Dy persona janë gjetur të vdekur me shenja dhune në Shkup brenda pesë ditësh, por Prokuroria Publike ende nuk ka konstatuar nëse rastet kanë lidhje mes tyre.
Nga Prokuroria thonë se fillimisht duhet të zbulohet autori i rastit të parë, në mënyrë që të mund të hetohet nëse ekziston ndonjë lidhje mes dy ngjarjeve.
Rasti i fundit u raportua më 27 tetor, rreth orës 09:18, kur një grua gjeti të vdekur nënën e saj 76-vjeçare, në një shtëpi në rrugën “Gjurçin Kokale”, në Shkup. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen dhe shenja të dukshme dhune në trup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion.
Ndërkaq, më 22 tetor, rreth orës 18:40, policia ishte njoftuar se një burrë 62-vjeçar ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Gjorçe Petrov. Edhe në trupin e tij ishin konstatuar shenja dhune dhe ishte urdhëruar obduksioni.
Portali “Skopje1” ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme informacione shtesë për rezultatet e obduksionit në rastin e parë, por deri në publikimin e lajmit nuk kishte marrë përgjigje.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht ndonjë lidhje mes dy rasteve, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave vazhdojnë.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Përleshje mes dy banorëve të Skudrinjës, policia do të ngrejë kallëzim
- Prokuroria: Për të zbuluar nëse dy vdekjet në Gjorçe Petrov kanë lidhje, fillimisht duhet të identifikohet autori
- Rreziqet e Inteligjencës Artificiale: Paralajmërimi i Anthropic për të Ardhmen e Njerëzimit
- Tragjedia e një fëmije: Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt dërgohet në strehimore pas vrasjes së nënës
- Mickoski takon Albulena Haxhiun: Mund të kontribuojmë për stabilitet dhe integrim më të shpejtë evropian
- Tragjedia e Arlindës: Një histori që tronditi shoqërinë
- KAYO rrëmbeu godinën e News24 për të prodhuar armë, por fabrikën e çon në Rubik! Çfarë fshihet pas lëvizjes së kompanisë së Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës?
- Gashi priti Haxhiun, në fokus bashkëpunimi parlamentar dhe integrimi evropian



