Festivali Shoton, një nga festivalet tradicionale më të njohura në rajonin autonom Xizang, nisi Lhasa duke tërhequr turistë nga e gjithë bota, të etur për të përjetuar trashëgiminë kulturore të rajonit. Ceremonia e hapjes së festivalit në Manastirin Drepung të Lhasës nisi me zbulimin e një qëndisjeje gjigante thangka që paraqiste Budën. Shoton, që do të thotë “banket kosi” në tibetisht, filloi si një traditë fetare ku vendasit iu ofronin kos murgjve pas tërheqjes së tyre verore. Me kalimin e kohës, është evoluar në një festë që përfshin opera tibetiane, shfaqje kulturore dhe festime të ndryshme, shkruan “China Daily”. Festivali…
Author: Jeta almakos
Vetëm pak ditë më parë, në fshatin Umindoll u shfaqën parulla me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Asnjë reagim serioz nga institucionet. Asnjë përgjegjësi e kërkuar. Asnjë mesazh i qartë se provokimet e tilla nuk kanë vend në Kumanovë. Dhe ja, mbrëmë e njëjta gjë përsëritet në fshatin Lubodrag, në rrugën kryesore. Një veprim i papranueshëm që ka shqetësuar edhe qytetarë të rastit, të cilët po kalonin nëpër këtë rrugë për çështje familjare. Ku janë zyrtarët e policisë? Pse nuk po ndërmerren masa konkrete për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve? Ku është kryetari i Komunës? Heshtja e tij nuk është më…
Një tërmet i lehtë me magnitudë 2.0 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sot pasdite në rajonin e Ohrit dhe Resnjës. Tërmeti është regjistruar në orën 18:08, ndërsa epiqendra ka qenë në afërsi të fshatit Kuraticë, në verilindje të Ohrit, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash. Sipas ekspertëve, tërmetet e kësaj magnitude janë shumë të dobëta dhe zakonisht ndihen vetëm nga personat më të ndjeshëm, veçanërisht në ambiente të qeta ose në katet e larta të ndërtesave. Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale.
Pas gati një muaji, qytetarët e Gostivarit mund ta përdorin sërish ujin nga ujësjellësi për pije. Shtabi Kryesor për Menaxhimin e Krizave njoftoi se rezultatet më të fundit të analizave kanë konfirmuar se uji është mikrobiologjikisht dhe bakteriologjikisht i rregullt. Në bazë të këtyre rezultateve, janë plotësuar kushtet për rikthimin e ujit të ujësjellësit në përdorim për konsum. Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari bëri të ditur se analizat e fundit kanë konfirmuar sigurinë e ujit. Megjithatë, autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që, para përdorimit për pije, ta lënë ujin të rrjedhë mirë nga çezmat. “Nga sot uji në Gostivar…
Një rregullore që Rajoni Autonom Xinjiang Uygur, prodhuesi më i madh i pambukut në Kinë, prezantoi muajin e kaluar ishte rregullorja e parë lokale e vendit që synonte posaçërisht promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë të industrisë së pambukut, tha një zyrtar lokal. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, ka rëndësi të madhe për përmirësimin e cilësisë së pambukut të Xinjiang-ut, rritjen e të ardhurave për njerëzit e të gjitha grupeve etnike lokale dhe ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të zinxhirëve industrialë të tekstilit të pambukut, tha në një konferencë për median Mailiyan Simayi, zëvendëssekretare e…
Në 25 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se nuk duhet thirrur në folklorizma dhe emocione, por duhet të gjithë të reflektojnë dhe të punojnë se si të jetohet në paqe, stabilitet dhe siguri. Ahmeti tha se e don Maqedoninë pasi është vendi i tij, i gjyshërve dhe i stërgjyshërve që siç shtoi “e dua Maqedoninë po aq sa e don Cërvenkovski dhe Mickoski. Ahmeti tha se “t’i mbajnë duart larg nga Marrëveshja e Ohrit çdo kush që tenton të rrënojë gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e drejtë” duke shtuar se MO është e arritur e…
