Komuna e Sarajit dhe Spitali Klinik i Tetovës sot kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit synohet realizimi i kontrolleve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ky bashkëpunim ka për qëllim rritjen e mundësive për kontrolle parandaluese dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e diagnostikimit me kohë të kësaj sëmundjeje. Deputetja Feride Haxhiu thekson se në kuadër të kësaj iniciative janë siguruar 300 vauçer për momografi me qëllim që grave tu mundësohet kryerja e këij kontrolli të rëndësishëm shëndetësor.
FERIDE HAXHIU, DEPUTETE
“Sot jemi këtu për të dëshmuar premtimin e dhënë dhe për të konkretizuar këtë, ku në kuadër të kësaj iniciative janë siguruar 300 vauçer për momografi me qëllim që grave tu mundësojmë kryerjen e këij kontrolli të rëndësishëm shëndetësor ku për ne realisht kjo nuk është vetëm një shifër sepse pas secilit vauçer egziston një mundësi për më shumë kujdes, më shumë ndërgjegjësim për parandalim dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit”.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi thotë se komuna e Sarajit në planprogramin vjetor për punë dhe politikë sociale ka enkas mbështetje për komunitetin për sëmundjet e ndryshme dhe i financon, i mbështet ata. Ai thotë se komuna e Sarajit do jetë e gatshme ti mbështetë kontrollet për detektime tjera dhe për sëmundje tjera ndaj komunitetit apo banorëve të saj.
MUHAMED ELMAZI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT
“Realisht pas miratimit të programit nga ana e këshillit atëherë pas nënshkrimit të memorandumit të sotshëm me spitalin e Tetovës do të ketë një thirje nga ana e komunës në web faqen e komunës ku do të jetë numri i limituar për 300 pacientë të cilët do të paraqiten, thirja do të jetë një mujore dhe në bazë të datave besoj se këto kontrolle do ti kryejmë në dhjetor të këtij viti do kryhen në spitalin klinik të Tetovës dmth komuna e Sarajit angazhohet që të gjejë mënyrë sa më të shpejtë që mos të presin banorët e saj me muaj të tërë për ta bërë një momografi dmth angazhohet për të bërë një thirje publike ku do të paraqiten pacientë që duan ta bëjnë momografinë dhe ti realizojmë në spitalin e Tetovës”.
Ndërkaq, drejtor i Klinikës së Tetovës, Erzen Elezi thotë se qëllimi i këtij bashkëpunimi është të shpëtojnë jetë dhe që pacienti të jetë një hap më para ku sëmundjet të mund të detektohen sa më shpejtë.
ERZEN ELEZI, DREJTOR I KLINIKËS SË TETOVËS
“Qëllimi është shumë i qartë, të shpëtojmë jetë. Spitali klinik i Tetovës dmth është në dispozicion me dy memograf por që kemi edhe personel të trajtuar për këtë çështje për detektime sa më të shpejt të kancerit të gjirit, ne këtu këtë bashkëpunim e kemi bërë për arsye shumë të qartë dmth që pacienti të jetë një hap shumë më përpara dhe sa më shpejtë të jetë, të arijë në diagnostifikimin e këtij kanceri, pasiqë ky bashkëpunim do vazhdojë edhe në pjesë të tjera ashtu siç kemi marë vesh edhe në komunën e Tetovës, në komunën e Tearcës dhe në komunat e tjetra”.
Elezi vlerëson se përshkak të frekuencës më të madhe në klinikat e Shkupit ky bashkëpunim do të jetë shumë i frytshëm nga shkaku që pacientët do të marin shërbim sa më të shpejtë në spitalin e Tetovës, nga ku poashtu thekson se do të ketë bashkëpunim edhe për sëmundje të tjera dhe komuna të tjera.
Ndërkohë kjo nismë vjen si një hap drejt përmirësimit të qasjes së grave në kontrolle shëndetësore, duke pasur parasysh se zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit është thelbësor për trajtimin më të suksesshëm të tij.
Anida Murati /SHENJA/



