Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës shqiptare, duke vënë në pikëpyetje faktin se, sipas saj, nuk përmenden punësimet e qindra shqiptarëve në Spitalin e Tetovës.
Saliu ka ironizuar me aktivitetin e opozitës në Kuvend, duke thënë se agjenda e saj kryesore është pauza dhe përdorimi i procedurave për të bllokuar punën parlamentare.
“Çfarë të presësh nga një opozitë që agjendë kryesore e ka pauzën dhe proceduralet për të bllokuar Kuvendin?!”, ka shkruar Saliu.
Në reagimin e saj, deputetja e VLEN-it ka përmendur edhe marrëveshjen për vendkalimet e përbashkëta kufitare me Shqipërinë, e cila parasheh lehtësimin e qarkullimit në pesë pika kufitare: Qafë Thanë, Bllatë, Goricë, Tushemisht dhe Xhepisht.
Ajo ka rikujtuar se kjo praktikë fillimisht është zbatuar me Kosovën, ndërsa tash po shtrihet edhe në kufirin me Shqipërinë.
“Me Kosovën e nisëm, me Shqipërinë po e përmbyllim!”, ka përfunduar Saliu.



