Izet Mexhiti viziton Dibrën: Mbështetje nga pushteti qendror për projektet me rëndësi jetike
Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga përfaqësues të pushtetit qendror, përfshirë ministra, zëvendësministra dhe deputetë, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Dibër.
LEXO POSTIMIN E PLOTË:
Sot jemi në Dibër, së bashku me përfaqësues të pushtetit qendror, ministra, zëvendësministra dhe deputetë. Vizitën e filluam me takimin me kryetarin e Komunës, Fisnik Mela, për të diskutuar projektet në realizim dhe investimet që i duhen Dibrës.
Në fokus kishim infrastrukturën në qytet dhe në fshatra, zhvillimin e turizmit e të blegtorisë, potencialin e Liqenit të Dibrës dhe mundësitë për përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik.
Nevojat e komunave kërkojnë angazhim edhe nga pushteti qendror. Prania jonë këtu ka këtë qëllim, që të shohim nga afër ku ka përparim, ku ka pengesa dhe çfarë duhet të bëjmë bashkë për t’i çuar projektet përpara.
Fisniku dhe qytetarët e Dibrës e kanë mbështetjen tonë për investimet që përmirësojnë jetën e përditshme dhe krijojnë mundësi të reja pune.



