Author: Jeta almakos

Aeroporti i Shkupit ka lëshuar në përdorim skanerët e rinj të sigurisë, dy tomografitë kompjuterike, në vlerë prej rreth 1 milion euro. Sipas drejtorit gjeneral të TAV-it, Nexhat Kurt me këtë investim Aeroporti është i vetmi në Ballkan, që e posedon këto pajisje, me çka në masë të madhe rritet siguria e udhëtarëve dhe përshpejtohet mënyra e kontrollimeve të bagazheve. Ai tha se pasagjerët gjatë procesit të kontrollit nuk do të kenë më nevojë t’i nxjerrin nga çanta laptopët, tabletët dhe telefonat celularë. Zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli-Shaqiri, bëri të ditur se bashkëpunimi me TAV ka mundësuar investime prej 50…

Lexo më Shumë

“Safe City-it” nuk mund t’i shpëtoj askush që kalon nëpër rrugët e Maqedonisë së Veriut ku ka të vendosura kamera për matjen e shpejtësisë, pavarësisht a është makinë me targa të Maqedonisë apo me targa të huaja, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. “Ata që kalojnë përmes Korridorit 8 dhe 10 në Maqedoni kamerat “Qytet i sigurt” janë në funksion dhe evidentojnë të gjitha shkeljet në trafik që nga janari i këtij viti dhe kanë të evidentuar çdo shkelje pa dallim a është motor apo veturë me targa të huaja apo tonat”, tha Toshkovski. Minsitri pohon se nuk…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski i ka marrë emrat e ministrave të ri të partnerëve të koalicionit VLEN dhe ZNAM, por i lë që ato t’i shpalosin vetë partitë dhe tha se pajtohet me ato propozime si dhe pret punë më të suksesshme në përbërjen e re qeveritare. Hristijan Mickoski, kryeministër “Po, i kam propozimet edhe për ministrat e ri të VLEN-it dhe të partisë ZNAM, por do ta lë që ata ti tregojnë, të mos i them unë. Për mua ato propozime janë në rregull dhe pres që të kemi punë edhe më të suksesshme në përbërjen e re të Qeverisë”.…

Lexo më Shumë

Pas shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë Shkupin pasditën e sotme, kanë reaguar autoritetet. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski nëpërmjet një reagimi në Facebook njoftoi se, Shtabi i Krizave i Qytetit të Shkupit, së bashku me shërbimet dhe ndërmarrjet publike, është plotësisht i mobilizuar dhe i gatshëm për ndërhyrje të shpejtë në terren, nëse ka dëme, përmbytje ose nevojë për reagim urgjent. “Jemi në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QMK), Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), EVN-në, Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe të gjitha institucionet kompetente”, ka thënë ai. Edhe nga Komuna…

Lexo më Shumë

MPB njofton se në Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilën ka humbur jetën një person. “Më 29.06.2026 rreth orës 12:40, SPB Kumanovë raportoi se në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Seat Ibiza” me targa të Kumanovës, të drejtuar nga A.A. (64) nga Kumanova dhe një motoçiklete me targa të Kumanovës, të drejtuar nga D.S. (49) nga Kumanova”, thonë nga MPB. Motoçiklisti ka ndërruar jetë nga plagët e marra në vendin e aksidentit, ndërsa një mjek e shpalli të vdekur.

Lexo më Shumë

Zjarri në Veles sot përfshiu shtëpi dhe vikend shtëpi. “Me reagimin në kohë dhe të shpejtë të zjarrfikësve, përhapja e zjarrit aktiv që filloi në zonën e quajtur Trite dola u parandalua këtë pasdite”, njoftoi kryetari i Komunës së Velesit, Marko Kolev. Ai shpreh keqardhje për dëmin e shkaktuar. “Më vjen sinqerisht keqardhje për dëmin e shkaktuar dhe shpreh mirënjohjen time për Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Velesit, i cili kreu një ndërhyrje profesionale me 16 zjarrfikës, për kompaninë me përgjegjësi shoqërore “Uni Agro”, e cila kontribuoi në aksion me mekanizim, dhe për të gjithë ata që u përfshinë…

