Ramadan Ramadani
Ndoshta dikujt i hahet flija, por nuk kthehet Izeti te Alija!
Duke përzgjedh tema nga më të rëndësishmet shqiptare; si tentimin për ulje të çlirimtarëve me çka ndodhi ngritja e UÇK-së tek zemrat dhe sytë e gjithë shqiptarëve dhe përdhosjen insitucionale të shtetit të Shqipërisë në duart e Edi Ramës, deshëm të kufizohemi te hallet dhe muhabetet tona të Maqedonisë dhe njëkohësisht të shfaqim se pa asnjë hezitim bëjmë çdo lloj analizë konkrete sikur është kjo e përflitjes së bashkimit apo ribashkimit të njërit prej dy bashkëkryetarëve nga VLEN, Izet Mexhiti, me BDI-në opozitare. Vijojnë disa pika se pse mbajmë qëndrimin se nuk do ndodhë kjo:
1- me ndonjë lloj kthimi të Izet Mexhiti në një anë me Ali Ahmetin dhe BDI zhvlerësohet akcioni më i madh politik i karierës politike të Mexhitit pasi e njëjta ishte rrëzim i BDI-së dhe ndryshimi, diçka që pa Mexhitin shqiptarët e Maqedonisë, ndonëse tentuan dhe ishin afër, nuk arritën ta bëjnë katër ose pesë herë më parë.
2- pavarësisht premtimeve ose ofertës politike për “kthim” të një pjesë të VLEN në BDI ajo do ishte degradim në pozita politike prej një ortaku dhe themeluesi në vetëm hisedar dhe akcionar! Tjetër do ishte nëse BDI kur të mbetet pa krejt partnerët politik tjerë multietnik VLEN do e ftonte edhe atë në koalicionin e partive shqiptare VLEN. Por kjo gjë nuk është në tavolinë, VLEN ka hapëruar shumë në rrugën e bërjes një subjekt politik dhe deputetët Ismail Jahoski dhe Sali Murat nuk i shkepen BDI-së!
3 – Çfarëdo të ishte oferta dhe marrëveshja eventuale ajo do ishte edhe degradim në cilësi të vet Mexhitit pasi prej lojtar i ligës së parë do garonte një ligë më poshtë me nënkryetarë të ndryshëm
4- Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Bërvenicës, ndonëse nuk ju kushtohet vëmendje e duhur në pjesën e opinionit shqiptar me qasjen “jemi te humb Shqipërinë e pe paskemi gajle për Bërvenicën”, por ato janë të rëndësishme edhe ndër shqiptarë, edhe ndër VLEN e edhe për primatin në njësinë zgjedhore numër 6!
Kthehemi te titulli dhe shtojmë se ndonëse dikujt në vapën e verës iu ka hangër fli, por nga vapa sja ka marr mendja, tani si është flladitur koha ndonëse ja mer mendja, prapseprapë mund të mos haje nëse i mungon saçi, brumi dhe tëlyni!



