Author: Jeta almakos

Sot (29.07.2026), në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 12:00, është realizuar një aksion kontrollues në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shkeljeve lidhur me moslëshimin e automjeteve me përparësi kalimi. Gjatë kontrollit janë shqiptuar gjithsej 43 masa për këtë lloj shkeljeje në komunikacion. Gjatë aksionit janë sanksionuar edhe 123 shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit. Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e shtuara në komunikacion me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari sot realizoi takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler, në të cilin u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral në fushën e drejtësisë, sundimit të së drejtës dhe proceseve reformuese. Në takim u vlerësua se Gjermania është një nga partnerët më të rëndësishëm të Ministrisë së Drejtësisë në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare dhe reformave në gjyqësor. Në procesin e përgatitjes së Kodit të ri Penal, në bashkëpunim me IRZ – Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, u përgatitën mendime profesionale nga profesorë të njohur universitarë,…

Lexo më Shumë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Ivan Stoillkoviq, i cili i pari ngriti zërin për shkarravitjen e hyrjes të shoqatës kulturore “Sëprski Vez” në Kumanovë, nuk i erdhi mirë kur u pyet se përse nuk ka reaguar në të kaluarën kur në Kumanovë dhe rajone të tjera, ka pasur mbishkrime dhe brohoritje “vdekje për shqiptarët”. Stoillkoviq me arsyetimin se nuk dëshiron ta prishë atmosferën e ngjarjes, tha se për tema të tjera t’i drejtohemi në ministri. Unë edhe njëherë do ju lus, lajmërohuni në ministri, lajmërohuni tek unë… Në rregull por pse më herët nuk keni reaguar në incidente të tjera kur…

Lexo më Shumë

Pas akuzave të përditshme të LSDM-së se pushteti nuk ka reaguar me kohë në Gostivar, për të parandaluar helmimin e mijëra qytetarëve me ujë të pijshëm, kryeministri Hristijan Mickoski sot tha se derisa shefi i opozitares LSDM në vitin 2021 ishte ministër i Shëndetësisë, ka pasur mbi 400 paraqitje për ujë jocilësor në Gostivar, por institucionet asgjë nuk kanë ndërmarrë. Mickoski e ftoi organin e akuzës që menjëherë të hapë procedurë. – ”Në vitin 2021 kur kryetari i LSDM-së ishte ministër i Shëndetësisë dhe kur personaliteti i njëjtë i cili sot del në konferencë në emër të LSDM-së është drejtor…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) prezantoi Raportin Vjetor “Treguesit për shkallën e lirisë së mediave dhe Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve 2025”, i cili ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi lirinë e mediave, pavarësinë profesionale dhe sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë në Maqedoninë e Veriut. Grand Kozmetik Raporti tregon se gjatë vitit 2025 janë shënuar disa zhvillime pozitive, ndër të cilat krijimi i regjistrit të mediave online dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të këshillave të organit rregullator të mediave dhe të RTM-së. Megjithatë, reformat thelbësore dhe harmonizimi i plotë i legjislacionit kombëtar me rregullativën e Bashkimit Evropian, përfshirë…

Lexo më Shumë

Skema e Ali Ahmetit është zbuluar. Atij nuk i bëhet vonë as për të drejtat e shqiptarëve, as për Marrëveshjen e Ohrit, e aq më pak për përfaqësimin e drejtë, të cilin, meqë ra fjala, pati plot 25 vjet kohë ta shndërronte në garanci ligjore. Karrigexhinjtë e përjetshëm nga Reçica e vogël kanë vetëm një qëllim: të bllokojnë gjithçka që është në dobi të shqiptarëve dhe, me këtë politikë, t’i shkojnë për shtat të djathtës maqedonase, duke e zhvlerësuar politikën shqiptare. Partia që për plot 25 vjet nuk lëvizi as gishtin për ta mbrojtur përfaqësimin e drejtë me ligj, sot…

