Abuzime prej rreth 487,000 eurosh, nëntë individë dhe një person juridik janë akuzuar për vepra penale të abuzimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe falsifikimit të dokumenteve. Midis të akuzuarve janë drejtori në detyrë, anëtarët e komisioneve të prokurimit publik, kontrolluesit dhe miratuesit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike Shkup, si dhe personat përgjegjës në dy persona juridikë nga Shkupi dhe Manastiri.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, personi i parë i akuzuar, I.T. (53), në cilësinë e tij si drejtor në detyrë i Drejtorisë, veproi në kundërshtim me Kodin e Etikës të Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM). Ai mori dy vendime të ndara prokurimi për të njëjtën ngjarje pavarësisht se e dinte se ato ishin proceduralisht të pasakta.
Ministria e Punëve të Brendshme
“Duke injoruar faktin se ofertat nuk i plotësonin kërkesat dhe se çmimet nuk ishin ofruar për të gjitha artikujt, ai lidhi kontrata me të cilat i siguroi personit juridik nga Shkupi një përfitim të paligjshëm pasuror prej 29,244,786 denarë ose rreth 475 mijë euro. Me personin juridik nga Manastiri, nga ana tjetër, ai lidhi një kontratë për shtypjen e materialeve promovuese dhe inventarit të vogël dhe i siguroi atij një përfitim prej 782,050 denarë ose rreth 12,715 euro.
Ndërkaq thuhet se në ekzekutimin e procedurave të paligjshme morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit të Prokurimit R.B. (61), N.A. (63) dhe J.M. (58), të cilët pranuan një ofertë të vonuar dhe të paplotë nga kompania e Shkupit dhe një ofertë teknikisht të dëmtuar nga kompania e Manastirit, pa përgatitur procesverbale dhe raporte përkatëse dhe pa bërë një propozim për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme bazuar në çmim, megjithëse për të gjitha pikat e specifikimit teknik operatori ekonomik nuk ofroi një çmim dhe oferta më e ulët nuk mund të zgjidhet pa një specifikim teknik të plotësuar plotësisht.
Anida Murati /SHENJA/



