Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme po zhvillohet tubimi i radhës para Kuvendit, e cila ka përshkallëzuar në tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë. Policia ka blinduar zonën, duke vendosur gardh metalik që nga kryqëzimi i ‘Rrugës së Elbasanit’. Protesta ka përshkallëzuar me vezë dhe domate ndaj efektivëve, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotësjellës. Pas disa orësh seancë plenare, në Kuvend ka mbërritur edhe Kryeministri Edi Rama. Pas mbërritjes së tij demokratët kanë bllokuar sërish foltore dhe pas kësaj janë mbyllur diskutimet dhe u kaluar direkt në votim. /Tch/ – YouTube www.youtube.com
Author: Jeta almakos
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ku është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë trajtuar çështje që lidhen me forcimin e sundimit të ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si pjesë e reformave që synojnë rritjen e efikasitetit institucional. Ministri Shasivari theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Kosova ndajnë të njëjtin vizion për një rajon të qëndrueshëm, demokratik dhe të integruar në Bashkimin Evropian. “Maqedonia e Veriut dhe Kosova, si vende…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se sot ka mbajtur takim koordinues me kryetarët e komunave të Shkupit dhe me Shtabin e Krizave të Qytetit të Shkupit, ku janë shqyrtuar dëmet dhe pasojat nga moti i rëndë që dje goditi kryeqytetin. Sipas Gjorgjievskit, komunat e Shkupit do të formojnë komisione para të cilave qytetarët do të mund t’i raportojnë dëmet e shkaktuara nga moti i keq. Në koordinim me Qytetin e Shkupit do të kryhet vlerësim profesional i dëmeve të raportuara, pas së cilës, në përputhje me rregullativën ligjore dhe mundësitë e disponueshme, do të nisë procedura për…
Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore bëri të ditur të mërkurën që më 21 shtator pritet të mbahet një takim ministror i APEC mbi zhvillimin e burimeve njerëzore në qytetin Nankin të provincës Jiangsu të Kinës Lindore. Sipas ministrisë, ky takim ka për synim të promovojë bashkëpunimin praktik në zhvillimin e burimeve njerëzore në të gjithë Azi-Paqësor, duke u përqendruar në zhvillimin e burimeve njerëzore moderne dhe përshpejtimin e përpjekjeve për të ndërtuar një komunitet Azi-Paqësor. Zyrtari i ministrisë Ma Hezu tha se pjesëmarrësit do të diskutojnë tema, duke përfshirë promovimin e punësimit cilësor dhe të mjaftueshëm, përmirësimin e…
Që nga mbrëmja e djeshme, gjatë gjithë natës dhe edhe sot, ekipet e Komunës së Çairit vazhdojnë punën në terren për sanimin e pasojave të shkaktuara nga stuhia dhe rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në zonat e prekura. Punëtorët sezonalë, dy ekipe për prerjen dhe krasitjen e drunjve, kompania e kontraktuar nga Komuna dhe katër kamionë janë të angazhuar në vazhdimësi për pastrimin e rrugëve dytësore dhe hapësirave publike, si dhe për largimin e degëve, drunjve të rrëzuar dhe mbetjeve të tjera. Aktivitetet po realizohen në koordinim me NP “Parqe dhe Gjelbërime” dhe NP “Higjiena Komunale”. Ekipet do…
Maqedonia e Veriut synon dinamikë të re në reformat për integrim evropian, me fokus të veçantë në sistemin e drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari zhvilloi takim me ambasadorin dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas. Në takim u diskutua për zbatimin e reformave gjyqësore, sundimin e ligjit dhe përmbushjen e obligimeve nga Agjenda e Reformave dhe Klasteri “Vlerat themelore”. Shasivari ka theksuar se Ministria mbetet e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian, ndërsa u vlerësua edhe mbështetja e BE-së përmes projekteve IPA në forcimin dhe digjitalizimin e sistemit gjyqësor. Palët konfirmuan vazhdimin e…
