Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra, pavarësisht protestave studentore që kanë përfshirë Tiranën prej tri ditësh.
Sipas një raportimi të Deutsche Welle, që citon agjencinë ndërkombëtare Reuters, Rama ka deklaruar në përgjigjet e tij me shkrim se nuk do të dorëhiqet përballë protestave të shoqëruara me dhunë.
Kreu i qeverisë ka theksuar gjithashtu se nuk do të lejojë që përplasjet dhe shkatërrimet të rrezikojnë objektivin strategjik të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Qëndrimi i Ramës vjen në një moment tensionesh të forta në kryeqytet, ku studentët kërkojnë kushte më të mira arsimimi, më shumë mundësi punësimi dhe ndryshime në qeverisje.
Pavarësisht thirrjeve për dorëheqje, mesazhi i kryeministrit është i qartë: nuk do të largohet nga pushteti për shkak të protestave.
Data 15.10.2026
Aktuale
- Shkup–Dubai pa ndalesa: Nga marsi nisin fluturimet tri herë në javë!
- Edi Rama: Nuk jap dorëheqjen!
- Kur nis “Big Brother”-VIP Kosova? Zbulohen detaje
- Protesta studentore në Tiranë: BE dënon dhunën dhe apelon për dialog
- Zyrtari i MPB-së dyshohet se falsifikoi vërtetimet për dhurim gjaku për të përfituar 6 ditë pushim të paguar
- Zjarr në një trafoctacion në Likovë, u dëmtua edhe një veturë e parkuar
- Shqipëria në revoltë studentore/ Forumi i Dialogut Politik del me deklaratë: Të formohet një Qeveri tranzitore me afat 12 mujor, për përgatitjen e zgjedhjeve të lira
- Ndryshimet në postet e zv/ministrave dhe drejtorëve, Kasami: Javën tjetër takohemi me Mickoskin



