Më 9 gusht 2026, rreth orës 01:00, në zonën e Karposhit në Shkup, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria M.D. (42) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë, një peshore digjitale me mbetje kokaine, si dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale. Një ditë më parë, më 8 gusht 2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Bukureshti”, në zonën e Karposhit në Shkup, policia ka privuar nga liria D.M. (23), M.Ç. (23) dhe një vajzë 16-vjeçare, të gjithë…
Author: Jeta almakos
Korporata Kombëtare e Naftës Detare e Kinës (CNOOC) njoftoi të dielën që projekti i fazës së parë të zhvillimit të fushës së gazit “Bozhong 19-6”, fusha e parë gazmbajtëse me rezerva mbi 100 miliardë metra kubë në detin Bohai të Kinës, ka hyrë plotësisht në funksionim, me prodhim ditor të naftës dhe gazit baras me mbi 5 200 tonë naftë.Foto nga Xinhua Fusha e gazit “Bozhong 19-6” ndodhet në pjesën qendrore të detit Bohai. Ajo ka rezerva gjeologjike të provuara të gazit natyror prej mbi 200 miliardë metrash kubë dhe 200 milionë metra kubë rezerva gjeologjike të provuara të naftës.…
Sot (08.08.2026) rreth orës 17:10, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, në afërsi të një objekti hotelier, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, “Peugeot” me targa të Gostivarit i drejtuar nga N.S. (34) nga Gostivari dhe “Opel Astra” me targa të Shkupit i drejtuar nga Gj.P. (63) nga Shkupi. Në aksident, mjeku nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e shoferit të automjetit “Opel Astra”, Gj.P. (63).Shoferi i automjetit “Peugeot”, N.S. (34), ka pësuar lëndime të rënda trupore…
Një lirë ari kushton rreth 850 euro, ndërsa çmimi i arit në tregjet ndërkombëtare vijon të shënojë rritje. Një ons ari apo 31.1 gramë ka kaluar në 3.736 euro, ndërsa një gram po tregtohet me rreth 120 euro. ”Për dasmë po. Si janë çmimet? Tani momentalisht janë mirë por do shohim më tej. Sa planifikoni të shpenzoni për dasmë? Ja vetem tani shpenzova 2.000 euro, tha një qytetar. Nga ana tjetër shitësit thonë se rritja e çmimit të arit që nga janari ka ndikuar në shitje dhe se blerësit nuk shpenzojnë si më parë dhe se zgjedhin stoli më të…
Fatmir Bytyqi, deputet “Gjuha shtypëse jo vetëm që përfaqëson dhunë, ajo është dhunë.” Toni Morrison, fituese e Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1993 Leksikoni, në kuptimin e tij burimor, është një përmbledhje fjalësh përmes të cilave një gjuhë e emërton, e zbulon dhe e përshkruan botën. Ndërsa fjalët nga të cilat ai përbëhet janë shumë më tepër se shenja; ato mbartin brenda vetes vlera, parime, paragjykime, kufij dhe marrëdhënie. Në politikë, pikërisht për këtë arsye, leksikoni mund të vendoset si pikë reference për vlerësimin e karakterit të pushtetit. Para se një politikë të shndërrohet në ligj, buxhet apo…
Robotët, produktet e lidhura me inteligjencën artificiale dhe ilaçet inovative po shfaqen si tre nxitës të rinj të rritjes së eksporteve të Kinës, me vendin që po zgjerohet në industri me vlerë më të lartë të nxitura nga inovacioni, shkruan “Xinhua”. Në korrik, eksportet e Kinës u rritën me 17.8 për qind në baza vjetore, me produktet e teknologjisë së lartë, duke përfshirë robotët industrialë dhe printerët 3D, që kontribuan me gati 60 për qind të rritjes totale të eksporteve, treguan të dhënat e publikuara të premten nga Administrata e Përgjithshme e Doganave. Eksportet e robotëve industrialë u rritën me…
