Aleanca për Shqiptarët ka ironizuar ashpër kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duke e quajtur atë “patriot me bateri kineze”.
Në një komunikatë, ASH vlerëson se paralajmërimet e Dimitrievskit për largim të mundshëm nga Qeveria, për shkak të çështjes së dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhë tjetër nga maqedonishtja, lidhen me përpjekjet e tij për të fituar pikë politike para zgjedhjeve të mundshme të parakohshme parlamentare.
Sipas ASH-së, Dimitrievski po përpiqet ta shfrytëzojë këtë çështje në fushatën parazgjedhore, për t’u paraqitur si patriot i madh.
Partia ironizon se atij i kanë mbetur pak tema për t’i përdorur në fushatë, duke përmendur kthimin e emrit të shtetit, transportin publik falas dhe rikonstruktimin e sheshit të qytetit.
“Dimitrievski i ka shpenzuar të gjitha kartat e tjera politike dhe tani po përpiqet ta përmirësojë rejtingun për një për qind duke hapur çështjen e provimit të jurisprudencës”, thuhet në reagimin e ASH-së.
“Lojë e lexuar!”, përfundon komunikata e partisë.
Data 07.11.2026
Aktuale
- BDI për konkursin në Akademinë Ushtarake: Përfaqësimi i shqiptarëve është cenuar! Shabani: Këtë realitet e kemi trashëguar nga ju
- ASH: Dimitrievski, “patriot me bateri kineze” – i janë harxhuar kartat politike!
- Thirrje “Rama n’burg, Berisha n’burg!”/ Tensione në protestën e studentëve, përplasje me përkrahësit e PD
- Zgjedhjet e parakohshme dhe frika edhe e BDI-së!
- “Një nga gjërat më të bukura që më ka falur jeta”, Brikena me dedikim romantik për Mateon
- Privohet nga liria 60 vjeçari nga Gostivari, e detyronte nënën 80 vjeçare të lypte dhe më pas ia merrte paratë
- “Shtuka” 30 ditë paraburgim në Shutkë! Penalja pranon kërkesën e Prokurorisë për fajdexhinjtë e dyshuar në Kumanovë
- Arrestohet 34-vjeçarja nga Orasha e Epërme, ofendoi policët gjatë ndërhyrjes zyrtare