Lexo më Shumë

Uji nga ujësjellësi i qytetit në Gostivar ende nuk është i sigurt për pirje dhe përgatitjen e ushqimit, pasi një bakter i ri i mbetur është zbuluar në rrjetin e ujësjellësit, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Ai shpjegoi se bakteret koliforme fekale nuk janë më të pranishme në sistem, por pas hiperklorimit dhe pastrimit të instalimeve, u shfaq një bakter tjetër, i cili mbeti në rrjet sepse pjesë të instalimit nuk ishin në përdorim për një kohë të gjatë. “Tani nuk ka baktere koliforme fekale në instalim, por është shfaqur një bakter i ri mbetës që është i pranishëm në instalime…

Lexo më Shumë

Qeveria ka dhënë pëlqim për angazhimin e 300 specializantëve në spitalet shtetërore dhe private në vend. Ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se masa ka për qëllim të ndalojë largimin e mjekëve të rinj jashtë vendit, të adresojë mungesat e theksuara në pozicionet specialistike dhe të rrisë aftësitë e klinikave, spitaleve dhe qendrave shëndetësore. “Ky nuk është vetëm një vendim për 300 vende të reja pune. Ky është një investim në 300 të ardhme profesionale, në institucione më të fuqishme shëndetësore dhe në kujdes më të mirë për pacientët. Ne nuk po i edukojmë mjekët tanë që t’i humbasim…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka nisur zbatimin e ndryshimeve graduale në institucionin që drejton, duke vendosur një theks të veçantë në përdorimin e gjuhës shqipe në komunikimin institucional. Një nga hapat e parë të ndërmarrë është ndryshimi i faqes zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë në Facebook, ku tashmë emërtimi i institucionit është shfaqur edhe në gjuhën shqipe. Ky veprim vlerësohet si një sinjal për forcimin e përdorimit të barabartë të gjuhëve në institucionet shtetërore. Ndryshimi vjen në kuadër të angazhimeve të ministrit Shasivari për ta bërë Ministrinë e Drejtësisë më gjithëpërfshirëse dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët,…

Lexo më Shumë

Ministria e Tregtisë e Kinës publikoi të martën një dokument me titull “Pozicioni i Kinës mbi të ashtuquajturën ‘çështje e mbikapacitetit'”. Ky dokument ka si qëllim për të qartësuar faktet përkatëse dhe për të shtjelluar qëndrimin e Kinës mbi të ashtuquajturën “çështje e mbikapacitetit”, sipas ministrisë. Në dokument thuhet që zhvillimi i shpejtë i industrive moderne kineze është i nxitur nga inovacioni, duke theksuar që funksionimi i qëndrueshëm e i shëndetshëm i industrive të Kinës mbështetet në thellimin e vazhdueshëm të reformave. Vitet e fundit, mjedisi ekonomik e tregtar ndërkombëtar ka pësuar ndryshime të thella dhe konkurrenca midis fuqive të…

Lexo më Shumë

Për Italinë, Korridori 8 prej kohësh nuk është më vetëm një projekt transporti. Në Romë ai trajtohet gjithnjë e më shumë si një infrastrukturë me rëndësi strategjike për ekonominë, integrimin evropian dhe sigurinë e NATO-s. Në këtë kuadër, Maqedonia e Veriut ka një pozitë kyçe gjeografike, por edhe sfidat më të mëdha infrastrukturore, shkruan Debuglies.com. Në analizën e tyre të thelluar dhe gjithëpërfshirëse, autorët ndalen edhe te dezinformatat lidhur me Korridorin 8, duke veçuar informacionet e besueshme dhe aspektet që lidhen me rëndësinë e tij për Italinë, Evropën dhe NATO-n, si dhe për vendet e rajonit nëpër të cilat kalon.…

Lexo më Shumë

Deri më sot, në vend janë regjistruar gjithsej tetë raste me ethet e Nilit Perëndimor, shtatë prej të cilave janë konfirmuar në laborator dhe një është klasifikuar si i mundshëm, sipas raportit të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Sipas raportit, pesë raste të reja u konfirmuan në korrik, me dy pacientë që kishin simptoma që filluan në qershor dhe një në maj. Rasti i fundit u regjistrua të enjten e javës së kaluar. Nga totali i rasteve të regjistruara, gjashtë janë vendase dhe janë regjistruar në Shkup dhe Veles, ndërsa një pacient nga Shkupi ka një histori udhëtimi…

Lexo më Shumë