Herët këtë mëngjes, në Saraj ka ndodhur një incident me armë zjarri, pasi nga një motoçikletë janë qëlluar disa plumba drejt një automjeti të parkuar, në të cilin ndodheshin dy persona. Sipas denoncimit në polici, rreth orës 04:00, R.Z. (25) nga fshati Gllumovë i Shkupit ka raportuar se, ndërsa ndodhej së bashku me një shok në një automjet të parkuar në Saraj, pranë tyre janë afruar dy persona me motoçikletë. Njëri prej tyre ka nxjerrë armë zjarri dhe ka qëlluar disa herë drejt automjetit, duke shkaktuar dëmtime në të. Për fat të mirë, nga incidenti nuk ka persona të lënduar.…
Kryetari i Unionit të Studentëve në Universitetin e Nënë Tereza, Besar Sejdi, ka publikuar një fotografi të përbashkët nga komuna e Bërvenicës, i shoqëruar nga kolegët Amir Memishi, Çlirim Iseni, Suhejb Memedi, Besjan Rexhepi dhe Jon Selimi. Fotografia është publikuar pikërisht në ditën kur kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të komunës. Sejdi e shoqëroi postimin me një mesazh të shkurtër: “Bashkë në Bërvenicë.” Publikimi ka tërhequr vëmendje për shkak të kohës kur është bërë, ndërsa zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë pritet të…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me shpalljen “non grata” nga Shqipëria të dy qytetarëve nga Çairi, duke e cilësuar këtë si një çështje të ndjeshme që kërkon mirëkuptim nga të dyja palët. Osmani thekson se Shqipëria është një shtet sovran dhe se qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet ta respektojnë sovranitetin e saj, duke shmangur përfshirjen në përplasjet e brendshme politike të vendit. Ja postimi i plotë: Nuk kam pasur ndërmend të komentoj për shpalljen “non grata” nga Shqipëria të dy qytetarëve nga Çairi. Është çështje e ndjeshme dhe çfarëdo që të thuash mund të interpretohet gabimisht.…
Tregtia e mallrave të jashtme të Kinës ruajti një rritje të shëndetshme gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, me vlerën totale të importit-eksportit që arriti në 30.13 trilionë juanë (4.46 trilionë dollarë), duke u rritur me 17.3% nga viti në vit, sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të premten. Eksportet arritën në 17.44 trilionë juanë, duke u rritur me 14%, ndërsa importet arritën në 12.69 trilionë juanë, duke u rritur me 22%, me rritjen e importit që vazhdon të tejkalojë rritjen e eksportit. Në shtatë muajt e parë të këtij viti, eksportet e Kinës të…
Përfaqësuesi i Lëvizjes së Studentëve Shqiptarë, Mevlan Ademi, ka bërë të ditur se, pas më shumë se dy vitesh, është ridorëzuar zyrtarisht kërkesa për mundësimin e zhvillimit të provimeve shtetërore edhe në gjuhën shqipe, shkruan gazeta KOHA. Sipas Ademit, kërkesa është dorëzuar së bashku me kryetarin e Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Besjan Rexhepi, dhe kësaj radhe përfshin jo vetëm Provimin e Jurisprudencës, por edhe provimet për noter, përmbarues dhe të gjitha provimet shtetërore që, siç theksohet, vazhdojnë të organizohen vetëm në gjuhën maqedonase, në kundërshtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Ademi vlerëson se studentët shqiptarë…
Shkencëtarët kinezë kanë përfunduar një hartë të re gjeologjike në shkallë 1:5.000.000 të të gjithë Hënës, duke përfshirë gjetjet më të fundit nga programi i eksplorimit hënor Chang’e i Kinës, për të ofruar mbështetje të përmirësuar shkencore për eksplorimin dhe kërkimin hënor në të ardhmen. Sipas Institutit të Gjeologjisë në Akademinë Kineze të Shkencave Gjeologjike, e cila drejtoi projektin, harta kryesore mat afërsisht 2.8 metra në gjatësi dhe 1.2 metra në lartësi. Ajo gjithashtu përfshin harta të detajuara gjeologjike të rajoneve polare veriore dhe jugore të Hënës. Harta e përditësuar identifikon më shumë se 13.000 kratere impakti dhe 81 pellgje…

