Profesori universitar Ali Maksuti, në emisionin “Debat në Shenja”, foli për procedurat që duhet të ndiqen gjatë hyrjes së një banke të huaj në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se, ndonëse nga aspekti juridik nuk ka pasur pengesa për hyrjen e Alta Bankës, përgjegjësia për verifikimin e pronësisë, burimit të kapitalit dhe historikut financiar i takon Bankës Popullore. Maksuti gjithashtu tha se i ka rënë në sy mungesa e koordinimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Popullore.
“Procedura e kapitalit, ose në këtë rast bankë me bankë, banka qendrore i ka institucionet e veta që duhet të kalojë disa faza, pronarin e kapitalit, burimin e kapitalit dhe të shef se çfarë historiati ka pasur në tregun financiar. Alta Bank në 2008 ka qen[ këmbimore e thjeshtë, pastaj me pagesa të shkurtra dhe në 2018 blen një bankë të nivelit të ulët dhe pastaj bëhet Alta Bank. Në vitin 2025 hyri në Maqedoni. Në aspekt juridik nuk ka pengesa, por është dashur të verifikohet barra i bie bankës qendrore këtu. Më ra në sy që kishte moskordinim midis Ministrisë së Financave dhe Bankës Popullore”, tha Maksuti./SHENJA/