Vetëm pak minuta stuhi ishin të mjaftueshme që rrugët në Maqedoninë e Veriut të mbushen me degë të thyera, pemë të rrëzuara dhe dëme të shumta materiale. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme j janë raportuar 145 automjete të dëmtuara, 46 çati të dëmtuara, 189 pemë të rëzuara, 7 semaforë të dëmtuar, dhjetëra të lënduar, shtylla elektrike të rrëzuara në fshatrat Dobroshinci dhe Gradoshorci si dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në fshatin Svidovicë. Pasojat e motit të lig janë ndjerë në disa rajone, veçanërisht në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Veles, Strumicë, Makedonski Brod dhe Shtip. Ndërsa…
Saranda Imeri Stafai: Për skandalin me ujin në Gostivar dikush duhet të mbajë përgjegjës Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga ndotja e ujit të pijshëm në Gostivar, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe morale për rastin. Sipas saj, skandali me ujin e pijshëm ka tejkaluar kufijtë e vendit dhe tashmë po raportohet edhe nga mediat gjermane. “Përgjegjësia politike nuk mund të shmanget. Si kryetar i komunës, Valbon Limani mban përgjegjësinë më të lartë për atë që ndodhi me sistemin e ujësjellësit. Qytetarët presin përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie, jo heshtje”, ka shkruar Imeri Stafai.…
Era e fuqishme që përfshiu dje pasdite Shkupin arriti në një moment shpejtësi deri në 130 kilometra në orë, çka sipas klasifikimit meteorologjik konsiderohet erë uragani. Këtë e bëri të ditur sot Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), duke iu referuar të dhënave të regjistruara nga stacionet automatike meteorologjike në vend njofton INA. Sipas DPHM-së, në Luginën e Shkupit, në stacionin automatik meteorologjik në Shkup, në orën 16:10 është regjistruar një goditje e erës me shpejtësi prej 130 kilometrash në orë, me drejtim veri-veriperëndim. Shpejtësi e njëjtë prej 130 kilometrash në orë është regjistruar edhe në stacionin automatik meteorologjik në Novo…
Disa prej drejtuesve të Qeverisë kanë shkuar sot në Gostivar, prej nga kanë dhënë shpjegime për hapat që po ndërmerren për tejkalimin e krizës. Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski deklaroi se numri i rasteve të reja në Gostivar është pothuajse përgjysmuar krahasuar me të shtunën. SASHO KLEKOVSKI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Kemi 293 raste të reja, që është përgjysmuar krahasuar me të shtunën, kur kishte mbi 600. Supozojmë se masat e rekomanduara po japin rezultatin e dëshiruar. Deri më tani janë kryer 192 anketa epidemiologjike, përmes të cilave duhet të përcaktohet kronologjia e saktë e ngjarjeve, si dhe rastet e para…
Më 20.7.2026 në orën 20:25, SPB Shkup ka marrë njoftim se në zonën e Karposhit ka rënë një pemë dhe K.M. (86) nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, pas së cilës është transferuar në Institucionin Shëndetësor Publik “Shën Naumi i Ohrit” për ndihmë mjekësore. Gjithashtu, një qytetar ka raportuar se, gjatë kërkimit të çantës së gruas së lënduar, ka gjetur një mjet shpërthyes, i cili më vonë është marrë nga vendi i ngjarjes për veprime të mëtejshme. Prokurori publik është njoftuar dhe po merren masa për sqarim të ngjarjes./Telegrafi/
Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erëra të forta, ka përfshirë Shkupin pasditen e sotme, duke shkaktuar dëme materiale në disa pjesë të qytetit. Si pasojë e erës së fortë, në disa lagje janë rrëzuar drunj dhe degë të mëdha, të cilat kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin dhe kanë dëmtuar automjete të parkuara. Një nga rastet është regjistruar në rrugën “Xhon Kenedi”, në Komunën e Çairit, ku degët e një druri të rrëzuar kanë rënë mbi disa vetura të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale. Sipas informacioneve të deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar. Stuhia dhe…

