Kodra e Diellit është mbuluar sot nga bora, duke sjellë një nga pamjet e para dimërore të sezonit të ri.
Reshjet e borës kanë krijuar një shtresë të bardhë në këtë qendër turistike të Malit Sharr, ndërsa fotografitë e publikuara tregojnë peizazhin e mbuluar nga bora.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) kishte paralajmëruar që dje se në pjesët veriore të vendit do të kishte reshje shiu, të cilat në zonat më të larta malore do të shndërroheshin në reshje bore.
Në fotografitë e publikuara nga portali turistik Kajak.mk shihet shtresa e borës, e cila, në varësi të reshjeve, mund të arrijë trashësi prej disa centimetrash.



