Sipas të dhënave të këtyre hulumtimeve, mbështetja për VMRO-DPMNE-në sillet rreth 24–25 për qind, ndërsa LSDM-ja renditet me 8–9 për qind.
Sa i përket partive të tjera, Levica ka mbështetje prej 5–6 për qind, BDI-ja 7,5–8 për qind, VLEN-i 6,5–7 për qind, ndërsa ZNAM-i rreth 2–2,5 për qind.
Në anën tjetër, të dhënat për vlerësimin e punës së Qeverisë tregojnë se 48 për qind e të anketuarve kanë një qëndrim pozitiv ose deri diku pozitiv, ndërsa 46,6 për qind shprehen me vlerësim negativ.
Informacionet e anketës prezantuan gjat brifingut me gazetarët nga lideri i VMRO—DPMNE-së, Hristijan Mickoski./Ora24.tv



