Author: Jeta almakos

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ishte pjesë e delegacionit qeveritar i cili në Krushevë vendosi lule të freskëta në Monumentin e Mbrojtësve të Republikës së Krushevës dhe në Monumentin e heronjve në vendin “Sliva”, në nderim të festës së madhe shtetërore – Ilindenit. Me këtë akt iu dha nderimi ilindenasve dhe të gjithë luftëtarëve, të cilët me sakrificën dhe vizionin e tyre vendosën themelet e shtetit. Trashëgimia e heronjve të Ilindenit mbetet një detyrim i përhershëm për kultivimin e vlerave demokratike, sundimit të së drejtës dhe përgjegjësisë së përbashkët për një të ardhme më të begatë të shtetit. Gëzuar 2…

Lexo më Shumë

Qeveria dje u shfaq në Dibër për të shpërndarë çelësat e banesave sociale. Kamera, deklarata, fotografi dhe shumë vetëlavdërim.Vetëm një gjë nuk ua thanë qytetarëve: banesat nuk janë projekt i kësaj Qeverie ‘’, thuhet në kumetsën e BDI-së për media. Kjo parti shpjegon faktin se projekti është përgatutur dhe financuar nga Qeveria e kaluar, dhe se kjo sipas BDI-së tregon mënyrën e qeverisjes së tanishme për më shumë se dy vite. Projekti është përgatitur, financuar dhe nisur nga Qeveria e kaluar. Këta erdhën në fund, kur gjithçka ishte gati, për të shpërndarë çelësat dhe për t’u fotografuar. Kjo është mënyra…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona janë ndaluar, ndërsa një tjetër është ftuar në bisedë zyrtare pas të shtënave me armë gjatë një ahengu familjar në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, video e të cilave u publikua në rrjetet sociale. Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftojnë se janë realizuar bastisje në disa lokacione në fshatin Dobërdoll, ku janë gjetur dhe konfiskuar armë, municion dhe gëzhoja. Sipas policisë, fillimisht janë kryer bastisje në shtëpitë e I.S. (21), A.I. (30) dhe I.B. (25), të gjithë nga Dobërdolli. Gjatë kontrollit te A.I. është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz. Në një bastisje tjetër në shtëpinë…

Lexo më Shumë

Njëri nga liderët dhe Vlen-it dhe kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti deklaroi se, 2 Gushti na rikthen te vlerat që përfaqëson Republika e Krushevës: lirinë, barazinë dhe bashkëjetesën. “Këto ideale mbeten themel mbi të cilin duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si shtet demokratik dhe multietnik. Sot, më shumë se kurrë, kemi përgjegjësinë që këto vlera t’i shndërrojmë në realitet për çdo qytetar. Forca e shtetit qëndron në respektin e ndërsjellë, në mundësitë e barabarta dhe në përfaqësimin e drejtë të të gjitha etnive. Në këtë ditë, ripërtërijmë përkushtimin tonë për një shoqëri ku sundon ligji,…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se më 01.08.2026, në orën 12:30, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria V.H. (21) nga fshatin Idrizovë, rrethina e Shkupit, pas denoncimit paraprak të I.B. (44), se më 31.07.2026, në orën 23:50, në fsh. Idrizovë, V.H. i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor djalit 15-vjeçar të denoncuesit, lidhur me prishjen e mëparshme të rendit dhe të qetësisë publike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup do të ngrejë kallëzim penal për kryerje të veprës penale „lëndim i rëndë trupor“, sipas nenit 131 të Kodit…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona janë ndaluar, ndërsa një tjetër është ftuar në bisedë zyrtare pas të shtënave me armë gjatë një ahengu familjar në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, video e të cilave u publikua në rrjetet sociale. Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftojnë se janë realizuar bastisje në disa lokacione në fshatin Dobërdoll, ku janë gjetur dhe konfiskuar armë, municion dhe gëzhoja. Sipas policisë, fillimisht janë kryer bastisje në shtëpitë e I.S. (21), A.I. (30) dhe I.B. (25), të gjithë nga Dobërdolli. Gjatë kontrollit te A.I. është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz. Në një bastisje tjetër në shtëpinë…

Lexo më Shumë

— Me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Republikës, VLEN u ka dërguar një urim të pëzemërt të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e bashkimit rreth vlerave të lirisë, barazisë dhe drejtësisë. Në komunikatën zyrtare, VLEN vlerëson se kjo datë e shënuar historike na kujton sakrificën dhe përpjekjet ndërbrezore për një shoqëri të drejtë, e cila mbështetet fort në karakterin e saj multietnik. Mesazhi i plotë: Me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Republikës, ua urojmë festën të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Kjo ditë na kujton përpjekjet historike për liri, barazi dhe drejtësi, vlera…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar qytetarët me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, duke theksuar se kjo datë simbolizon vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti dhe përgjegjësinë e përbashkët për forcimin e tij. Në mesazhin e tij, Gashi tha se 2 Gushti përkujton dy ngjarje kyçe të historisë së vendit – Kryengritjen e Ilindenit të vitit 1903 dhe Mbledhjen e Parë të KAÇKM-së në Prohor Pçinski në vitin 1944, të cilat, sipas tij, përfaqësojnë aspiratën për një shtet të bazuar në liri, demokraci dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Ai theksoi…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në rrugën “VS Bato” në Tetovë, ku sipas informacioneve fillestare janë përplasur dy automjete. Nga pamjet e siguruara në vendngjarje vërehen dëmtime të konsiderueshme në vetura, ndërsa shihen edhe drunj të rrëzuar pranë rrugës, që dyshohet se janë goditur si pasojë e përplasjes. Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë arritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat po ofrojnë asistencë, ndërsa pritet të konfirmohet nëse ka persona të lënduar. Policia po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te aksidenti./Tema

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit, në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”, organizon Javën e Mësimit të Notit për Fëmijë, e cila do të nisë më 15 gusht. Programi është falas dhe synon që fëmijët të mësojnë teknikat bazë të notit, duke nxitur njëkohësisht aktivitetin fizik dhe mënyrën e shëndetshme të jetesës. Mësimi është i dedikuar për fëmijët e grupmoshave 7–8, 9–10 dhe 11–12 vjeç. Grupet do të jenë të përziera, me vajza dhe djem, ndërsa në një orë mësimore do të mund të marrin pjesë maksimumi 30 fëmijë. Trajnimet do të udhëhiqen nga dy instruktorë të notit, nën mbikëqyrjen…

Lexo më Shumë

Për shkak të fundjavës së zgjatur, që nga mëngjesi në vend është vërejtur intensitet i shtuar i trafikut. Është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve në pikën kufitare Tabanoc për hyrje në vend dhe në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, me kohë pritjeje prej rreth 30 minuta deri në 1 orë. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Këtë mëngjes ka pasur kolona edhe në pikat e pagesës rrugore. Në pikën e pagesës afër Glumovës, për dalje nga Shkupi drejt Tetovës, kolona…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim për vrasjen e Liridona Ademajt. Sipas aktgjykimit të arsyetuar, vrasja ishte planifikuar dhe inskenuar si grabitje, ndërsa motivi kryesor ishte përfitimi pasuror nga polisa e sigurimit jetësor dhe motive personale të Murselit. Themelorja, më 21 prill 2026, ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, pasi janë shpallur fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt. Më 6 korrik 2026, Gjykata publikoi edhe aktgjykimin e arsyetuar të këtij rasti, raporton…

Lexo më Shumë