Nga Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë Ka momente në histori kur e ardhmja e një vendi përcaktohet nga një dokument i vetëm. Marrëveshje të tilla janë të rralla, por ndikimi i tyre ndihet për breza me radhë. Marrëveshja Kornizë e Ohrit është një prej tyre. Më 13 gusht 2001, njëzet e pesë vjet më parë, udhëheqësit politikë të Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, nënshkruan një marrëveshje, nga çdo pikëpamje historike, e cila do të përcaktonte rrjedhën e shtetit për dekadat që do të pasonin. Marrëveshja…
Author: Jeta almakos
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit verifikimin e burimit të mjeteve me të cilat, sipas deklarimit të pasurisë, drejtori i NOMAGAS-it, Nedim Rama, ka fituar aksione në kompani të huaja. Në reagimin e saj, BDI ngre pikëpyetje lidhur me deklarimin e aksioneve në kompaninë gjermane Mercedes-Benz Group AG dhe në kompani të tjera ndërkombëtare. Sipas BDI-së, në deklaratën e pasurisë së Ramës figuron se këto pjesëmarrje janë fituar më 22 prill 2026, në kohën kur ai tashmë ishte në krye të NOMAGAS-it. BDI “Sa ka investuar konkretisht në Mercedes-Benz Group AG? Nga…
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) i përgënjeshtron në mënyrë kategorike informacionet që qarkullojnë në opinion se uji nga sistemi i ujësjellësit të Shkupit nuk është i sigurt për pije, për shkak të pranisë së supozuar të bakteries Escherichia coli. Nga AUV thonë se, deri më tani, institucioni nuk ka pranuar asnjë njoftim nga ndërmarrja publike përgjegjëse për furnizimin me ujë në Shkup për ndonjë rezultat të pakënaqshëm nga analizat laboratorike të ujit të pijshëm. “Si institucion përgjegjës, informojmë publikun se AUV ende nuk ka marrë një njoftim nga ndërmarrja publike e shërbimeve të Shkupit për një rezultat të pakënaqshëm…
Për vite me radhë, Shqipëria është njohur si “vendi i Mercedesëve”, por tregu i automjeteve të reja po ndryshon me shpejtësi, ndërsa marka kineze BYD po dominon shitjet. Sipas të dhënave të publikuara nga Deutsche Welle, në vitin 2022 në Shqipëri ishin të regjistruara rreth 740 mijë automjete, prej të cilave mbi 212 mijë Mercedes, ose rreth 30% e tregut. Megjithatë, gjatë vitit 2026, BYD është bërë marka më e shitur e automjeteve të reja në vend. Vetëm në gjysmën e parë të vitit, kompania ka siguruar rreth 50% të tregut, falë kërkesës së lartë për modelet elektrike dhe hibride.…
Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, ka prezantuar agjendën e aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, i cili këtë vit do të shënohet nën moton “25 vjet dhe përtej”. Azizi tha se përvjetori nuk do të jetë vetëm një mundësi për të reflektuar mbi të arriturat e 25 viteve të fundit, por edhe për të diskutuar të ardhmen e vendit, perspektivën e të rinjve dhe rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. “Pse përtej? Sepse do të fillojmë të shikojmë çfarë na pret përtej 25 viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit. Do të shohim cila…
Ministri i Bujqësisë, Borçe Serafimovski, njoftoi se është arritur marrëveshje mes bujqve, blerësve dhe përpunuesve për çmimin e specit për ajvar, i cili nga nesër do të blihet me 40 denarë për kilogram për klasin e parë, 30 denarë për klasin e parë-dytë dhe atë industriale, ndërsa 15 denarë për klasin më të ulët, përcjell TV21. Marrëveshja vjen pas disa ditësh negociatash, ndërsa ministri u bëri thirrje blerësve dhe përpunuesve t’i respektojnë çmimet dhe të bëjnë klasifikimin e duhur të specave. Pas përfundimit të vjeljes, në tetor dhe nëntor, do të vazhdojnë bisedimet për një zgjidhje sistemore që do t’u…