Ndiqni Zana për të vizituar tregun e natës Vera në Pekin është më argëtuese kur perëndon dielli! Bashkohuni me Zanën për të zbuluar tregun e natës në Kinë. Nga ushqimet e shijshme te atmosfera plot gjallëri. Madje ka edhe një ushqim që të kujton pak sufllaqen që tregtohet në Shqipëri! Një përvojë nate që tregon energjinë e jetës urbane dhe mënyrat e reja të konsumit në qytetet kineze. https://mim-transcoding-01.oss-cn-beijing.aliyuncs.com/om/video/upload/9500090/20260810/e63a81f0dbed4bd767ba0eb9a3c39feb.mp4
Një zjarr i madh është përhapur në zonën pyjore mbi fshatin Gaber, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë malor në shuarjen e tij janë angazhuar edhe mjete ajrore. Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza, situata në drejtim të vendbanimeve të fshatit Gaber aktualisht është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banorët. Për shkak se vatra e zjarrit ndodhet në një zonë të paarritshme, ku ndërhyrja nga toka është e vështirësuar, në aksion janë përfshirë tre avionë “Air Tractor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe një avion i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Zjarri aktualisht…
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Lirim Hajredinit, drejtorit të televizionit nacional Alsat. Në këto momente të dhimbshme, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hajredini, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij, si dhe për të gjithë stafin e Alsatit. Lirimi ishte një figurë e rëndësishme e medias në vend dhe la gjurmë në zhvillimin e gazetarisë dhe të hapësirës mediatike. Përkushtimi dhe kontributi i tij profesional do të mbeten pjesë e kujtesës së të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Humbja e tij është dhimbje për familjen, por edhe një…
Me rastin e 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski bëri të ditur se punimet për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë do të nisin gjatë ditëve të ardhshme. Ai deklaroi se vendi po zhvillohet përmes investimeve të fuqishme në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, me synimin që të bëhet më i begatë. Në kuadër të ndërtimit të infrastrukturës moderne, Nikolloski theksoi se realizimi i autostradës Shkup-Bllacë do të fillojë brenda pak ditësh. Sipas ministrit të Transportit, punimet po zhvillohen me intensitet në segmentet Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçan, ndërsa gjatë shtatorit pritet të nisë edhe ndërtimi i aksit Bukojçan-Kërçovë. Nikolloski…
Ilir Kulla Mirëdita dhe falënderimet e mia të sinqerta për organizatorët për ftesën për të marrë pjesë në këtë përkujtim të rëndësishëm, njëzet e pesë vjet pas atyre ditëve historike — ditë që ishin vendimtare jo vetëm për vendin tuaj, por për të gjithë rajonin tonë. Sot, në këtë panel, na është kërkuar të flasim për të ardhmen e Marrëveshjes së Ohrit dhe për paqen e qëndrueshme. Por unë do ta shtroja pak ndryshe: Besoj se duhet të flasim për të ardhmen tonë të përbashkët. Pyetja është: Çfarë është e ardhmja? Do ta filloj me një histori të njëzet…
Partia VLEN ka reaguar ndaj deklaratës së BDI-së për aktakuzën lidhur me Lotarinë Shtetërore, duke akuzuar partinë opozitare për heshtje gjatë dy viteve të hetimit dhe për kërkesën e saj për mbikëqyrje ndërkombëtare. “BDI heshti për dy vjet, ndërsa sot, kur Prokuroria ngriti aktakuzë për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, kërkon mbikëqyrje ndërkombëtare. Pse heshti deri tani? Është simptomatike që BDI-së i vjen turp ta përmendë me emër Artan Grubin, edhe pse reagimi i tyre lidhet drejtpërdrejt me rastin për të cilin ai akuzohet. Kjo tregon hipokrizinë e BDI-së edhe ndaj ‘njerëzve të tyre’, i përdorin si mish për top, por…