Lexo më Shumë

Komunës së Çairit i ka kaluar pronësia e tokës së Sheshit “Skënderbeu”, transmeton TV21. Këtë e bëri të ditur kryetari i Çairit Izet Mexhiti nëpërmjet rrjeteve sociale. Mexhiti shkruan se me këtë është hequr pengesa e fundit administrative, duke shtuar se hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”. Statusi i plotë i Izet Mexhitit Sot, Qeveria miratoi vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” te Komuna e Çairit. Me këtë vendim hiqet pengesa e fundit administrative dhe hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”. Ky është një hap i…

Lexo më Shumë

Drejtori aktual i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, ka konfirmuar për “Sloboden Peçat” një funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së. Klekovski do të zëvendësojë në këtë post ministrin aktual, Azir Aliu, i cili është përfshirë në rikonstruimin e Qeverisë. Sipas këtij rikonstruimi, Aliu ose do të mbetet pa funksion qeveritar, ose është në kombinim për të marrë drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, në vend të Ivan Stoilkoviqit.

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, akuzoi të hënën koalicionin VLEN se gjatë dy viteve në pushtet ka dështuar plotësisht në mbrojtjen e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Në një konferencë për media, ai tha se VLEN fitoi mbështetjen e qytetarëve me premtimin se do ta rriste përfaqësimin e shqiptarëve në administratë në të paktën 31.5 për qind, por sipas tij, sot realiteti është krejtësisht i kundërt. “VLEN kërkoi votën e shqiptarëve duke premtuar se do ta çonte përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në një nivel më të…

Lexo më Shumë

IPKKF “Fidani” ka njoftuar se Agnesa Muaremi është emëruar në detyrën e drejtoreshës së institucionit. “Me përvojën e saj 18-vjeçare si edukatore në IPKKF “Fidani”, profesionalizmin dhe përkushtimin e dëshmuar ndër vite, znj. Muaremi do ta udhëheqë institucionin me përgjegjësi, integritet dhe vizion, duke vazhduar zhvillimin dhe avancimin e tij. Në emër të kolektivit të IPKKF “Fidani”, i urojmë mirëseardhje në detyrën e re, shëndet, suksese dhe një mandat të frytshëm, në shërbim të fëmijëve dhe stafit të institucionit”, thuhet në njofitmin e IPKK “Fidani”.

Lexo më Shumë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin “Click plus” në TV21 ka bërë të ditur se më 6 korrik do të nënshkruhet kontrata për rrugën Shkup- Bllacë, që është një investim mbi 200 milionë euro ku njëra e lidhë me Shqipërinë dhe tjetra me Kosovën. “Këtu është edhe investimi, për herë të parë një qeveri ndan 40- 60 milionë euro për ndërtimin e një Universiteti në gjuhën shqipe dhe po punohet me intensitet të lartë, nesër presim që toka t’i ndahet komunës lidhur me sheshin ‘Skënderbeu’ ku hapet procedura e fillimit të punimeve mbi 20 milionë euro që është një…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e qeverisë, Venera Latifi Azizi në emisionin “PodGo” në “Telegrafi” duke folur për emrat e rrugëve në Tetovë, ka akuzuar BDI-në se me vite të tëra ka qenë në qeveri dhe zgjidhjet rreth problematikave çdoherë kanë qenë gjysmake. Ajo thotë se tani opozita shqiptare pa të drejtë del e proteston. “Kanë qenë në qeveri me vite të tëra dhe çohen e protestojnë. Zgjidhjet kanë qenë gjysmake, ata i dinë problemet sepse kanë qeverisur mbi 20 vite. Dhe tani kthehen e protestojnë kundër vetvetes. Nuk e kanë bërë Korridorin 8, Rrugën Shkup- Bllacë, provimin e jurisprudencës dhe tjera. Tani në…

Lexo më Shumë