Edhe dy ditë pas publikimit të spotit për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Hristijan Mickoski, vazhdojnë reagimet dhe kritikat. Bashkimi Demokratik për Integrim i ka ndarë vërejtjet e tij për këtë spot. Kritika kryesore e tyre qëndron në atë që siç thonë shqiptarët nuk ekzistojnë në rrëfim, ndërsa shtojnë se Qeveria ka zgjedhur të paraqesë një version ekskluzivisht maqedonas të tij. Bashkimi Demokratik për Integrim “Spoti është vetëm në gjuhën maqedonase. Artistët janë maqedonas. Në spot nuk ka Marrëveshje të Ohrit, dokumentin që i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe vendosi themelet e karakterit multietnik të shtetit.…
BDI ka zyrtarizuar kandidaturën e Arkin Jahijit për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026, pasi ndërroi jetë kryetari i kësaj komune, Ivica Ilievski, përcjell TV21. Nga BDI thonë se me këtë kandidaturë synon një Bërvenicë më të zhvilluar dhe më dinjitoze, me administratë në shërbim të qytetarëve, investime konkrete dhe mundësi të barabarta për të gjithë. “Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Bërvenicës do të garojë me kandidatin Arkin Jahiji, një kandidaturë që përfaqëson përgjegjësi, unitet dhe…
Besar Sejdiu nga Lëvizja Studentore Shqiptare ka reaguar lidhur me kërkesën e studentëve shqiptarë për mundësimin e dhënies së provimeve profesionale në gjuhën shqipe, duke kritikuar Ministrinë e Drejtësisë për, siç thotë, heshtje dhe mungesë të veprimit institucional. Sejdiu thotë se prej më shumë se dy vjet e gjysmë studentët shqiptarë kërkojnë të njëjtën të drejtë, ndërsa sipas tij, kërkesa është e qartë dhe institucionet janë të njoftuara me të. “Për më shumë se dy vite e gjysmë, studentët shqiptarë kërkojnë të njëjtën gjë: të drejtën për t’i dhënë provimet profesionale në gjuhën shqipe”, shkruan Sejdiu. Sipas tij, problemi nuk…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut po forcon rrjetin e saj diplomatik në botë. Elma Altorok po përgatit tezat për emërimin e saj si ambasadore në Kajro, si kuadri i vetëm profesional i përzgjedhur nga qeveria në seancën e 26 majit. Ndërkohë, një prej diplomatëve të suksesshëm, Driton Kuçi, do të vazhdojë mandatin e tij në Oslo të Norvegjisë. Ai veçse e ushtronte detyrën e ambasadorit në Oslo dhe ky do të jetë mandati i dytë për të. Sipas informacioneve, qeveria ka miratuar një pjesë të emrave të rinj për përfaqësimin diplomatik të vendit, ku spikasin dy diplomatët shqiptarë, Driton Kuçi…
Sektori i aviacionit civil të Kinës do t’i kushtojë më shumë rëndësi cilësisë, efikasitetit dhe konkurrueshmërisë ndërkombëtare gjatë pesë viteve të ardhshme, pasi një plan i ri kombëtar kërkon të forcojë lidhjet globale dhe lidhjet e ngarkesave ajrore, duke përshpejtuar transformimin digjital dhe të gjelbër, thanë zyrtarët dhe ekspertët, shkruan “China Daily”. Plani i zhvillimit për periudhën 2026-2030, i publikuar bashkërisht nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës dhe Ministria e Transportit, përcakton një objektiv për vitin 2030 për të arritur siguri, shërbime dhe infrastrukturë të nivelit botëror, së bashku me përparimin e madh…
Reagim i AKI-Kumanovë Parullat “Kosova është Serbi” në fshatin Umindoll nuk janë thjesht shkrime në rrugë, janë provokim që kërkon reagim institucional! Parullat janë shkruar në rrugën e vjetër që lidh Shkupin me Kumanovën, një rrugë e frekuentuar çdo ditë nga shumë shqiptarë. Në një ambient të ndjeshëm, veprime të tilla mund të nxisin tensione, reagime dhe incidente të panevojshme. Prandaj kërkojmë që institucionet kompetente të veprojnë, të zbulojnë autorët dhe të marrin masat e nevojshme. Heshtja nuk i shërben bashkëjetesës. Presim edhe reagimin e kryetarit të Komunës, Maksim Dimitrievski, i cili pak ditësh, për një rast tjetër, reagoi menjëherë,…

