen.
Testi më i fuqishëm i aftësisë së Qeverisë për ta shndërruarpolitikën e jashtme në përfitim ekonomik janë investimet e huajadirekte. Në vitin 2024 u regjistruan rreth 1,2 miliardë euro investime direkte, ndërsa në vitin 2025 vlera e tyre ra në 423,6 milionë euro. Kjo paraqet një rënie prej rreth 65 për qind, përkatësisht pothuajse 773 milionë euro më pak hyrje investuesebrenda një viti. Pas hyrjes prej rreth 223,2 milionë eurosh nëtremujorin e parë të vitit 2026, në tremujorin e dytë u regjistruanvetëm 55,9 milionë euro, që paraqet një rënie tremujore prejafërsisht 75 për qind.
Këto shifra nxjerrin në pah dobësinë e diplomacisë ekonomike, e cila prodhon pritshmëri, por jo edhe kapital të mjaftueshëm, kapacitete prodhuese dhe vende cilësore pune.
Këtu shihet edhe mundësia e humbur e konceptit të nearshoring-ut, për të cilin kam folur rregullisht gjatë kohës kur ushtrojadetyrën e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike. Pandemia, luftërat, bllokimi i rrugëve të transportit dhe goditjetenergjetike dëshmuan se zinxhiri më i lirë i furnizimit nuk ështëgjithmonë edhe më i sigurti. Për këtë arsye, kompanitë po e afrojnë prodhimin pranë tregjeve kryesore dhe po kërkojnëlokacione të qëndrueshme, të afërta dhe politikisht tëparashikueshme.
Maqedonia e ka përparësinë fillestare që buron nga afërsia me BE-në dhe qasja në tregjet rajonale. Megjithatë, mundësia qëofron gjeografia mund të shndërrohet në potencial zhvillimorvetëm kur mbështetet nga sundimi i së drejtës, institucionetfunksionale, fuqia punëtore e kualifikuar dhe kompanitë vendasetë afta për t’u përfshirë në zinxhirët evropianë të vlerës. Sot Qeveria e përdor fjalorin e nearshoring-ut, por nuk zbaton njëpolitikë të nearshoring-ut. Nuk ka hartë të sektorëve prioritarë, program sistemor për zhvillimin e furnizuesve vendas, ofertë tëintegruar investuese dhe rezultate të matshme nga diplomaciaekonomike.
Ekziston edhe një e vërtetë tjetër që Qeveria nuk dëshiron ta dëgjojë. Bashkimi Evropian, me të gjitha dobësitë dhekundërthëniet e tij të brendshme, mbetet projekti më isuksesshëm politik dhe ekonomik që u mundëson shteteve më tëvogla ta mbrojnë interesin e tyre në marrëdhëniet me fuqitë e mëdha. Në një kohë kur fuqia po përpiqet sërish ta nënshtrojë tëdrejtën, BE-ja e ruan parimin se as madhësia e një shteti dhe as fuqia e tij ekonomike nuk mund të jenë masa e vetme e dinjitetittë tij politik.
Për Maqedoninë, BE-ja është hapësira e natyrshme ekonomikedhe e vlerave, tregu më i rëndësishëm për kompanitë vendasedhe burim kapitali, njohurish dhe teknologjish. Integrimi më ithellë evropian është edhe mbrojtja jonë më konkrete ngaçrregullimi i zinxhirëve të furnizimit, pasiguria energjetike, goditjet inflacioniste dhe shantazhet gjeopolitike.
Qeveria dëshiron të flasë për padrejtësitë dhe vonesat në rrugënevropiane, por shumë më rrallë flet për çmimin politik dheekonomik të mbetjes jashtë. Nuk mund të kërkohet në Nju-Jorknjë botë e rregulluar nga rregullat, ndërsa në vend të minohetbesimi në procesin evropian përmes kalkulimeve të politikësditore. Integrimi evropian është nevojë zhvillimore dhe detyrimdemokratik ndaj brezave që kanë të drejtë të jetojnë në një shtettë qëndrueshëm, të drejtë dhe të begatë.
Maqedonisë i mungon një politikë e jashtme që e di se çfarëdëshiron të arrijë dhe një politikë ekonomike e aftë t’i shndërrojëkontaktet diplomatike në vlerë publike.
Bota nuk pret që ne të vendosim nëse do të përshtatemi. Zinxhirët e furnizimit tashmë po riorientohen, kapitali tashmë po zgjedh lokacione më të qëndrueshme, ndërsa gjeografia e re ekonomike tashmë po merr formë.
Në kushte të tilla, mesazhi i Costës për multilateralizmin merrnjë përmbajtje krejtësisht konkrete ekonomike. Për Maqedoninë, BE-ja është hapësira më e afërt ku kjo ide shndërrohet nëpraktikë: rregullat për tregtinë, energjinë, teknologjinë dhelëvizjen e kapitalit negociohen përmes institucioneve tëpërbashkëta. Anëtarësimi nënkupton pjesëmarrje në krijimin e tyre, ndërsa mbetja jashtë nënkupton pranimin e tyre pasi tëtjerët tashmë i kanë përcaktuar. Nëse diplomacia jonë përfundonme takimet në korridore, të tjerët do t’i përcaktojnë rregullat, drejtimet dhe përparësitë, ndërsa ne do të vazhdojmë tëpërshtatemi dhe ta paguajmë çmimin.
Suksesi i vërtetë nuk do të jetë prania e Maqedonisë nëmargjinat e çdo tubimi ndërkombëtar. Sukses do të jetë që ajo më në fund të mos jetojë më në margjinat e proceseveekonomike, politike dhe teknologjike që përcaktojnë të ardhmene saj.
Qeveria mund të vazhdojë të udhëtojë nëpër botë, por qytetarëtdo ta paguajnë çmimin nëse ajo vazhdon të mos e kuptojë se nëç’drejtim po lëviz bota.



