Një incident i rëndë ka ndodhur në Draçevë të Shkupit, ku një 27-vjeçar ka sulmuar fizikisht disa udhëtarë në autobus, si dhe shoferin, të cilit është përpjekur t’ia marrë edhe telefonin celular.
Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 3 nëntor, rreth orës 18:20. Pas daljes nga autobusi, i dyshuari ka dëmtuar edhe një veturë të parkuar.
Situata është përshkallëzuar edhe më tej kur në vendngjarje kanë mbërritur policët, të cilët gjithashtu janë sulmuar fizikisht.
I dyshuari A.M. (27) është arrestuar nga policia. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të parashtrohet kallëzim përkatës.
Data 04.11.2026
Aktuale
- Të premten promovohet vepra “E vërteta mbi ngjarjet e Bit Pazarit (1992)
- Kaos në autobus në Draçevë: 27-vjeçari sulmon udhëtarët, shoferin dhe policët
- Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave
- Çmimi i naftës në bursë “merr teposhtëzën”, tregjet shpresojnë në përfundimin e luftës me Iranin
- Humbja në zgjedhjet e mesmandatit/ Trump: Lufta me Iranin ia vlente, do ta bëja përsëri…
- Janevska për hetimin në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip: Personi është zbuluar, do të mbajë pasojat
- “Nuk ka pronë në emër të tij!” – Avokati zbulon detaje për garancinë milionëshe të Bajramit
- Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë



