Zjarri që shpërtheu pasditen e sotme pranë Bit Pazarit në Shkup është vënë nën kontroll. Ai ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, njoftoi Zvonko Tomeski, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.
„Bëhet fjalë për shtëpi private. Është djegur çatia e një shtëpie dykatëshe dhe, për shkak të afërsisë së objekteve, zjarri ka përfshirë edhe pjesë të dy shtëpive të tjera. Zjarri pas tregut është vënë plotësisht nën kontroll dhe tani po punohet për pastrimin e vendit. Në intervenim morën pjesë nëntë automjete dhe 22 zjarrfikës“, tha Tomeski.
Ai shtoi se nuk ka persona të lënduar, ndërsa vlera e dëmit do të përcaktohet më vonë.



