Dy automjete zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, të cilat shfrytëzohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Tetovë, janë dëmtuar nga një person i panjohur.
Sipas informacioneve të SPB-së Tetovë, më 31 tetor, në orën 23:35, dëmtimin e ka denoncuar një 45-vjeçar nga fshati Xhepçisht, i punësuar në objektin e Inspektoratit të Tregut në rrugën “Boris Kidriç”.
Sipas denoncimit, rreth orës 22:40, ai kishte vërejtur një person të panjohur duke hipur mbi dy veturat zyrtare të markës “Peugeot”, me targa të Shkupit.
Gjatë këtij veprimi, personi kishte thyer xhamin e pasmë të njërës veturë, ndërsa automjetit tjetër i kishte dëmtuar fshirësen e xhamit të pasmë. Më pas, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit përgjegjës.
Data 01.11.2026
Aktuale
- Propaganda mediatike e Edi Ramës dhe fjala e mbajtur e Mexhitit për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut!
- 8 persona të arrestuar pas kontrollit në një lokal në Karposh, një i mitur dërgohet në Toksikologji
- Vandalizohen dy vetura zyrtare në Tetovë, një person hipën mbi to dhe thyen xhamin
- Rama emëron një shqiptare nga Maqedonia e Veriut si këshilltare për mediat
- Apeli i Speciales: Rritja e kufirit të fjalëve për Thaçin dhe të tjerët në rastin e aktgjykimit
- Arkin Jahiu voton në Bërvenicë: “Pres fitore sonte”
- Sot në Bërvenicë zhvillohet raundi i dytë zgjedhor për kryetar komune
- Tensioni në shtëpi: Biseda e Arlinda Zekajt me Policinë



