<!–
–>
Brikena Selmani ka tërhequr vëmendjen me një dedikim romantik për partnerin e saj, Mateo Borri, me të cilin nisi lidhjen gjatë spektaklit “Big Brother VIP Albania”.
Përmes një postimi në Instagram, Brikena ka ndarë një fotografi të Mateos gjatë një darke romantike, duke i shprehur publikisht ndjenjat e saj.
“Disa njerëz nuk vijnë rastësisht në jetën tonë. Ti je një nga gjërat më të bukura që më ka falur jeta”, ka shkruar ajo, duke etiketuar Mateon.
Në fotografitë e publikuara, çifti shihet duke shijuar një darkë së bashku, ndërsa Brikena ka shoqëruar një tjetër imazh me një zemër dhe datën 06/11.
Dyshja, e cila u bë e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, vazhdon të ndajë momente nga jeta private me ndjekësit në rrjetet sociale.
Dedikimi i fundit i Brikenës është një tjetër shprehje publike e dashurisë së saj për Mateon.
<!–
–>
<!—->



